Vllaznia fiton edhe finalen e dytë. 95-79 brenda në “Asllan Rusi”

0

Pasditen e sotme në pallatin e sportit "Asllan Rusi" të kryeqytetit është luajtur ndeshja e dytë finale e kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj në mes ekipeve të Tiranës dhe Vllaznisë. Kjo e fundit ka luajtur më mirë dhe ka fituar 95-79 duke bërë kështu që numri i ndeshjeve finale të shkojë në 2-0 për shkodranët. Me këtë fitore të sotme Vllaznia duket shumë pranë titullit kampion. Ndeshja e sotme ka qenë e dominuar nga fillimi e deri në fund nga basketbollistët e trajnerit Gjeçaj ku ka rënë në sy forma e shkëlqyer e Gjokoviç dhe Sarajlijës që sëbashku kanë shënuar plot 68 pikë në këtë takim.

Vllaznia mund Tiranën në finalen e parë. Fitore në sekondat e fundit

0

Vllaznia-Tirana është finalja e parë, e cila ka mrekulluar të gjithë. Vetëm me një pikë në sekondat e fundit të lojës ka arritur që Vllaznia të koleksionojë fitoren e parë. Edhe pse Tirana ka kryesuar nga fillimi i lojës e deri në sekondat e fundit, në mbyllje është Vllaznia që buzëqesh. Miqtë shtangin pallatin e sportit të mbushur plot me tifozë kuqeblu, teksa marrin kryesimin në 0-10. Vllaznia është e shpërqendruar dhe gabon në lojën sulmuese, ndërsa nuk mbron siç duhet. Gradualisht shkodranët përpiqen dhe e mbyllin periodën e parë 19-21. Sapo fillon e dyta, Vllaznia për të parën herë barazon 21-21.

Kapiteni Berdica: Vllaznia do shpallet kampione sivjet

0

Finalja e parë e kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Tiranës, që do të luhet të martën në orën 19.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” pritet me mjaft interes në Shkodër. Vllaznia konsiderohet me të drejtë favorite për fitimin e titullit kampion dhe prandja kapiteni I saj Ervin Berdica, në një intervistë për gazetën shkodrasport.com, ka bërë të ditur se ekipi I tij nuk I frikësohet aspak kundërshtarit por vetëm euforisë.

Vllaznia fiton gjysmëfinalen e parë. Mund 80-62 UAT-në

0

Vllaznia në basketboll për meshkuj e ka hedhur hapin e parë drejt finales së kampionatit. Në takimin e parë gjysmëfinale, atë ndaj ekipit të Universitetit Amerikan të Tiranës, të luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, basketbollistët kuqeblu nuk e kanë patur shumë të vështirë të triumfojnë ato nuk kanë luajtur në maksimumin e tyre e kjo u pa qartë në fushë teksa dy periodat e para janë mbyllur, e para në shifrat 24-22 dhe e dyta 15-14. Në këtë mënyrë me vetëm 3 pikë diferencë dy ekipet kanë shkuar në pushimin e ndeshjes ndërkohë që për fatin e ndeshjes do vendoste perioda e tretë e fituar nga Vllaznia 25-11 ndërsa në të katërtën vetëm ruhet diferenca dhe ajo fitohet 16-15 duke bërë kështu që I gjithë takimi të mbyllet me rezultatin 80-62 për Vllazninë që hedh hapin drejt finales.

Vllaznia- UAT, gjysmëfinalja e parë nesër në orën 19.00

0

Kampionati kombëtar I basketbollit ka hyrë tashmë në fazën e tij më interesante. Pas përfundimit të dy fazëve të tij, tashmë nis faza e plej- ofit ku marrin pjesë katër ekipet më të mira të vendit. Nëse për tre të parat nuk ka patur asnjë suprizë teksa janë kualifikuar Vllaznia, Kamza Basket dhe Tirana, për të katërtën ka patur një ndryshim. Pritej që ajo të ishte Apolonia por në fakt është kualifikuar ekipi I Universitetit Amerikan të Tiranës. Ky do të jetë njëkohësisht edhe kundërshtari I Vllaznisë në gjysmëfinale. Ndeshja e parë në mes këtyre dy ekipeve do të luhet në Shkodër pasditen e së premtes.

Vllaznia mund lehtësisht Kamzën, 104-71. 19 fitore në 20 ndeshje

0

Vllaznia në basketboll për meshkuj vazhdon serinë e rekordeve teksa pasditen e së shtunës ka arritur fitoren e 19-të në 20 ndeshjet e luajtura deri tani në kampionat. Fitorja e
djeshme ka qenë e thellë, me rezultatin 104 me 71 dhe ajo merr më tepër rëndësi rëndësi sepse është arritur ndaj rivalit kryesor në luftën për titullin kampion, ekipit të Kamza Basket. Ndeshja ka qenë e dominuar totalisht nga Vllaznia e cila e ka nisur në avantazh që në periodën e parë, të fituar 32 me 19, për të vazhduar me të dytën ku do të fitonte Kamza Basket 24 me 15. U duk se ndeshja do futej në rivalitet megjithatë në dy periodat e tjera Vllaznia dominon dukshëm, 34 me 12 dhe të fundit 23 me 16, duke vulosur rezultatin e përgjithshëm 104 me 71.

Basketbollistët e Vllaznisë vizitë në shtëpinë e fëmijës

0

Basketbollistët e Vllaznisë përveçse fitues në fushën e lojës, kanë treguar se dinë të jenë njerëzor edhe jashtë sportit. Këtë e kanë treguar më së miri edhe me gjestin e bërë pasditen e së enjtes kur të gjithë pjestarët e ekipit, të shoqëruar nga trajneri Bledar Gjeçaj dhe drejtori I klubit Vllaznia Mark Kroqi, kanë qenë të pranishëm në shtëpinë e fëmijës 6-16 vjeç  në Shkodër për t’iu gjendur pranë nxënësve të saj e për t’I treguar se e kanë një vend ku të mbështeten për ingranimin e tyre në jetë. Në shenjë simbolike, atyre u është dhuruar edhe topi I basketbollit.

Vllaznia për meshkuj mund Tiranën 90-75. Tani gati për play- off

0

Vllaznia në basketboll për meshkuj ka arritur një tjetër fitore në kampionat, fitore që ka qenë e 15-ta në 16 ndeshje të zhvilluara deri tani. Pikërisht ky sukses tregon se ky ekip duket në rrugë të mbarë drejt shpalljes kampion I këtij sezoni. Pasditen e së shtunës ai është ndeshur me Tiranën, në ndeshjen e zhvilluar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Ndonëse në fund të takimit është fiksuar rezultati 90 me 73, kuqeblutë nuk e kanë patur të lehtë fitoren sidomos në tre periodat e para ku ka patur shumë rivalitet.

Vllaznia për femra mundet 80- 97 nga Flamurtari

0

Vllaznia në basketboll për femra e ka humbur ndeshjen e rradhës për kampionat, atë të zhvilluar paraditen e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ndaj Flamurtarit të Vlorës. Ky I fundit siç dihet është një nga ekipet më të mira të vendit dhe pretendent absolut për t’u shpallur kampion edhe këtë sezon. Prandaj, në parketin e pallatit të sportit, ka qenë e vështirë për ta rivalizuar atë për vajzat shkodrane. Ata gjithsesi janë përpjekur për të bërë të pamundur ndaj këtij kundërshtari. Në periodën e parë basketbollistet e drejtuara nga trajneri Rajmond Rasha kanë kërkuar të vendosin ata në fushë por Flamurtari ka qenë më I saktë në gjuajtje dhe kjo periodë është mbyllur me fitoren e tij 24 me 16.

Vllaznia s’ ndalet në merkato. Firmos edhe me Bruno Daliun

0

Vllaznia në basketboll për meshkuj duket e vendosur më shumë se kurrë për t’u shpallur kampione e vendit këtë sezon. Ndonëse ajo udhëheq bindshëm në renditje, ndonëse e ka skuadrën e kompletuar me lojtarë cilësorë, ajo ka bërë një tjetër goditje në merkato. Pikërisht dje presidenti I këtij ekipi Sokol Dibra dhe trajneri Bledar Gjeçaj, kanë arritur marrëveshjen me basketbollistin tiranas Bruno Daliu dhe paraditen e sotme eshte firmosur kontrata me te. Ky I fundit deri para pak ditësh ka qenë pjesë e ekipit Bashkimi të Prizrenit dhe tashmë e ka mbaruar kontratën me të. Sipas rregullores së Federatës Shqiptare të Basketbollit, sportistët që vijnë nga jashtë vendit, mund të federohen deri më 31 mars dhe shkodranët duke e shfrytëzuar këtë rregullore, kanë bërë marrëveshjen me Daliun.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI