Ish-lojtari i Liverpoolit, Jamie Carragher e ka cilësuar klubin spanjoll, Real Madridin, si favoritin kryesor për të fituar Ligën e Kampionëve këtë edicion.

Carragher ka folur për Real Madridin pas fitores 3-1 ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve, të cilën e analizoi për CBS Sports në Santiago Bernabeu.

Kur u pyet nëse Real Madridi është tani favorit për titull, Carragher u përgjigj pozitivisht.

“Unë mendoj se po. Një fillim i ngadaltë është bërë normal për Realin, por pas Krishtlindjeve ata marrin shpejtësi”, ka thënë fillimisht Carragher.

“Nëse shikoni dy ndeshjet kundër Manchester Cityt, paraqitjet e tyre ishin shumë mbresëlënëse. Edhe në ndeshjen e parë, kur u mungonin disa mbrojtës. Në ndeshjen e dytë, dukej si burra kundër djelmoshave”, përfundoi anglezi.

Ndryshe nga Carragher, superkompjuteri i Optas favorit e cilëson Liverpoolin, ndërsa Real Madridi llogaritet vetëm i pesti, pas Barcelonës, Arsenalit dhe Interit. /Telegrafi/