Izmir Smajlaj kualifikohet për në finalen e Kampionatit Europian

0

Për herë të parë në historinë e atletikës shqiptare një sportist i joni arrin të kualifikohet për në fazën finale të Kampionatit Europian. Ka ndodhur kështu pasditen e sotme me atletin shkodran Izmir Smajlaj i cili në garat e kampionatit që është duke u zhvilluar në Amsterdam, ka arritur të kërcejë 7.92 metra duke u kualifikuar kësisoj për në finalen e ditës së nesërme. Sigurisht që ky është një sukses i madh i këtij sportisti që vazhdon të rikonfirmojë formën e tij shumë të mirë sportive të kohëve të fundit, që u shoqëruan edhe me thyerjen e dy rekordeve në garat e kërcimit së gjati dhe atë trehapësh.

Vllaznia shpallet kampione për të tetin vit rradhazi

0

Vllaznia në atletikë për meshkuj është shpallur pasditen e djeshme kampione e Shqipërisë për të tetin vit rradhazi. Ky ka qenë verdikti i kampionatit të zhvilluar për dy ditë me rradhë në Elbasan, në garat e të cilit kanë dominuar atletët shkodranë që kanë grumbulluar më shumë pikë se çdo ekip tjetër dhe për këtë arsye, ata janë shpallur më të mirët edhe për këtë vit. Kryetrajneri i ekipit të Vllaznisë Albert Marashi në një prononcim për gazetën shkodrasport.com, ka falenderuar të gjithë sportistët dhe trajnerët për këtë sukses të rradhës.

Atletët e Vllaznisë në dy aktivitete, në San Marino dhe Bosnjë

0

Ditë aktivitetesh ndërkombëtare për atletët e Vllaznisë do të jenë ato që do vijnë në vijim. Më datë 1 qershor, sportistët shkodranë do të kenë mundësi që të marrin pjesë në dy turne ndërkombëtarë që zhvillohen njëkohësisht në San Marino dhe në Bosnjë. Në San Marino do të marrë pjesë atleti rekordmen I Shqipërisë në garën e kërcimit së gjati Izmir Smajlaj bashkë me trajnerin e tij Vildan Tufi. Por jo vetëm kaq. Organizatorët e këtij aktiviteti I kanë ofruar sportistit tonë edhe një javë stërvitje në kushte të shkëlqyera në këtë vend dhe kjo është arsyeja pse është zgjedhur San Marino për këtë pjesmarrje.

Izmir Smajlaj vendos rekord të ri kombëtar. Kërcen 8.03 metra

0

Atleti shkodran Izmir Smajlaj vendos sërish rekord të ri kombëtar, por këtë herë duke realizuar ëndrrën e madhe të jetës së tij, kalimin e distancës së 8 metrave në garën e kërcimit së gjati. Ka ndodhur kështu në garat e zhvilluara pasditen e djeshme në Elbasan, zhvilluar në kuadrin e kupës së  nderimit të figurave ku ai ka kërcyer 8.03 metra. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë përveç sportistëve më të mirë të Shqipërisë edhe të ftuar të tjerë nga Maqedonia, Mali i Zi, Kosova, San Marino, Malta, Italia, Armenia dhe Rumania. Atleti i Vllaznisë ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në këtë garë dhe në kërcimet e tij ka arritur atë distancë që kërkonte prej kohësh.

Vllaznia kampione për të rinj edhe për vitin 2016

0

Atletët e rinj të Vllaznisë janë shpallur kampionë të Shqipërisë për vitin 2016. Ata kanë arritur të sfidojnë të gjithë kundërshtarët e tyre të ekipeve të tjera në garat e kampionatit kombëtar të 18 vjeçarëve që u zhvilluan ditën e djeshme në Elbasan. Ekipi shkodran ka grumbulluar 160 pikë, më shumë se gjithë të tjerët dhe është konfirmuar edhe njëherë si më i miri i vendit duke vazhduar traditën e mirë të gjithë këtyre viteve të fundit kur kanë arritur të dominojnë në mënyrë absolute në çdo kampionat të zhvilluar.

Izmir Smajlaj: Synimi im për këtë vit, Olimpiada dhe 8 metrat

0

Në garat e Kampionatit Ballkanik të sallave të mbyllura të zhvilluara tre ditë më parë në Stamboll ka arritur të kërcejë 7.41 m dhe të zërë vendin e shtatë. Natyrisht një rezultat jo aty ku pritej por Izmir Smajlaj personalisht është i kënaqur me këtë rezultat. Pas kthimit nga Turqia, për shkodrasport.coml, ai do të shprehej: "Jam i kënaqur me këtë rezultat sepse realisht kam vetëm një muaj stërvitje të plotë. Përpos kësaj, ky është rezultati im më i mirë në këtë periudhë të vitit, çka tregon se gjërat do vijnë duke u rregulluar.

Bajram Muça: Do synoj medalje në Kampionatin Ballkanik

0

Rikthimi i tij në garat kombëtare ka qenë me startin e duhur. Menjëherë kampion në garat e kampionatit dimëror të sallave të mbyllura zhvilluar në Elbasan. Bajram Muça ka zënë vendin e parë në 60 m/p por jo vetëm kaq. Me pikë të barabarta me shokun e tij të ekipit- Izmir Smajlajn, janë shpallur sportistët më të mirë të kampionatit. Vetë ai, në një prononcim për shkodrasport.com shprehet i kënaqur me këtë arritje të parë të këtij viti duke thënë:

Vllaznia kampione edhe e krosit kombëtar për vitin 2015

0

Atletët e Vllaznisë e kanë mbyllur vitin 2015 me një tjetër titull kampion. I kishte mbetur pa fituar edhe ai i krosit kombëtar dhe tashmë edhe atë e kanë bërë realitet. Kampionati në fjalë është zhvilluar këto ditë në Tiranë dhe në disiplinën e të rriturve kanë dominuar atletët shkodranë që janë shpallur kësisoj kampionë të vendit.  Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë rreth 100 atletetë të moshave të ndryshme nga 9 ekipe, që kanë garuar në 4 distanca të ndryshme. Ekipet pjesëmarrëse ishin Vllaznia, Tirana, Teuta, Mjeshtëria Sportive Durrës, Skënderbeu, Flamurtari, Elbasani, Besa dhe Kosova.

Kujtim Rrjolli, trajneri i madh i atletikës shkodrane

0

Atletika shkodrane ka nxjerrë gjithnjë figura të mëdha. Si sportistë dhe si trajner. Një i tillë ishte padiskutim edhe Kujtim Rrjolli, i cili u nda para kohe nga jeta kur kishte shumë për t'i dhënë këtij sporti. Ka qenë viti 1996 kur ai u nga në mënyrë të papritur nga jeta duke lënë përgjysëm një punë që e bënte me shumë pasion, atë të stërvitjes dhe nxjerrjes së atletëve kampionë. Të gjithë e kujtojnë Kujtimin si një njeri të qetë, të matur, punëtor, të fjalës dhe të burrërisë, i dashur me të gjithë që veç mjaltë nxirrte gjithnjë nga goja. Ka qenë një sportist cilësor, një trajner me një figurë të pastër. Puna e tij plot pasion falë cilësive shumë të mira fizike e bënë atë një ndër hudhësit e çekiçit më të mirë të Shqipërisë.

Bledar Mesi rrëfen “rekordin” e tij. Ja si ia dola të jem 16 herë...

0

Në garat e kampionatit kombëtar të atletikës, zhvilluar para pak ditësh në Tiranë, përveç suksesit të ekipit të meshkujve të Vllaznisë që u shpall për herë të shtatë rradhazi kampion i vendit, ka spikatur një tjetër rekord. Ai i vendosur nga sportisti Bledar Mesi që duke triumfuar në garën e 3000 metrave me pengesa, arriti të shpallet për të 16-tin vit rradhazi kampion i Shqipërisë!!! Një rezultat i jashtëzakonshëm i këtij atleti i cili në fakt ende nuk i ka dhënë lamtumirën këtij sporti dhe mbase vitin e ardhshëm do të kemi edhe titullin e 17-të të tij. Në një rrëfim ekskluziv për shkodrasport.com, Mesi shprehet i entuziasmuar për këtë sukses të veçantë.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI