Riccardo Calafiori e pranon hapur.

“Përveç teje, kush është mbrojtësi italian më mirë sot?”, e ka pyetur gazetari i Sky Sports UK mbrojtësin e Arsenal-it.

Përgjigjja ka qenë pothuajse e menjëhershme: “Do të thoja Bastoni”.

Ndërkohë, duke marrë parasysh të gjithë historinë e futbollit, Calafiori ka thënë:

“Do të vija të parin Paolo Maldini, por është me të vërtetë e vështirë. Në Itali kemi pasur Nesta, Cannavaro… nuk do të doja të harroja asnjeri. Chiellini dhe Bonuçi. Nuk e di, kemi shumë”.

Duke u kthyer te Bastoni, Calafiori nuk ka asnjë dyshim:

“Çfarë më pëlqen nga ai? Mentaliteti dhe mënyra si luan sepse është shumë e ngjashme me timen. Është aq i aftë me topin në këmbë, edhe më i mirë se unë. Më pëlqen edhe si mik dhe i uroj më të mirën”.