Kriza e Juventusit, që po vazhdon me humbje, këtë herë nga Fiorentina , është diskutuar edhe në “Viva el Futbol”, një emision ku i ftuar i rregullt është Antonio Cassano. Ish- lojtari i Milanit dhe Interit ka folur fjalën e tij për Thiago Mottan dhe punën e tij në stolin e Juventusit.
“Thiago është në vështirësi të mëdha, konfuzion total dhe zero ide. Ai ka humbur kontrollin e grupit . Nis nga deklaratat e Thiagos, i cili nënvizon se si edhe me Atalantën, kundër Fiorentinës e nisëm mirë… Ai me të drejtë merr përgjegjësi dhe faj, por nuk mund ta besoj se ai mendon se çfarë thotë…”.
“Shtatë muaj më vonë dhe në dritën e dy javëve të fundit katastrofike, realiteti është se ai nuk ka statusin për të qenë në gjendje të drejtojë Juventusin, ai është në vështirësi totale, në konfuzion të madh dhe zero ide”.
“Atëherë unë dua të kuptoj një gjë: kam dëgjuar se ai bën formacionin bazuar në atë se kush stërvitet më mirë, përtej emrave… për mendimin tim ai humbi grupin”.
“Pashë një lojtar si McKennie në vështirësi për një pozicion që nuk është i tij. Giuntoli flet, por nuk thotë asgjë, asgjë të fortë, pa një pozicion”, deklaroi Cassano. /Telegrafi/