Gjeçaj: Vllaznia do jetë sërish pretendente

0

Kampionati kombëtar i basketbollit për meshkuj këtë vit për shkak të ndeshjeve të kombëtares, do të nisë më vonë, pikërisht në gjysmën e muajit tetor dhe për këtë arsye, ekipi i Vllaznisë ka vendosur që periudhën më intensive të përgatitjeve ta nisë këtë të hënë. Kjo bëhet e ditur nga trajneri Bledar Gjeçaj në prononcimin e tij për telesport.ak kur ka thënë: "Ditën e hënë do të nisim me stërvitjet e rregullta. Kjo nuk do të thotë se gjatë gjithë kësaj periudhe nuk kemi zhvilluar stërvitje sepse ajo më tepër ka qenë në kuadrin e një stërvitje të lirë por përderisa nisja e kampionatit është lënë të bëhet në gjysmën e muajit tetor për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare, atëherë edhe ne patëm pak më shumë kohë në dispozicion për të qëndruar pak më të lirshëm sa i takon procesit stërvitor. Megjithatë nga dita e nesërme do të nisë puna intensive për sezonin e ri dhe shpresojmë që edhe në të, t'ia dalim me sukses".

Vllaznia e basketbollit merr një lajm të keq para sfidës me malazezët e Ibar

0
Vllaznia e basketbollit të meshkujve ka marrë një lajm aspak të mirë në prag të ndeshjes së parë të vlefshme për Ligën Ballkanike, atë...

Vllaznia gjen fitoren e parë. Mund Partizanin në Tiranë

0

Basketbollistët e Vllaznisë nuk e nisën mirë kampionatin e ri teksa në ndeshjen e parë të kampionatit patën humbur në Shkodër ndaj Teutës së Durrësit. Kjo gjë në fakt i bëri disi pesimistë dashamirësit e këtij sporti për ecurinë e mëtejshme në kampionat, por basketbollistët shkodranë treguan se nuk do të heqin dorë kollaj nga pretendimet e tyre edhe sivjet.

Shtyhet ndeshja e basketbollit Vllaznia- Tirana

0
Ishte programuar te luhej mbreme ne oren 19:00 ne pallatin e sportit te Elbasanit ndeshja çerekfinale e Kupes se Shqiperise ne basketboll per meshkuj...

Hudson: Ndjehem mirë tek Vllaznia, nesër synojmë fitoren me ‘Goga Basket’

0
Tek Vllaznia konsiderohet nje nga blerjet me te rendesishme dhe per rrjedhoje pritet ndoshta edhe me teper prej tij per t'u shnderruar ne lider...

Kampionet e basketbollit, ja kush janë e ardhmja e Vllaznisë

0
Mesditën e djeshme Vllaznia në basketboll për të reja është shpallur kampione e Shqipërisë. Ajo ka mundur në finale "The Roses" pa shumë vështirësi me...

Vllaznia humbet ndaj Kamzës 54-77 për javën e 12-të

0

Sonte është luajtur ndeshja e parë e javës së 12-të të kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj në mes ekipeve të Kamza Basket dhe Vllaznisë, ndeshje e cila është luajtur në kryeqytet. Përballja në mes ekipit të vendit të dytë dhe atij të tretë në renditje, pritej të dhuronte rivalitet megjithatë shkodranët nuk kanë mundur dot të rezistojnë. Ata e kanë hubur periodën e parë me 10 pikë diferencë pra 15-25 dhe kjo diferencë ka ardhur duke u thelluar në të gjitha periodat e tjera, teksa ato fitohen 19-13, 16-10 dhe 17-16 nga Kamza Basket e cila ka fituar në këtë mënyrë krejt ndeshjen me rezultatin 77-54.

E rëndë: Tabela elektronike dështon Vllaznia- Mornar

0

Një skandal I vërtetë ka ndodhur pasditen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës. Ndeshja e shumëpritur e Ligës Ballkanike në basketboll për meshkuj në mes Vllaznisë dhe Mornar të Tivarit, nuk është zhvilluar. Arsyeja ka qenë se tabela e re elekronike e blerë nga klubi shkodran ditët e fundit, nuk ka funksionuar ashtu siç duhet dhe për këtë arsye, takimi nuk ka nisur fare.

BASKETBOLL/ Besëlidhja e fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Tiranës

0
Superliga e Kampionatit Kombëtar në basketboll për meshkuj ka ngritur të mërkurën siparin e gjysmëfinaleve të “play-off”-it final të titullit “kampion”, me takimin e...

INTERVISTA/ Veton Gjeçaj: Pasionin për basketbollin e kam të trashëguar nga babai

0
Ne Shkoder po lind nje talent i ri ne basketboll. E kemi fjalen per Veton Gjeçajn. Nisur nga mbiemri, padyshim qe ai flet shume,...

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI