“BookInsieders”, nëpërmjet një “cicërime”, ka bërë të ditur se Arsene Ëenger, Zinedine Zidane, Jurgen Klopp dhe Antonio Conte kanë një gjë tjetër të përbashkët, përveç vështirësive të këtij sezoni.

Një rrogë më të ulët se ajo e Fabio Cannavaro, i cili është trajneri më i paguar në Kinë me 12 milionë euro në sezon dhe i katërti më i paguar në të gjithë botën, mbrapa Marcello Lippi-t (fitoen 20 milionë euro në vit se menaxher i kombëtares kineze), Pep Guardiola dhe Jose Mourinho.

Pasi është tërhequr nga futbolli i luajtur në 2011-ën, ai është bërë trajner dy vite më vonë dhe tani po përjeton aventurën e tij të dytë me Guangzhou Evergrande, skuadër që e kishte drejtuar nga nëntori i 2014-ës në qershorin e 2015-ës.

Pas një paranteze të shkurtër me Al-Nassr në Arabinë Saudite, edhe kjo e mbyllur me një shkarkim, është kthyer në Kinë në qershorin e 2016-ës dhe ka ndihmuar Tianjin Quanjian (në atë kohë në kategorinë e dytë) të ngjitet në Super Ligën e Kinës dhe në Champions League aziatike.

Për sa i takon listës më të paguarve mes trajnerëve që punojnë në Kinë, vendi i dytë mbahet nga Manuel Pellegrini (Hebei China Fortune) dhe Fabio Capello (Jiangsu Suning), të dy me 10 milionë euro në vit, ndërsa Paulo Sousa (Tianjin Quanjian) është i katërti (njësoj me gjermanin Roger Schmidt të Bejing Guoan) me 6 milionë euro, që është gjithsesi një rrogë më e lartë se ajon që merr Diego Simeone tek Atletico Madrid dhe Unari Emery te PSG./telesport/