BASKETBOLL: LIBRI I ARTË I SKUADRAVE KAMPIONE- MESHKUJ

0
Skuadrat kampione (meshkuj) në vite: 1946 17 Nëntori1947 Ylli kuq (Durrës)1948 17 Nëntori1949 Tirana1950 Tirana1951 Partizani1952 Partizani1953 Partizani1954 Partizani1955 Durrësi1956 Partizani1957 Tirana “A”1958 Partizani1959 Partizani1960 Partizani1961 17 Nëntori1962 17 Nëntori1963 17 Nëntori1964 Partizani1965 17 Nëntori1966-1967 Vllaznia1967-1968 Partizani*1968-1969 Partizani1969-1970 Partizani1970-1971...

Vllaznia humbet edhe ndeshjen e tretë. Kamza është kampione

0
Ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj nuk ia ka dalë dot të fitojë as në ndeshjen e tretë finale ndaj Kamza Basket. Ndeshja është luajtur mbrëmjen e sotme në sallën sportive të Kamzës dhe skuadra vendase e ka...

Vllaznia humb edhe gjysmëfinalen e dytë. Titulli tashmë shumë larg

0

Skuadra shkodrane në basketboll për meshkuj është mundur edhe në ndeshjen e dytë të finaleve të play off-it, atë të luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". I mbushur plot e përplot ky impiant sportiv, sërish tifozët e shumtë shkodranë nuk arritën t'i japin mbështetjen e duhur basketbollistëve në fushë dhe për rrjedhojë ishte Kamza Basket ajo që në fund fitoi 76-70 ndaj Vllaznisë. Me fitoren e sotme, rezultati ka shkuar në 2-0 për kryeqytetasit të cilët nëse fitojnë edhe takimin e tretë të martën në Kamëz, do jenë kampionë të vendit pa patur nevojë të luajnë ndeshjen e katërt dhe të pestë.

Vllaznia humbet 76-90 në finalen e parë ndaj Kamza Basket

0
Seria e ndeshjeve finale të kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj ka nisur pasditen e sotme. Takimi i parë është luajtur në sallën sportive të Kamzës në mes ekipit vendas Kamza Basket dhe atij të Vllaznisë. Rezultati përfundimtar i...

Gjeçaj: Sonte bëmë detyrën. Kamza Basket prova jonë e vërtetë

0
Trajneri i Vllaznisë Bledar Gjeçaj është parë tejet i emocionuar në fundin e ndeshjes të mbrëmjes së sotme pas fitores me klubin Tirana. Fitore kjo që e ka kaluar skuadrën e tij në finalen e këtij edicioni. Duke folur...

Vllaznia mund Klubin Tirana 77-66. Finalja i takon kuqebluve

0

Me emocione të shumta megjithatë në fund kanë triumfuar basketbollistët shkodranë. Gjysmëfinalja e tretë e kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj në mes Vllaznisë dhe ekipit të Klubit Tirana është fituar nga e para me rezultatin 77-66. E zhvilluar pasditen e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi", ajo është ndjekur nga një numër i madh sportdashësish që kishin mbushur plot e përplot atë. Ndeshja në fakt nuk ka filluar mirë për djemtë e trajnerit Gjeçaj. Ata duken nervozë në lojën e tyre dhe nga kjo kanë fituar basketbollistët miq. Pas përpjekjesh të vazhdueshme, perioda e parë do të mbyllej në barazim 19-19.

Gjeçaj: Vllaznia gati për të siguruar finalen pasditen e sotme

0

Skuadra e Vllaznisë në basketboll për meshkuj pret e qetë Tiranën me të cilën do të përballet në takimin e tretë të vlefshëm për fazën e “Play Off”. Dy sfidat e para mes këtyre ekipeve kanë përfunduar me nga një fitore për secilën palë. Kjo ka bërë që ekipet të luajnë edhe ndeshjen e tretë gjysmëfinale. Skuadra që fiton takimin e tretë, automatikisht kualifikohet për në finale, ku e pret Kamza. Shkodranët kanë bërë përgatitjet e fundit dhe tashmë janë të gatshëm për përballjen e së premtës që do të zhvillohet në ora 19:00 në pallatin e sportit “Qazim Dërvishi” në Shkodër. Në prag të kësaj sfide, drejtuesit e Vllaznisë shprehen tejet optimist dhe besojnë se do të marrin një fitore. “Është një takim që kërkon vëmendje maksimale sepse kjo është nga ato ndeshje ku nuk lejohen gabimet.

Vllaznia humbet ndeshjen e dytë. Finalja vendoset të premten

0

Vllaznia ne basketboll per meshkuj nuk ka arritur dot te siguroje finalen mbreme ne ndeshjen e dyte ndaj Klubit Tirana. Ne ndeshjen e luajtur ne sallen sportive "Fahrije Hoti", shkodranet jane mundur me rezultatin 79-84, ne nje ndeshje qe ka patur brenda edhe tensionin ne momente te caktuara. Megjithate skuadra e drejtuar nga trajneri Gjeçaj nuk eshte ngjitur ne lartesine e duhur. Ajo nuk e ka nisur mire ndeshjen dhe per rrjedhoje e ka humbur perioden e pare ne shifrat 21-15.

Trajneri Gjeçaj, të tijve: Finalja? Nuk jemi kualifikuar ende

0

Pas fitores në gjysmëfinalen e parë të “play off”-it përballë Klub Tiranës, Vllaznia në basketboll për meshkuj ka nisur përgatitjet për takimin e dytë. Kuqeblutë do të udhëtojnë sot drejt Tiranës, ku pritet të zhvillohet një sfidë mjaft e fortë. Vllaznia e fitoi 78- 66 sfidën e parë dhe tashmë kërkon që të njëjtin sukses ta përsërisë edhe në ndeshjen e dytë për të siguruar kështu kualifikimin në finale. Trajneri i kuqebluve, Bledar Gjeçaj, tha: “Ndeshja e parë ishte e mirë për ne. Arritëm të marrim një fitore që natyrisht vlen shumë. Gjatë gjysmës së parë të lojës ishim më lart se Klub Tirana, ndërsa në dy periodat e fundit kundërshtari u rrit pak, por ne arritëm ta administrojmë takimin.

Vllaznia gati për të kaluar në finale pa nevojën e ndeshjes së tretë

0

 Vllaznia në basketboll për meshkuj ka bërë përgatitjet e fundit për ndeshjen gjysmëfinale të “Play Off” që do ta luaj përballë Tiranës. Skuadra shkodrane të martën ka udhëtuar drejt Tiranës për tu ndeshur atje me këtë ekip. Vllaznia fitoi sfidën e parë në shifrat 78 – 66, takim i luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dërvishi”. Kjo përballje pritet të jetë mjaft interesante e me rivalitet të madh duke qenë se bëhet fjalë për një vend në finale nga ku do të shpallet edhe skuadra kampione e këtij sezoni. Pas fitores në ndeshjen e parë tashmë kuqeblutë kërkojnë që të njëjtin sukses ta përsërisin edhe në përballjen e dytë për të siguruar kështu kualifikimin në finale.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI