Reagon kampioni i Europës Izmir Smajlaj: Ju përbuz, jeni shpifës!

0

Atleti i mirënjohur i kombëtares së Shqipërisë, Izmir Smajlaj, kampion i Europës dhe i Ballkanit në kërcim së gjati, ka humbur durimin, duke goditur disa analistë, që sipas tij po ia keqpërdorin emrin. “Duke ndjekur me një përbuzje të madhe të gjitha lajmet e hedhura sot në portale të ndryshme të mediave, jam shumë i indinjuar dhe i revoltuar nga shkrimi i këtyre pseudo-analistëve. Ndaj, jam i detyruar të përgënjeshtroj, duke theksuar se: 1 ) I jam shumë mirënjohës shtetit shqiptar për ndihmën dhe përkrahjen e ofruar. 2) Nuk kam bërë asnjë deklaratë zyrtare, në të cilën të kem deklaruar largimin tim nga Shqipëria.

Izmir Smajlaj lëshon paralajmërimin. Mund ta lë Shqipërinë

0

Kampioni i Evropës Izmir Smajlaj, lëshon paralajmërimin e parë për largimin me një tjetër flamur. Ai është Kampion Ballkanik dhe Evrope në Atletikë, në disiplinën ‘Kërcim për së Gjati’, duke vendosur dhe një rekord kombëtar me kërcimin 8.08 metra. Përgjatë 2012-16 ai ka fituar medalje të ndryshme si Argjendi në 2012 në Bukuresht, Argjendi në Lojërat e Mesdheut në Azerbajxhan dhe ari në shumë turne të ndryshëm. Ai ishte pjesëmarrës në Lojërat Olimpike “Rio 2016”. I pakënaqur me atë çfarë i ofron ky vend, njeriu që ka kërcyer më shumë se kushdo tjetër në Europianin e para një muaji në Beograd, po diskuton me veten dhe familjen e tij atë se çfarë do të bëjë në të ardhmen. Duke menduar natyrisht edhe largimin nga Shqipëria.

Vllaznia shpallet kampione në kampionatin e vrapimit në mal

0

Një tjetër sukses për atletikën shkodrane. Ekipi i Vllaznisë ka arritur të shpallet pasditen e sotme kampion në garat e vrapimit në mal. Kampionati është zhvilluar në periferi të kryeqyetit dhe në të kanë marrë pjesë sportistët dhe ekipet të mira të vendit. Pas një rivaliteti të fortë, në fund ka qenë ekipi i Vllaznisë ai që ka zënë vendin e parë duke ia kaluar gjithë të tjerët. Në krye të tij padyshim që ka qenë trajneri- sportist Bledar Mesi bashkë me disa sportistë të tjerë të cilët i kanë dhuruar edhe një tjetër trofe klubit shkodran.

Vllaznia spikat me shumë kampionë në garat e moshave

0

Atletët e vegjël të Vllaznisë kanë bërë një paraqitje shumë të mirë në garat e kampionatit kombëtar të zhvilluar në Elbasan. Konkretisht janë zhvilluar garat e grupmoshave U-13 dhe U-15 dhe ndonëse nuk ka patur një numër të madh sportistësh pjesmarrës, ata kanë arritur rezultate të mira. Kështu kanë spikatur për kategorinë e më të vegjëlve, sportistët Alfio Tafili në kërcim së gjati me 4.15 m, Orinda Shala në 600 m me 1'55"00 dhe në kërcim së gjati me 4.32 m si dhe vend i parë në 4 x 50 m për vajza.

Smajlaj nderohet me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti

0

I meriton dhe kanë ardhur nderimet e çmimet për atletin e njohur shqiptar, Izmir Smajlaj. Kampioni i Europës në kërcim së gjati, pasi e ka parë veten në krye të vendit në Shkodër, në qytetin e tij të lindjes, i nderuar në çdo drejtim nga bashkia e kryeqendrës së veriut, pasi ka marrë edhe shpërblimin prej 40 milionë lekësh të vjetra nga qeveria shqiptare, sot e ka ndalur hapin në Presidencën e Shqipërisë. Ai është nderuar nga kreu i vendit me medaljen “Mjeshtër i Madh”, çka vjen si “qershia mbi tortë” për të, në momentin më të mirë të kaerrierës.Përmes një statusi në Facebook, Smajlaj ka mirënjohje:

Izmir Smajlaj, 5 milionë lekë shpërblim nga Bashkia Shkodër

0

Bashkia Shkodër mban premtimin e dhënë përpara disa kohësh për akordimin e një shpërblimi për kampionin e Europës në atletikë, Izmir Smajlajn. Premtimi i dalë nga goja e kryebashkiakes Ademi në pritjen zyrtare bërë këtij sportisti menjëherë pas kthimit të tij nga Beogradi, është konkretizuar sot me miratimin nga ana e Këshillit Bashkiak. Për Smajlajn është akorduar një shpërblim prej 5 milionë lekësh të vjetra nga ky institucion ndërkohë që ka patur edhe një shpërblim prej 1 milionë lekësh të vjetra për trajnerin e tij Vildan Tufi.

Kampioni i Europës Smajlaj dhe “armiku” televizion

0

Opinion nga BESNIK DIZDARI"


Këtë të hënë, në orën 20:30, një televizion i Republikës së Shqipërisë ka transmetuar drejtpërsëdrejti për shqiptarët ndeshjen e futbollit të Serisë B (Kategori e Dytë) të Italisë, atë Frosinone – Cittadella.

Bashkia Shkodër, shpërblimin për Smajlajn dhe Tufin më 24 mars

0

Bashkia e Shkodres do të vendosë një shpërblim për kampionin e Europës në atletike Izmir Smajlaj dhe trajnerin e tij Vildan Tufi. Kështu kishte premtuar kryebashkiakja Ademi në takimin që pati me to pak ditë më parë dhe kështu do të ndodhë. Megjithatë, atyre u duhet të presin edhe disa ditë para se ta marrin këtë shpërblim. Kjo ngaqë vendimi përkatës do të merret në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të datës 24 maj, datë kur do të mësohet edhe shuma që do të përfitojë numri 1 i Europës dhe trajneri i tij.

Izmir Smajlaj, faleminderit!

0

Opinion nga Jozef SERMI

 

Na gezoi shume lajmi i shpalljes se atletit Smajlaj Kampion Europe. U mbushen mediat sociale, te shkruara e vizive me lajmin, me urime e me patriotizem.

Kampioni i Europës Izmir Smajlaj, pritje e veçantë në Bashkinë Shkodër

0

Kampioni I Europës Izmir Smajlaj është pritur mesditën e së martës në zyrën e saj nga kryetarja e Bashkisë Shkodër, zj. Voltana Ademi. Atleti shkodran ka qenë I shoqëruar nga babai I tij dhe nga trajneri Vildan Tufi. Mes tyre është zhvilluar një bisedë e ngrohtë teksa Smajlaj ka bërë present edhe njëherë emocionet që ka provuar pak ditë më parë në garat e zhvilluara në Beograd ndërkohë që trajneri Tufi ka kërkuar më shumë mbështetje nga të gjitha institucionet sepse ky sportist mund të dhurojë të tjera rezultate të larta.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI