Atleti i Vllaznisë Bajram Muça, më i miri i sallave të mbyllura

Të enjten kampionati i sallave të mbyllura. Vllaznia pretendon

Smajlaj: Këtë vit e thyej medoemos rekordin e kërcimit së gjati
Elvedin Meti: Gjatë 2014-s synoj thyerjen e rekordit të 200 metrave
Smajlaj, Muça, Tufi e Serhati, vlerësohen më të mirët e vitit

Maratona Shkodër- Ulqin kthehet në një ritual të përvitshëm

Ka nisur vitin e kaluar me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë por maratona Shkodër- Ulqin po kthehet mesa duket në një ritual të përvitshëm. Ditën e sotme është organizuar edicioni i dytë i saj. Nisja ka qenë para Bashkisë Shkodër, pikërisht në pedonalen e re, menjëherë pas ceremonisë zyrtare të ngritjes së flamurit siç ndodh zakonisht më 28 nëntor. Për të marrë pjesë në këtë maratonë kishin ardhur edhe disa maratonistë të vjetër nga Tirana si Sotir Qirjaqi, Kajo Myftaraga etj. Po ashtu kanë qenë pjesmarrës edhe shumë atletë të klubit Vllaznia si dhe studentë të Fakultetit të Edukimit Fizik të Universitetit "Luigj Gurakuqi" të Shkodrës.
Vllaznia në atletikë për meshkuj shpallet kampion e Shqipërisë

Vllaznia kampione e Shqipërisë edhe në garat e 20 vjeçarëve

Vllaznia është shpallur kampione e Shqipërisë në atletikë për 20 vjeçarët. Kampionati kombëtar I kësaj grupmoshe është zhvilluar pasditen e së mërkurës në pistën e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” të kryeqytetit dhe është dominuar nga atletët shkodranë. Kanë marrë pjesë në të sportistët më të mirë të të gjithë ekipeve të vendit por natyrisht që performancën më të mirë ndër to e kanë bërë ata të Vllaznisë. Ka spikatur mbi të gjithë atleti Lulëzim Çengeli I cili ka dalë kampion në dy gara, atë të 200 dhe 400 metrave. Ky atlet, është shpallur njëkohësisht edhe sportisti më I mirë I kampionatit duke merituar një kupë të posaçme.
Vllaznia, kërkon titullin kampion të 20 vjeçarëve ditën e nesërme

Pas suksesit në Kupën e Shqipërisë pak ditë më parë kur zuri vendin e parë duke merituar këtë trofe, si dhe pas suksesit tjetër në ditën e kërcimeve, ekipi I Vllaznisë do të kërkojë një tjetër trofe për sezonin. Bëhet fjalë për titullin kampion me 20 vjeçarët. Garat e këtij kampionati do të zhvillohen nesër në Tiranë dhe objektivi I atletëve shkodranë sigurisht që do jetë fitimi sërish I titullit kampion. Vllaznia është kampionia në fuqi e këtij trofeu sepse në vitin 2012 I ka sfiduar të gjithë ekipet e tjera dhe këtë gjë do të kërkojë ta bëjë edhe këtë vit.