Ish-trajneri i Milan-it, Fabio Capello, ka komentuar kalimin e Sergio Conceicao në stolin e kuqezinjve pas shkarkimit të Paulo Fonseca-s:
“Fonseca pagoi për të gjithë, duke ia lënë stolin Conceicao-n. Një trajner që ka famën e një tekniku të ashpër, por di edhe të jetë pragmatik.
“Te Porto ka bërë mirë në përgjithësi dhe më ka pëlqyer kryesisht kur është përballur me skuadrat italiane në Champions League, pavarësisht se çdo vit klubi i shiste një lojtar”, ka thënë Capello.
“Ndryshimi në stol iu heq çdo justifikim lojtarëve: tifozët nuk durojnë dot më dhe klubi u ka thënë futbollistëve me këtë lëvizje se nuk pranohen më gabime nga ky moment e në vazhdim.
“Ky është një avantazh i madh për Conceicao në krahasim me Fonseca-n. Një tjetër ndihmë mund të vijë nga merkato, por unë nuk jam i mendimit se duhen blerë lojtarë sa për t’u blerë. Kjo nuk shërben”./telesport/