Trajneri- atlet Albert Marashi: Do jap ende si sportist

0

Atletika shkodrane e ka nisur mirë vitin 2012 me paraqitjen e bërë në garat e kampionatit të sallave të mbyllura që u zhvilluan pak ditë më parë në Tiranë. Këtë mendim ka njëri nga trajnerët e këtij ekipi pikërisht Albert Marashi. Duke folur për gazetën online shkodrasport.com, ai do shprehej: "Në këto gara, dy sportistë të ekipit tonë zunë vendet e para, pikërisht Elvedin Meti në garën e 400 metrave dhe Durjon Idrizaj në garën e kërcimit trehapësh. Ishte edhe një sportist tjetër që zuri vendin e parë në garën e 60 metrave me pengesa, pikërisht Bajram Muça por që në një mënyrë të turpshme do thosha unë, iu mohua vendi i parë nga gjyqtaria. Ai e kaloi i pari vijën e mbërritjes por në fund të garës është rrëzuar dhe gjyqtarit ia humbi garën.

Tre atletë të Vllaznisë në Kampionatin Ballkanik

0

Kryesia e Federatës Shqiptare të Atletikës ka përzgjedhur emrat e sportistëve që do marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik të sallave të mbyllura që do të zhvillohet më 18 shkurt në Stamboll të Turqisë. Në listën e ekipit tonë kombëtar, janë edhe tre sportistë të ekipit të Vllaznisë dhe pikërisht Elsid Dizdari, Elvedin Meti dhe Durjon Idrizaj. Të tre këta sportistë janë paraqitur më mirë se të tjerët në garat e fundit të kampionatit të sallave të mbyllura që u zhvillua në Tiranë.Përveç këtyre tre sportistëve të Vllaznisë, kuptohet që në listën e ekipit kombëtar është edhe shkodrani Admir Bregu që konkurron për klubin e Tiranës.

Elvedin Meti dhe Dorian Idrizaj, kampionë të dimrit

0

Mesditën e sotme në Tiranë janë zhvilluar garat e kampionatit të sallave të mbyllura. Në fakt, ata janë zhvilluar në pistën e stadiumit "Qemal Stafa" në një ambjent të hapur sepse në Shqipëri mungon pallati i sportit për t'i zhvilluar garat ashtu siç duhet. Sipas informacioneve të para që marrim, atletët shkodranë kanë bërë një paraqitje të mirë në këtë kampionat. Por figurën më të mirë e kanë bërë dy sportistë. Bëhet fjalë për Elvedin Metin dhe Dorian Idrizajn. I pari ka dalë kampion ën garën e 400 metrave duke zënë vendin e parë në këtë disiplinë sportive.

Oltion Luli: Në Londra 2012 do jetë edhe një atlet shkodran

0

Vetë ai ka qenë pjesmarrës në Olimpiadën e Sidneit në vitin 2000. Para tij ka qenë edhe një atlete tjetër nga Shkodra, pjesmarrëse në një Olimpiasë, pikërisht vera Bregu. Oltion Luli ndjehet krenar që ka arritur të jetë pjesmarrës në evenimentin më të rëndësishëm të sportit botëror duke realizuar edhe ëndërrën e madhe të tij. Duke folur në lidhje me këtë çështje ai ka thënë: "Për çdo sportist është ëndërr marrja pjesë në një Olimpiadë. Unë kam patur fatin të jem në Sidnei në vitin 2000 dhe sigurisht që kam mbresa shumë të mira.

Tufi: Një atlet shkodran do shkojë në Olimpiadën “LOndra 2012”

0
  Prej 40 vitesh punon si trajner me ekipin e atletikës së Vllaznisë. Vildan Tufi është specialist i garave të kërcimeve dhe atyre të...

Federata e Atletikës nderon 4 shkodranë me “Nderi i atletikës shqiptare”

0
  Federata Shqiptare e Atletikës në mbledhjen e saj të fundit ka vendosur të akordojë disa tituj për figura të njohura të njohura të...

Lulëzim Çangeli, 17 vjeçari kampion i Shqipërisë

0
Ai është vetëm 17 vjeç por ecuria e tij në sportin e atletikës ka qenë shumë e mirë që prej tre vitesh kur...

Ardit Rrashi, atleti që kërkon të thyejë rekordin e “idhullit”-Oltion Lulit

0

Në analizën e fundit të Federatës Shqiptare të Atletikës ndër emrat që janë përmendur nga drejtuesit e saj, ka spikatur edhe ai i Ardit Rrashit, atletit të Vllaznisë, një prej atyre më me perspektivë në këtë sport. Sprinteri i dalluar premton shumë për të ardhmen.I datëlindjes 06.05.1991, ai e ka filluar sportin 14 vjeç me trajnerin Isak Bala dhe me të vazhdon sërish punën duke patur raporte mjaft të mira për të, si një nga trajnerët më të mirë të Shqipërisë në garat e shpejtësisë. Ndër arritjet e këtij sportisti janë titujt kampion me moshat 15-16 vjeç, kampion me të rinjtë në 100 dhe 200 metra si dhe kampion me të rriturit në 200 metra.

Admir Bregu: E pres një ofertë nga Vllaznia

0

E çuditshme por kampioni dhe rekordmeni i atletikës shqiptare, atleti shkodran Admir Bregu gjatë vitit 2011 ka konkurruar për ekipin e... Elbasanit. Në pamje të parë, nuk ka asnjë lidhje me këtë qytet që më së shumti nuk është shquar asnjëherë për atletikë por arsyeja pse Bregu zgjodhi Elbasanin për të garuar, kanë qenë ajo financiare. E ka shpjeguar vetë Admiri ekskluzivisht për www.shkodrasport.com kur ka thënë: "Ju mund t'u duket e çuditshme por kjo është e vërtetë. Kam konkurruar gjatë këtij viti për Elbasanin sepse ky klub dhe ky qytet mi plotësuan kërkesat e mia.

Atletika shkodrane bën bilancin: 2011-a, vit i mbarë!

0

Pas analizës që është bërë në Federatën Shqiptare të Atletikës dhe pas meritave që kanë marrë atletët dhe trajnerët e Vllaznisë për rezultatet e arritura gjatë vitit 2011, vetë drejtuesit e atletikës shkodrane kanë bërë një bilanc të arritjeve të tyre për vitin që po mbyllet. Njëri nga trajnerët e këtij ekipi, i mirënjohuri Isak Bala ekskluzivisht për www.shkodrasport.com ka thënë: "Ka qenë një vit mëse i mbarë për Vllazninë. E kemi filluar dhe e kemi mbyllur me vende të para. E nisim që me garat e krosit ku për herë të parë pas shumë e shumë vitesh, edhe me femrat arrijmë një rezultat të mirë teksa me treshen e sportisteve Griselda Krymi- Elvedine Oruçi dhe Seada Tushaj, Vllaznia zë vendin e parë me të rejat. Meritë padiskutim që ka këtu trajneri i tyre Fatjon Serhati.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI