Luiza Gega shpallet kampione Ballkani dhe kualifikohet për në Lojërat Olimpike
Kërcimi fantastik i atletit Izmir Smajlaj në stërvitje (Video)
Merret vendimi: Izmir Smajlaj i pafajshëm! Pezullohen drejtuesit e Federatës së atletikës
Smajlaj mbyll aventurën në Olimpiadë, ja çfarë pozicioni zuri atleti shqiptar
Izmir Smajlaj e kalon dëmtimin, nis rrugëtimin drejt Botërorit
Lulëzim Çengeli, medalje bronzi në turneun e Bosnjës
Atleti shkodran Lulëzim Çengeli ka arritur të zërë vendin e tretë dhe të marrë medalje të bronztë në turneun ndërkombëtar që u zhvillua në Zenicë të Bosnjës ditën e djeshme. Ky ka qenë rezultati më i mirë që kanë arritur atletët tanë në këtë turne në të cilin kanë marrë pjesë sportistë nga shumë vende të Botës. Dy sportistët e garave të kërcimit, Ergys Gjeçaj dhe Suad Bashku ndërkohë, në kërcim së gjati kanë zënë vend të katërt dhe të pestë ndërsa Jolando Quku nuk është paraqitur ashtu si duhet në garën e 100 metrave. Sportistët kanë qenë të shoqëruar nga dy trajnerët e Vllaznisë, Albert Marashi dhe Fatjon Serhati që ndoshta prisnin edhe diçka më tepër nga ato megjithatë vendi i tretë i Çengelit është për t'u përgëzuar pavarësisht se ai ka konkurruar në garën e 20 vjeçarëve.
Smajlaj: Objektivi i rradhës, titulli i Kampionit të Ballkanit
