Janë përcaktuar çiftet gjysmëfinaliste të kampionatit kombëtar të basketbollit për të rinj.
Drejtuesit e Federatës kanë hedhur shortin e këtij turi dhe goglat kanë vënë përballë njëra- tjetrën Tiranën dhe Kamza Basket në çiftin e parë gjysmëfinalist.
Ndërkohë, çifti i dytë është ai Vllaznia- Superior Klima. Këto dy ndeshje do të luhen më datë 12 maj ndërkohë që një ditë më pas, pra më 13 maj, do të luhet finalja e këtij kampionati ku do të përballen fitueset e një dite më parë.
FSHB ka caktuar sallën sportive të Kamzës për zhvillimin e këtyre ndeshjeve përfundimtare të këtij kampionati.
Dikush parashikon se gjithçka është bërë për të favorizuar ekipin Kamza Basket për fitoren e titullit kampion megjithatë duhet pritur zhvillimi i ndeshjeve për të dhënë dhe verdiktet përfundimtare të këtij kampionati.
Edhe Vllaznia, skuadër e drejtuar nga Roland Koka dhe Fatjon Taraboshi ka objektiv fitimin e titullit dhe tashmë kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund do të tentojë të bëjë gjithçka.
Megjithatë, fillimisht duhet kaluar Superior Klima fillimisht para se të mendojë për finalen.
© shkodrasport.com