Futbolli në mbarë Europën tashmë ka marrë start dhe po luhet në çdo cep të kontinentit. Përjashtim nuk bën as Italia, ku në vendin fqinj edicioni i ri është hapur me ndeshjet e kupës. Një nga skuadrat që ka zbritur në fushë është edhe Cagliari. Me skuadrën nga Sardenja që mbrëmë bëri debutimin sezonal kundër Carrareses.
Kuqeblutë triumfuan me rezultatin 3-1 në fund të 90 minutave. Ku pas këtij suksesi vijojnë me aventurën e tyre në Coppa Italia. Tek kuqeblutë këtë merkato verore u transferua edhe Alen Sherri. Një lëvizje shumë e bujshme, ku nga kampionati shqiptar një futbollist u transferua direkt në Serie A. Ku pas sezoneve pozitive me Egnatian, 26-vjeçari bëri lëvizjen e jetës.
Gjithsesi në ndeshjen e parë sezonale, Sherri nuk u preferua nga ana e trajnerit Nicola. Ku ky i fundit vendosi ti besojë mes shtyllave Scuffett. Portierit i cili ka qenë titullar me sardët edhe në edicionin e shkuar. Pavarësisht se Sherri u transferua këtë merkato tek Cagliari, u mendua se mund të kishte minuta që në ndeshjen e parë të sezonit.
Duke qenë se luhej në kupën e Italisë dhe kundër një skuadre që është modeste në krahasim me Cagliarin. Por ish-portieri i Vllaznisë, Laçit dhe Egnatias duket se duhet të presë ende dhe të luftojë për vendin e formacionit. Ku sipas mediave në Itali, portieri aktual i Caglarit, Sccufett e ka refuzuar kalimin tek Milani. Fakt që shton më shumë rivalitetin për portën sarde.
Endri ÇINARI