Hakan Calhanoglu shpreson që Lautaro Martinez të fitojë Topin e Artë. Mesfushori i zikaltërve, theksoi se argjentinasi e meriton pasi në vitet e fundit është rritur shumë dhe është shndërruar në një lider. Sa i takon merkatos, turku u shpreh se kurrë nuk e çoi ndërmend të largohej nga Interi pavarësisht zërave të merkatos.
“Unë jam një person që nuk flas shumë, më pëlqen të punoj më shumë se çdo gjë. Në këto tre vite kam gjetur shokë dhe tifozë të jashtëzakonshëm, jam rritur falë tyre. Nuk kam menduar kurrë të largohem nga Interi, thashetheme pati, por nuk fola dhe vazhdova të punoj.
Topi i Artë për Lautaro Martinez? Unë shpresoj për të. Ne jemi të gjithë me Lautaron, ai di të menaxhojë shokët e tij, shënon dhe bën gjithmonë diçka të re: ai e meritoi rinovimin me Interin”, u shpreh Calhanoglu.