Fabio Capello nuk arrin ta gëlltisë humbjen e Milanit në derbin e Europës dhe për më tepër në në ndeshje ku nuk tregoi karakter e forcë.
Ish-trajneri kuqezi kryqëzon trajnerin Pioli por edhe të besuarit e tij për paraqitjen jo në nivel në 90 minutat e para të gjysmëfinales ku Interi hodhi një hap të madh me suksesin 2-0 dhe tashmë duhet thjesht të menaxhojë këtë sukses. Në intervistën e tij, Capello me tone të ashpra thekson:
“Pioli uk arriti të merrte masat për t’iu kundërvënë strategjisë së Interit që është me meritë këtu ku është. Nuk është derbi i parë që luan në këtë mënyrë dhe faji sigurisht që është i tij. Mesfusha nuk filtroi asnjëherë, ndërsa mesfushorët e Interit ishin përherë të lirë dhe ktijuan dyfishin e volumit krahasuar me ata të Milanit”.
Në vijim, ish-trajneri që në vitin 1994 triumfoi në finalen e Champions League me Milanin, shton: “Gabime shumë të mëdha në pjesën e parë. Nëse do të isha trajner i Milanit, do t’u kujtoja të gjithë lojtarëve gabimet e bëra në pjesën e parë. Interi u tërhoq disi në të dytën por Milani duhej të kishte luajtur ndryshe”.