Partizani u ndal sërish në kampionat, ku nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Laçin në transfertë. Demat nuk ia dolën dot të rikthehen te fitorja, teksa tashmë shikojnë Vllazninë e vendit të dytë t’iu largohet me 3 pikë.

Pikërisht shkodranet do të jenë kudnërshtari i radhës i kampionat, sfidë që do të luhet në “Arenën e Demave” ditën e dielë. Përballje kjo e vlefshme për javën e 30-të të Superiores dhe që do të startojë në orën 18:00.

Për këtë takim, Orges Shehi bëhet me “dhimbje koke” pasi do të ketë mungesa të rëndësishme, si dhe disa lojtarë të tjerë janë në dyshim për shkak dëmtimesh. Në këtë mënyrë timonieri durrsak nuk do të mund të llogarisë shërbimet e Tedi Carës, i cili u ndëshkua me karton të kuq ndaj Laçit.

Ndërkohë në dyshim mbeten Andi Hadroj, i cili ka probleme muskulore. Gjithashtu në pikëpyetje është edhe prezenca e Xhuliano Skukës, me dibranin që ka probleme fizike, ndërsa edhe Adnard Mehmeti ende nuk ësht gati dhe gjendja e tij do të shihet deri para sfidës ndaj Vllaznisë. Në këto kushte Shehi duhet të mendojë që tani një plan B për duelin me shkodranet dhe për të rikthyer ekipin te rezultatet pozitive në kampionat./newsport/