Antonio Cassano e kritikoi sërish Juventusin. Ky ishte mendimi i tij për ndeshjen kundër Napolit, teksa fliste në episodin e radhës të “Viva el Futbol”: “Mërzitje totale, kam thyer bythën duke parë ndeshjen. Ishte ndeshje ndryshe nga skuadrat e tjera, që luajnë futboll. Te Napoli ishte disi qasje e përshtatshme, i cili luajti diçka të mirë, sepse ndryshoi formacionin. Sidoqoftë, unë prisja diçka tjetër nga napolitanët në fazën sulmuese. Për mendimin tim, Conte luajti për të mos e humbur këtë ndeshje.
Juventusi i ka shpresat te Koopmeiners dhe Nico Gonzalez. Është një gjë të luash me ekipe si Atalanta (që deri më sot nuk e di nëse është më e rëndësishme në Europë se Juve), është shumë e komplikuar të luash te Juve. Nuk më pëlqen Vlahovic, histerik dhe me pak personalitet, nuk di çfarë të bëjë, është gjithmonë aty, duke u ankuar.
Nëse Milik është pa probleme dëmtimesh, e shoh shumë më të fortë se serbi. Zirkzee u bë i tillë falë Thiago Motta, por nuk ishte kështu. Kur Milik të jetë mirë, me siguri do të luajë, sepse iu përshtatet më shumë ideve të trajnerit të ri të Juventusit”.
Ky është mendimi i tij për Motta: “Kam shumë respekt për miqtë e mi dhe për ata që na ndjekin. E kritikova Allegrin, sepse nuk luante futboll. Pas 6 ndeshjeve duhet të them të njëjtën gjë për Thiago. Edhe ai nuk ka bërë asgjë deri tani. Ndeshjet e para i nisi prapa vijës së topit dhe më pas aplikoi kundërsulmin. Ky Juventus nuk më bind, dyshoj se përfundon në top 4. Thiagon e respektoj, nuk është si Allegri, por nga Juventusi i sezonit të kaluar me këtë aktualin shoh pak ndryshim”./telesport/