Riccardo Calafiori është nisur drejt Londrës për t’i nënshtruar testeve mjekësore me Topçinjtë.

Italiani është afër bashkimit me Arsenalin për një tarifë që tejkalon shumën e 45 milionë eurove, përfshirë shtesat.

Udhëtimi i tij në Angli fillimisht ishte planifikuar të premten mbrëma, por u shty për të shtunën në mëngjes.

Calafiori tani po shkon në Londër me agjentin e tij Alessandro Lucci.

Mbrojtësi do t’i nënshtrohet pjesës së parë të testeve mjekësore me Arsenalin përpara se të fluturojë në SHBA për t’u bashkuar me shokët e rinj të skuadrës për një turne parasezonal. /Telegrafi/