Federata Shqiptare e Atletikës, vlerëson shkodranët

0

Dje në Tiranë është mbajtur Asambleja Vjetore e Federatës Shqiptare të Atletikës. Drejtuesit e kësaj Federate kanë analizuar punën e bërë dhe aktivitetet e zhvilluar gjatë gjithë vitit që po lëmë pas, dhe në këtë analizë nuk ka patur sesi të mos lavdërohet puna e bërë nga atletët shkodranë dhe trajnerët e tyre. Presidenti Gjergj Ruli ka vlerësuar trajnerët e klubit shumësportësh Vllaznia Albert Marashi, Isak Bala e Vildan Tufi.

Sokol Shepeteja: I kujtoj me nostalgji garat e atletikës

0

Për disa ndoshta edhe nuk përbën ndonjë gjë të rëndësishme. Kuptohet nëse ka lindur vonë dhe nuk di shumë në lidhje me historinë e sportit shqiptar. Por nëse je pak dashamirës i sportit, kur përmendet emri i Sokol Shepetejës, sigurisht që me të nënkupton kampionin dhe rekordmenin e madh të atletikës. Shkodrani i njohur jeton prej vitesh në Ravena të Italisë bashkë me familjen e tij por nga sporti nuk heq ende dorë. "Kjo është gjëja që mund të bëj më mirë"- thotë ai. Biseda është e gjatë dhe kuptohet edhe kujtime nga fusha e sportit janë të shumta.

Atletët e Vllaznisë, bëhen gati për kampionatin e sallave të mbyllura

0

Në shqipëri nuk ka salla të mbyllura për t'u zhvilluar garat e zakonshme që emërtohen në këtë mënyrë "Gara të sallave të mbyllura" dhe për rrjedhojë zhvillohen në qiell të hapur. Nëse është kohë e mirë nuk do ishte gjë e keqe por t'i zhvillosh këto gara më 25 janar, pak shanse ka për kohë të mirë. Megjithatë kampionati në salla të mbyllura, do të zhvillohet dhe Vllaznia ashtu si gjithmonë do tentojë për vendin e parë në renditjen ekipore.

Oltion Luli: Më 2012-ën Shkodra mund të ketë pistë tartan

0

Lajme të mira për atletikën shkodrane. Në vitin 2012 pista e stadiumit “Loro Boriçi” mund të shtrohet me tartan. Një konfirmim I tillë vjen pas takimit të djeshëm në Bashkinë Shkodër mes dy drejtuesvë më të lartë të këtij institucioni kryetarit Lorenc Luka dhe n/kryetarit Ritvan Troshani si dhe presidentit të FSHA-së, Gjergj Ruli, sekretarit Nikolin Dionisi, anëtarëve të kryesisë Oltion Luli dhe Arben Mlloja si dhe shefit të klubit shumësportësh Vllaznia Gëzim Mema.

Atletët shkodranë mbyllin fazën përgatirore në Mal Të Zi

0

Skuadra e Vllaznisë në sportin e atletikës për një javë zhvilloi një fazë përgatitore në Malin e Zi. Shkodranët për 7 ditë me radhë qëndruan në qytetin e Tivarit në shtetin fqinj për të zhvilluar stërvitjen. Në fakt kjo vitet e mëparshme është realizuar më herët por këtë vit pikërisht në këtë periudhë u arritën të sigurohen financat nga “Sport Klub Vllaznia” nga ku u mundësua përgatitja në Malin e Zi.

Shkodra gati të ketë një pistë me tartan

0

Vllaznia është bërë përfituese e një fondi që është akorduar nga Federata Botërore e Atletikës. Organi më i lartë i mbretëreshës së sporteve ka konfirmuar një financim për skuadrën kampione në Shqipëri. Këtë titull prej shumë vitesh radhazi e mban Vllaznia dhe automatikisht ai investim do të shkojë për këtë skuadër. Në fakt bëhët fjalë për një shtresë tartani që Federata Botërore ka dhënë për ekipin më të mirë shqiptar. Stadiumit “Loro Boriçi” i mungon pjesa e tartanit dhe në këtë mënyrë në ndihmë ka ardhur Federata Botërore.

Atletet e Vllaznise, pergatitoren ne Tivar te Malit te Zi

0

Skuadra e Vllaznisë në sportin e atletikës me 18 tetor do të niset për të zhvilluar një pjesë të fazës përgatitore në Malin e Zi. Shkodranët për 7 ditë me radhë do të qëndrojnë në qytetin e Tivarit në shtetin fqinj për të zhvilluar stërvitjen. Në fakt kjo është realizuar vitet e mëparshme më heret por këtë vit pikërisht në këtë periudhë janë arritur të sigurohen financat nga “Sport Klub Vllaznia” nga ku do të mundësohet përgatitja në Malin e Zi.

Atletike, faza pergatitore

0

Skuadra e Vllaznisë në Atletikë ka nisur fazën përgaditore. Kuqeblutë janë duke u përgaditur për aktivitetet që do të kenë në vijim. Shkodranët pasi kane kryer pushimet verore i janë rikthyer stërvitjeve intensive. Të gjitha skuadrat e meshkujve dhe femrave prej ditësh kanë nisur seancat stërvitore për garat që do të kenë në vazhdimësi.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI