Dorian Bylykbashi, ish- futbollisti i njohur i Elbasanit, Vllaznise, Partizanit etj, ka marre ne analize zhvillimet e fundit ne Superligen shqiptare ku padiskutim qe eshte ndalur edhe tek gara per titullin kampion.
Nga menyra si e sheh ai paraqitjen e te gjithe ekipeve, Bylykbashi ka “perjashtuar” Tiranen nga gara per titullin kampion dhe duke u shprehur se ne lufte per trofeun me te rendesishem sezonal do te jene tre ekipet e tjera. Nje deklarate te tille e ka bere ne nje prononcim per “Panorama Sport” kur eshte shprehur:
“Egnatia ka arritur të ndërtojë një ekip shumë të mirë. Jo rastësisht është në krye të renditjes. Mund të ketë ndikuar edhe pjesa e “Final 4”, por Egnatia ka një ekip për tu admiruar.
Ka bërë blerje dhe shpenzime, që jo gjithnjë të kthehen mbrapsht, por Egnatia ia ka dalë të afrojë lojtarë të vlefshëm, që i kanë dhënë shumë ekipit. Prandaj edhe ka atë lloj diference me ndjekësit. Mendoj se ky kampionat do të rrotullohet mes tre ekipeve: Egnatia, Partizani dhe Vllaznia”.