Pas fitores 2-1 te Inter ndaj Salzburg, Hakan Calhanoglu ka folur ndër të tjera edhe për mesfushorin e kombëtares shqiptare të futbollit, Kristjan Asllani, të cilin theksoi se e ka si vëlla të vogël.
Më tej, mesfushori turk shtoi se Asllani po rritet, por sipas tij i duhet vetëm pak durim.
“Asllani po rritet. Ai është vëllai im i vogël, është i fortë, dëshiron të luajë, ka nevojë për durim. Ne jemi një ekip, duhet të qëndrojmë të bashkuar. Të gjithë janë të rëndësishëm. Unë bëj më të mirën për këtë fanellë”-tha Calhanoglu.
Kujtojme qe me kombetaren shqiptare Asllani ka bere mire dhe per kete arsye, eshte i bindur se edhe te Interi mundet ta beje te njejten gje, por konkurrenca aty eshte me e madhe dhe prandaj i duhet te prese momentin e tij.