Seria A kthehet zyrtarisht dhe Liga Italiane e Futbollit ka caktuar edhe kalendarin e ndeshjeve të saj për vazhdimësinë tre muaj pas ndalesës së aktiviteteve si pasojë e koronavirusit. Programi është jashtëzakonisht i ngjeshur, me 124 ndeshje që od të luhen në 44 ditë nga 20 qershori, deri më 2 gusht, kur ky sezon planifikohet të ulë siparin.
Gjithçka fillon me katër ndeshjet e prapambetura nga periudha para ndalesës: Atalanta-Sasuolo, Inter-Sampdoria, Torino-Parma dhe Verona-Kaljari. Më pas do të vijojë java e 27 e kampioantit, e cila sheh menjëherë një duel shumë të fortë mes Atalantës dhe Lacios. Sipas planit që është bërë publik sot, do të luhet në katër orare të ndryshme: 17:15, 19:30, 21:30 dhe 21:45.
Në orarin e fundit dhe shumë të pazakontë të darkës, do të luhen thuajse të gjitha ndeshjet kryesore të javëve të mbetura: Milan-Roma (28 qershor, 17:15), Atalanta-Napoli (2 korrik, 19:30), Juve-Torino (4 korrik, 17:15), Lacio-Milan (4 korrik, 21:45), Napoli-Roma (5 korrik, 21:45),
Milan-Juve (7 korrik, 21:45), Juve-Atalanta (11 korrik, 21:45), Napoli-Milan (12 korrik, 21:45), Roma-Inter (19 korrik, 21:45) apo Juve-Lacio (20 korrik, 21:45) që shihet si ndeshja që mund të vendosë titullin. Mungon programi i 3 javëve të fundit, i cili nuk është caktuar ende pasi shumë sfida do të luhen në të njëjtën orë. /vipsport/