Manchester City-Real Madrid ishte padyshim ndeshja më e pritur e mbrëmjes në mesin e ndeshjeve të para të play-off-it të Champions League. Ishte një ndeshje emocionuese, me rezultat që ndryshonte vazhdimisht nga njëra anë në tjetrën, derisa goli i Jude Bellingham heshti tifozët e Citizens dhe shqetësoi Pep Guardiolën.
Carlo Ancelotti fitoi në Etihad Stadium me një fitore befasuese dhe me rezultatin përfundimtar 3-2, por kualifikimi për në 1/16 mbetet ende për t’u fituar dhe gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Bernabeu.
Duke folur për Movistar, trajneri i Real Madridit komentoi: “Jam i qetë dhe i lumtur, padyshim. Ne dalim mirë në ndeshjen e parë të raundit eliminator, kaluam një epërsi të vogël dhe duhet të shkojmë në ndeshjen e kthimit me besim. Ndeshja shkoi mirë, ishte një lojë e kompletuar në të gjitha aspektet. Ne u mbrojtëm mirë, të gjithë punuan, ishim efektivë përpara, patëm shumë mundësi shenimi.”
Mungesa e cinizmit: “Fitorja është e merituar. Ne ishim shumë të rrezikshëm në sulm, katërshja e përparme ishin shumë efektive. Mund të ishim më të saktë, por ata krijuan shanset me lëvizshmërinë dhe cilësinë e tyre. Unë nuk i kritikoj asgjë kësaj ndeshjeje dhe nuk vendos asnje por per te gjetur gjera te tjera”.
Ndeshja e kthimit në Madrid: “Nuk do të ndryshojë ideja e tyre se si u përgatitën për këtë ndeshje dhe nuk do të ndryshojë ideja jonë. Dua të nënvizoj se ne u mbrojtëm mirë, na lënduan ato pak herë që na kapi nxitimi për të ushtruar presion”./telesport/