Bledar Gjeçaj: Vllaznia është në luftë për titull

0

Jemi një skuadër për tit ull kampion”, – këto janë fjalët e para kur takon trajnerin e Vllaznisë në basketboll për meshkuj Bledar Gjeçaj. Në fakt, skuadra shkodrane i ka bërë një nisje mjaft të mirë kampionatit të ri që ka startuar prej tri javësh. Vllaznia ka marrë tri fitore në tri sfidat e para. Shkodranët kryesojnë së bashku me Kamza Basket me 6 pikë në grupin e tyre. Fillimisht Vllaznia mundi Elbasanin në Shkodër, me një fitore mjaft të thellë, por sigurisht takimi i fundit në kampionat përballë Tiranës tregoi se këtë sezon ekipi shkodran është pretendent serioz për titull.

Vllaznia për meshkuj mund edhe Tiranën brenda në kryeqytet

0

Një nisje të shkëlqyer i ka bërë ekipi i basketbollit të meshkujve të Vllaznia këtij kampionati. Pasditen e sotme ai ka fituar edhe ndeshjen e tretë rradhazi por jo vetëm kaq. Kjo fitore ka patur një vlerë më të madhe në krahasim me dy të tjerat sepse është arritur në transfertë dhe për më tepër, ndaj një rivali për titull siç ishte Tirana. Rezultati i fiksuar në fund të takimit të luajtur në palestrën sportive "Fahrije Hoti" ka qenë 78-75 për shkodranët. Trajneri Bledar Gjeçaj është shprehur shumë i kënaqur me arritjen e kësaj fitoreje sepse skuadra po tregon progres nga ndeshja në ndeshje dhe kjo po reflektohet çdo javë.

Vllaznia për femra mundet në shtesë 97-101 në Shkodër nga Tirana

0

Ndeshje me shumë emocione ka qenë ajo e djeshmja zhvilluar në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Tiranës. Loja ka qenë shumë e bukur dhe me rivalitet të forta, e këtë e tregon më së miri edhe faktin se ndeshja ka shkuar në shtesë por në fund kanë triumfuar kryeqytetaset që kanë fituar 101-97. Në fakt ndeshja ka filluar më mirë për Vllazninë e cila ka dominuar në pjesën e parë dhe për rrjedhojë e ka fituar atë me rezultatin 22-15. Në periodën e dytë ka fituar Tirana me një pikë 24-23 por vendaset kanë shkuar në pushim duke udhëhequr me 6 pikë.

Tirana- Vllaznia, nisin duelet e mëdha në kampionatin e meshkujve

0

Kampionati kombëtar i basketbollit të meshkujve tashmë ka hyrë në rrugën e duhur, atë të përballjeve direkte në mes ekipeve pretedente. Vllaznia e ka nisur mirë kampionatin duke i fituar dy ndeshjet e para por këtë javë është përballja e parë e rëndësishme. Ajo që do të luajë në kryeqytet ditën e shtunë me ekipin e Tiranës, i cili edhe ai pretendon titullin kampion këtë sezon. Trajneri Bledar Gjeçaj është i kënaqur me nisjen që ekipi i tij i ka bërë kampionatit megjithatë pret të testojë veten në ndeshjen e së shtunës me bardheblutë.

Vllaznia për meshkuj mund edhe Apoloninë 87-59 në javën e dytë

0

Ekipi i basketbollit të meshkujve ka arritur ta fitojë edhe ndeshjen e dytë të kampionatit, atë të luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të Durrësit ndaj Apolonisë. Siç dihet kjo e fundit në mungesë të një pallati sporti në Fier, i luan ndeshjet e saj në Durrës. Rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje ka qenë 87-59 për Vllazninë. Në këtë mënyrë, djemtë e trajnerit Bledar Gjeçaj arrijnë një tjetër fitore në kampionat pas asaj fitoreje shumë të thellë me 67 pikë diferencë që arritën në javën e parë ndaj Elbasanit. Kësisoj nisja duket e mbarë megjithatë tashmë duhet parë ecuria në javët e ardhshme.

Vllaznia për meshkuj fiton me 67 pikë ndaj Elbasanit

0

Vllaznia për meshkuj e ka nisur me fitore të thellë kampionatin. Në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ndaj Elbasanit në "Qazim Dervishi", djemtë e trajnerit Bledar Gjeçaj kanë fituar thellësisht me rezultatin 114-47. Vetë rezultati tregon se kjo ndeshje nuk ka patur shumë histori përderisa është fituar me 67 pikë diferencë. Në këtë takim kanë luajtur dy nga tre blerjet e fundit të shkodranëve, Gjokoviç dhe Arra ndërsa nuk ka luajtur malazezi Krivokapiç të cilit nuk i ka mbërritur ende dokumentacioni nga skuadra e tij e mëparshme. Periodat kanë patur secila diferencë të madhe dhe konkretisht 29-12 e para, 29-15 e dyta, 31-7 e treta dhe 26- 13 e katërta.

Vllaznia për femra e nis me humbje. Mundet nga Skënderbeu

0

Vllaznia në basketboll për femra e ka nisur me humbje kampionatin. Në ndeshjen e parë, të luajtur pasditen e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ajo është mundur 77 - 72 nga ekip I Skënderbeut. Ndeshja në fakt ka nisur më mirë për vajzat shkodrane. Ato e kanë fituar periodën e parë në shifrat 17-16 dhe po ashtu edhe të dytën me rezultatin 19-17 ndërkohë që e treta do mbyllej në barazim me rezultatin 22-22. Kur pritej që kjo epërsi e krijuar deri në 10 minutëshin e fundit të ruhej, nuk ka ndodhur kështu.

Vllaznia prezanton tre blerjet: Gjokoviç, Krivokapiç dhe Arrën

0
Klubi shumësportësh Vllaznia ka prezantuar paraditen e sotme tre blerjet e bëra nga ekipi I basketbollit të meshkujve. Një prezantim që bëhet një ditë para nisjes së kampionatit kombëtar. Basketbollistët e blerë janë dy malazezët Nikolla Gjokoviç që ka...

Adrian Nexhimi emërohet z/trajner i basketbollit të meshkujve

0

Stafi i ekipit të basketbollit të meshkujve të Vllaznisë plotësohet me një tjetër zëvendëstrajner. Kështu, përkrah Bledar Gjeçajt që është trajner i parë i këtij ekipi, tashmë nuk do jetë vetëm Astrit Zaganjori. Ky siç dihet mban edhe detyrën e inspektorit të lojërave me dorë në këtë klub. Njeriu që do jetë në krah të Gjeçajt, është Adrian Nexhimi, një ish- basketbollist i njohur i kësaj skuadre për vite me rradhë. Prezantimi i tij është bërë ashtu si dhe i tre blerjeve ditën e sotme. Nexhimi kësisoj duke nisur nga ndeshja e parë e kampionatit të meshkujve, ajo me Elbasanin që do të luhet nesër në orën 18.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi, do të jetë në pankinën shkodrane.

Vllaznia në basketboll për të rinj shpallet kampione e Shqipërisë

0
Suksesi i munguar me ekipin e të rriturve, është realizuar me atë të të rinjve të Vllaznisë. Basketbollistë e rinj të Vllaznisë janë shpallur sot pasdite kampionë të vendit për sezonin 2012-13. Ata kanë mundur në ndeshjen finale ekipin...

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI