Atletët e Vllaznisë “kërcënojnë” me largim nga Shkodra

0

Tre atletë të Vllaznisë kanë “kërcënua” me largim nga Shkodra nëse vëmendja ndaj tyre nuk ndryshon. Dhe nuk bëhet fjalë për sportistë çfarëdo. Janë tre kampionë kombëtar të këtij viti e pikërisht Ardit Rrashi, Elvedin Meti dhe Izmir Smajlaj që të pakënaqur me trajtimin që u bëhet, kanë bërë të ditur se mund të shohin qëndrimin e tyre të mëtejshëm tek ky klub. Pas tyre mund të jenë edhe të tjera që ka mundësi ta bëjnë këtë gjë. Ofertat në fakt në adresë të tyre nuk mungojnë pasi janë atletë kampionë dhe për rrjedhojë, ata kushdo I merr. Pasditen e djeshme, teksa këta tre sportistë po stërviteshin në pistën e stadiumit “Loro Boriçi”, kanë ngritur këtë shqetësim duke marrë shkas edhe nga ulja me 40 për qind e trajtimeve të tyre ushqimore deri në fund të këtij viti.

Bledar Mesi merr vendin e parë në Maratonën e Tiranës në 10 km

0

Atleti shkodran Bledar Mesi ka qenë një nga fituesit e Maratonës Ndërkombëtare të Tiranës që është zhvilluar ditën e djeshme në kryeqytetin tonë. Ai ka konkurruar në disiplinën sportive 10 kilometra dhe në këtë garë ka zënë vendin e parë me kohën 35'19". Në vend të dytë ai ka lënë një tjetër atlet shqiptar, Jani Notin me 24 sekonda më shumë ndërsa në vend të tretë ka dalë atleti kosovar Ron Krasniqi. Mesi është një nga atletët më të mirë shqiptar në garat e gjysmëthellësisë dhe këtë e ka treguar edhe në Maratonë e zhvilluar dje në Tirana ku kanë marrë pjesë me qindra e qindra sportistë nga mbarë vendi por edhe të ardhur nga shtete të tjera.

Luli e Mlloja, rizgjidhen në kryesinë e Federatës së Atletikës

0

Dy emra të njohur të atletikës shkodrane dhe asaj shqiptare, pikërisht Oltion Luli dhe Arben Mlloja, janë rizgjedhur sot si anëtarë të kryesisë së Federatës Shqiptare të Atletikës. Asambleja Zgjedhore e kësaj Federate ka zhvilluar punimet sot në Tiranë dhe në të kanë marrë pjesë pjestarët e të gjithë klubeve dhe shoqatave të atletikës. Në fund të punimeve, siç është e zakonshme, janë bërë edhe zgjedhjet për anëtar kryesie të kësaj Federate por edhe për postin e presidentit. Pas votimeve të bëra, Gjergj Ruli është rizgjedhur si president i atletikës shqiptare ndërsa në gjashtë vendet e tjera të kryesisë, sipas rezultatit të votimit, kanë fituar edhe dy shkodranët Luli e Mlloja.

Vllaznia kampione kombëtare për të rritur edhe për vitin 2012

0

Sukseset me grupmoshat dhe fitimi I Kupës së Shqipërisë për këtë vit, kanë qenë vetëm nisja e rrugës së sukseseve për ekipin e meshkujve të Vllaznisë në atletikë për të rritur. Ky ekip ka arritur të zërë vendin e parë dhe të shpallet kampion I Shqipërisë edhe për vitin 2012 duke e bërë pronë të tijën këtë trofe prej vitesh me rradhë. Atletët shkodranë kanë dominuar në shumicën e garave ku spikat triumfi I atletit Ardit Rashi në garën e 100 metrave, I Elvedin Metit në 200 metra, I Elton Bitinckës në 110 metra me pengesa, I Bledar Mesit në 3000 metra me pengesa, I Besmir Pepës në hedhjen e shtizës dhe I ekipit të Vllaznisë në garën stafetë 4 x 100 metra.

Admir Bregu dhe Izmir Smajlaj, më të mirët në kërcimet e Shkodrës

0

Pasditen e së enjtes, në Shkodër është zhvilluar "Dita e Kërcimeve", një aktivitet ky i organizuar nga Federata Shqiptare e Atletikës dhe Klubi Shumësportësh Vllaznia. Kuptohet që në këtë qytet, vetëm kërcime mund të zhvillohen pasi për disiplinat e tjera të sportit të atletikës, nuk janë mundësitë për t'u ushtruar në pistën e stadiumit "Loro Boriçi". Në këtë ditë, kanë marrë pjesë kërcyesit më të mirë të vendit të cilët kanë dhuruar gara shumë të bukura. Në atë të kërcimit së gjati, ka patur një rivalitet mes Admir Bregut dhe Izmir Smajlajt. Ka fituar shkodrani Bregu që konkurron me Tiranën i cili ka kërcyer 7.48 m.

Më 10 maj në Shkodër “Dita e kërcimeve” për atletët më të mirë

0

Shkodra do të presë ditën e enjte atletët më të mirë të vendit në garat e kërcimeve. Do jetë një aktivitet që do organizohet nga Federata Shqiptare e Atletikës, klubi shumësportësh Vllaznia dhe shoqata e atletikës shkodrane dhe që emërtohet si "Dita e Kërcimeve". Shefi I klubit shumësportësh Vllaznia Gëzim Mema, duke folur për gazetën online www.shkodrasport.com, ka thënë: "E kemi bërë edhe vite më parë një ditë të tillë kërcimesh sepse janë të vetmet gara që mund të organizojmë në qytetin tonë. Federata ka lajmëruar të gjithë sportistët e ekipeve të vendit që marrin pjesë në këto gara për të qenë të pranishëm atë ditë në Shkodër. Besoj se do jetë një festë e bukur sepse qyteti ynë ka treguar se di të organizojë ashtu siç duhet aktivitete të tilla". Po atë ditë, pritet që nga ana e Federatës Shqiptare të Atletikës të nderohen edhe disa figura të njohura të atletikës shkodrane në vite, pikërisht sportistë nga garat e kërcimeve.

Vllaznia fituese e Kupës së Shqipërisë për vitin 2012

0

Pasditen e sotme në Tiranë janë zhvilluar garat e Kupës së Shqipërisë në atletikë për të rritur. Vllaznia e Shkodrës është shpallur fituese e kësaj kupe duke i lënë dukshëm prapa në renditje ekipet e tjera. Ashtu siç pritej, atletët shkodranë i kanë dominuar garat. Kështu, në garën e 110 m/p atleti Bajram Muça ka zënë vendin e parë me kohën 15"45. Po ashtu, vend të parë ka zënë edhe Elvedin Meti në garën e 200 m me kohën 22"31. Edhe Besmir Pepa në hedhjen e shtizës ka dalë i pari duke e hedhur atë në distancën 56.71 m, ndersa Izmir Smajlaj i pari ne trehapesh me 14.60 m. Një tjetër atlet shkodran ka spikatur në këto gara dhe ai është pikërisht kampioni i njohur Admir Bregu që konkurron për Tiranën. Bregu ka zënë vendin e parë në garën e 100 m si dhe në kërcim së gjati.

Vllaznia shpallet kampione e Shqipërisë në atletikë për të rinj

0

Ditën e djeshme është në Tiranë kampionati kombëtar i atletikës për të rinj. Vllaznia e Shkodrës në garat e djemve të kësaj moshe, ka zënë vendin e parë duke u shpallur kampione e Shqipërisë. Ajo ka bërë një figurë shumë të mirë me sportistët e saj duke merituar disa vende të para edhe në garat individuale. Kështu sportisti Bajram Muça ka dalë kampion në garën e 100 m me kohën 11"34. Po ky sportist ka zënë vendin e parë edhe në garën e 110 m/p me kohën  14"80 duke qenë kësisoj një nga sportistët më të mirë të aktivitetit me dy tituj kampion të fituar.

Atletika shkodrane: Mos na e prishni pistën e stadiumit!

0

Komuniteti i atletikës shkodrane "është hedhur në sulm" ndaj njerëzve që mendojnë se me rikonstruksionin e plotë të stadiumit "Loro Boriçi", duhet prishur edhe pista e atletikës që është brenda tij. Ndërtimi i tribunës nga tregu i Zdrales afër fushës, do të thotë që pista ekzistuese në këtë pjesë, të mos funksionojë më. Në këtë mënyrë, me mosfunksionimin e saj, sigurisht që nuk vlen as ekzistenca në tre anët e tjera. Në kushte të tilla, pritet që nesër në sallën e Këshillit Bashkiak kur do zhvillohen diskutimet për projektin e stadiumit, të ketë edhe pjestarë të komunitetit të atletikës shkodrane. Në emër të tyre ndoshta do flasë dhe do mbrojë idenë e ekzistencës së pistës shefi i klubit shumësportësh Vllaznia Gëzim Mema që është njëkohësisht edhe një nga trajnerët e këtij sporti.

Vllaznia humb titujt kampion të moshave në mënyrë të papritur

0

Ishte thënë para kampionatet se dy ekipet e moshave të Vllaznisë për djem të moshës 13 dhe 15 vjeç, ishin pretendentë kryesorë për t'u shpallur kampionë të Shqipërisë në këto grupmosha. Besimi i trajnerëve por edhe i sportistëve ishte i madh nisur edhe nga përgatitjet që ishin bërë por në fakt nuk ka ndodhur kështu. Në kampionatin e këtyre moshave, të zhvilluar dje në Tiranë, dy ekipet e Vllaznisë kanë zënë vendet e dytë duke u shpallur nënkampionë të vendit. Nga ana tjetër, për 13 vjeçarët vlejnë të përmenden disa rezultate të sportistit Mehdi Çoba që ka zënë dy vende të para dhe është shpallur kampion në garën e 50 metrave me kohën 7"48 dhe në 100 metra me kohën 13"96.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI