Vllaznia kampione e Shqipërisë edhe për 20 vjeçarë
Ashtu siç ishte premtuar, ekipi I atletikës së Vllaznisë për 20 vjeçarë është shpallur kampion I Shqipërisë. Garat janë zhvilluar pasditen e së premtes në pistën e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” në Tiranë dhe në të kanë marrë pjesë sportistët më të mirë të vendit. Ka patur rivalitet megjithatë atletët shkodranë kanë dominuar në shumicën e garave. Kështu, sportisti I talentuar Gledis Halluni ka dalë kampion në garën e kërcimit së gjati teksa ka kërcyer 6 metra e 92 centimetra e po ashtu kampion edhe në garën e kërcimit trehapësh me 14 metra e 14 centimetra.
Atletika shkodrane në pritje të një tjetër titulli kampion

Një tjetër ekip I klubit Vllaznia, pikërisht ai I atletikës për 20 vjeçarë, do të kërkojë titullin kampion në garat që do të zhvillohen pasditen e së premtes në Tiranë. Sportistët e këtij ekipi kanë kohë që përgatiten për këtë kampionat dhe pas titullit të 17 vjeçarëve, do të sjellë edhe një tjetër kupë në Shkodër. Një nga trajnerët e këtij ekipi, Vildan Tufi, në një intervistë për gazetën shkodrasport.com, e ka bërë të sigurtë marrjen edhe të këtij titulli kampion. "Mendoj se këto tituj tashmë janë një rutinë për Vllazninë. Besoj se do të triumfojmë edhe në këtë kampionat sepse sportistët tonë gëzojnë formë shumë të mirë sportive"- ka thënë Tufi.
Izmir Smajlaj barazon shifrat e Bregut. Rekord i ri kombëtar!

Nesër “dita e kërcimeve” në Shkodër. Pritet rekordi i Smajlajt

Izmir Smajlaj medalje ari në turneun ndërkombëtar të Tivarit

Vllaznia fituese e Kupës së Shqipërisë. Smajlaj atleti më i mirë

Suad Bashku: Ky është vetëm fillimi i një karriere të suksesshme

Vllaznia shpallet kampione e Shqipërisë për të rinj

Kampionati i moshave, disa vende të para për atletët shkodranë

Vildan Tufi: S’më njohin si trajner tek Vllaznia. Kjo është absurde
