Klubi i Bylisit ka bërë zyrtar afrimin e ri në merkaton e janarit, teksa ka shtuar radhët e tij me një mesfushor të afruar nga një tjetër klub i Superiores.
Alban Çejku, i cili në vitet e fundit ka qenë pjesë e Teutës, u është bashkuar ballshiotëve, duke nënshkruar një kontratë afatgjatë me ta, për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Nevil Dede.
NJOFTIM I KLUBIT!
FK BYLIS zyrtarizon dhe prezanton mesfushorin Alban Çejku, i cili firmos për 3 sezone me Bylisin, duke nisur një projekt afatgjatë me klubin bardhekuq.
Çejku i formuar tek Akademia e Tiranës ku spikati si një ndër talentet me premtues në akademinë bardheblu do të mbaj veshur fanellën e Bylisit për 3-vite.