“Tebas flet shumë për Real Madridin dhe nuk respekton miliona tifozë të Madridit”.
Carlo Ancelotti në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit mes Real Madrid dhe Real Sociedad nisi një “sulm” ndaj numrit një në Ligën spanjolle, i cili ditët e fundit e ka përcaktuar Real Madridin si “një klub që vetëm ankohet”.
“Ka probleme më të rëndësishme në futbollin spanjoll – shtoi ai – presidenti i La Ligës duhet të fokusohet në zgjidhjen e tyre”.