Shigjetat plot helm nuk ndalen… Antonio Cassano vazhdon me sulmin e tij ballor ndaj Mourinhos. Pasi ky i fundit tha se ish-sulmuesi italian ishte i njohur në Madrid vetëm për xhupin e tij gjatë prezantimit (si përgjigje ndaj sulmit të parë të Cassano), ish-talenti barez ka shkuar më tej.
Në një ndërhyrje në programin “CalcioConlaEffe”, ai u tregua sërish shumë i ashpër me trajnerin aktual të Romës: “Jose nuk do të shërbejë kurrë as si lidhëse këpucësh (nuk i vjen as te tabani i këpucës) për Guardiolën, sepse ai është një fenomen, ndërsa trajneri portugez është i tmerrshëm në stërvitje”.
“FantAntonio” u ngroh dhe gradualisht e ngriti nivelin e kritikave ndaj trajnerit portugez: “Kur të ndalojë së stërvituri, tri ditë më vonë nuk do të shqetësohet askush për të. Ai ka jetuar vetëm në konflikte dhe polemika, duhet të mësojë nga Spalletti ose De Zerbi, të cilët i bëjnë ekipet të luajnë futboll spektakolar.
Unë nuk e gjykoj Mourinhon si person, por si trajner është zero. Atij i ka ngelur ora shumë mbrapa. Nuk më interesojnë titujt që ka fituar, trofetë i ka fituar me futboll të turpshëm, me antifutboll”./telesport/