Pavarësisht ardhjeve të fundit në merkato, Vllaznia në ndeshjen e sotme me Flamurtarin, ato pak do të vërehen në fushë. Trajneri Canaj nuk ka vendosur të ndryshojë shumë nga përgatitoret e deritanishme dhe për këtë arsye, ka vazhduar të besojë tek thuajse të njëjtët futbollistë. I vetmi që do luajë do jetë mbrojtësi malazez Rajoviç. Pavarësisht kësaj, kuqeblutë do të kërkojnë fitoren me çdo kushte dhe numri 1 I pankinës së tyre, është I bindur se do ia dalin me sukses. Këtë gjë ai e ka thënë për gazetarët në prononcimin e djeshëm para stërvitjes së fundit të kësaj jave. “Shpresojmë ta nisim me këmbë të mbarë dhe të startojme me fitore. Por duhet që ne të japim më të mirën në fushën e lojës. Nëse japim maksimumin në fushën e lojës edhe fitorja do të realizohet. Unë dhe ekipi jemi optimist para kësaj sfide.
Vllaznia duhet ta nisë me fitore këtë kampionat, aq më tepër që luajmë në fushën tonë ndaj një skuadre me shumë emër”- ka thënë ai. Për Canajn arritja e fitores nuk do të jetë e lehtë. Megjithatë ai ka besim tek futbollistët që ka stërvitur gjatë kësaj periudhe. E thotë këtë gjë edhe në prononcimin e tij të para ndeshjes. “Unë e kamë thënë prej ditësh se ne kemi një grup lojtarësh që do të nxjerrin një takim të bukur dhe të mirë me Flamurtarin. Për mendimin tim një fillim I mbarë do të jetë gjysma e punës. Për mua djemt janë të mobilizuar dhe të bindur për të kaluar me sukeses këtë sfidë”- ka thënë ai. Në ndeshjen e sotme skuadra nuk do të jetë e plotë pasi Gocaj e Baci mund të mungojnë për shkak dëmtimesh. I pyetur në lidhje me kontigjentin e lojtarëve që ka në dispozicion, trajneri Canaj është shprehur: “Kemi një problem përsa I përket dëmtimeve të Gocaj dhe Bacit e po ashtu edhe të ndonjë lojtari që në momentet e fundit mund të mos jenë në gjendjen duhur. Për ne ky është problem, pasi me të kaluar këtë takim dhe me kalimin e kohës shpresopjmë që të rikuperojmë. Ardhjet e fundit mund të jenë të gatshëm pas asaj kohe që ne kemi në dispozicion. Shpresojmë që të startojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Na mungon një mesfushor I mirëfilltë dhe ndoshta shpresa vdes e fundit dhe ne shpresojmë që të vij një mesfushorë I tillë. është e vështirë të gjesh në këto momente mesfushorë të tillë si Vucaj apo Nimani që të gjithë ne kemi lakuar, por mendoj se edhe me emrat që kemi në dispozcion do të arrijmë të bëjmë më të mirën. Ne nuk kemi emra shumë të mëdhenj, por kemi një grup lojtarësh me cilësi thuajse të njëjta që do të bëjnë më të mirën”. Sa I takon formacioni, trajneri I Vllaznisë nuk ka dashur të prononcohet me emra por në fjalën e tij e ka pranuar se Rajoviç do jetë në fushë ndërsa kroati Bushiç në stolin e rezervave. “Nuk mund të them gjë për kroatin, pasi është shumë heret, por për Rajoviccin në katër seancat që është stërvitur me grupin ka treguar një nivel të kënaqëshëm . Ai është një njohje e vjetër e jona. Do ta shikoj nëse do të jetë në fushën e lojës, pasi do të vendos në këto dy ditë. Grupi është I përafërt dhe mund të luaj ccdo njëri prej tyre. Do të shikojmë se kush mund të jetë më në formë. Do të zgjedhim një nga dy lojtarë ose një ndër tre të tillë. Por ende se kemi vendosur. Kemi ende dilemma”- ëshë shprehur trajneri vlonjat që do të drejtojë kuqeblutë këtë sezon.
Gjergj KOLA