Korabi pretendoi për dy penallti në sfidën e sotme me Dinamon luajtur në “Selman Stërmasi”, ndërsa gjyqtari i takimit është një nga më të kontestuarit e Superiores në vitet e fundit, Laver Alla.
Pas ndeshjes, trajneri Agim Canaj u dëgjua teksa ankohej hapur për gjykimin te zyrtarët e ndeshjes.
“Bini një karagjoz këtu, më mirë e kishim lënë”, – u dëgjua të thoshte trajneri vlonjat, i cili në të shkuarën ka qenë edhe në krye të Dinamos, por humbja me gjykimin kundër nuk i ka pëlqyer aspak.
Jo pak, stoli dibran ka kontestuar gjyqtarin Alla gjatë ndeshjes, por edhe në fund, teksa zyrtarë të klubit janë parë që pas vërshëllimës të vrapojnë në fushë duke i kërkuar llogari lushnjarit që duket sot nuk mund të mos ishte protagonist!/visport/