Klubi Tirana- Vllaznia, gjysmëfinalja e dytë nesër në kryeqytet

0

Pas ndeshjes së parë të luajtur në Shkodër të premten dhe që u fitua nga vendasit, nesër (e marte) do të luhet ndeshja e dytë e turit gjysmëfinal të play off-it për kampionatin kombëtar të basketbollit për të rritur në mes Klubit Tirana dhe Vllaznisë. Kjo e fundit duket më e qetë në këtë mes pasi e ka fituar ndeshjen e parë megjithatë do të kërkojë që gjithçka ta zgjidhë që sot për të mos e lënë fatin e kualifikimit për në finale për ndeshjen e tretë ditën e premte. Trajneri Bledar Gjeçaj pikërisht këtë do të kërkojë nga skuadra e tij.

Vllaznia fiton gjysmëfinalen e parë me Klubin Tirana, 78-66

0

Ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj e ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale të kampionatit kombëtar, atë të luajtur ndaj ekipit të Klubit Tirana. Ndeshja është zhvilluar pasditen e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" dhe është ndjekur nga një numër i konsiderueshëm tifozësh. Dy pikët e para janë shënuar nga mqtë me anë të Voglit por nuk i ka penguar basketbollistët e Vllaznisë që të marrin frenat e lojës në dorë dhe pa kaluar shumë momente, rezultati do kalonte në epërsinë e tyre. Perioda e parë e kësaj ndeshje do të mbyllej në shifrat 23-9. Shquhen në këtë periodë malazezi Dragiçeviç dhe serbi Kovaç.

Presidenti Dibra: Respekte Klub Tiranës, por sot e mposhtim

0

Pragndeshja e gjysmëfinales së parë të “play off”-it Vllaznia- Klub Tirana në basketboll për meshkuj ka zgjuar interesin e të gjithëve. Ky takim, për vetë rëndësinë që ka, pritet të jetë një ndeshje aq sa e hekurt edhe spektakolare. Vllaznia po stërvitet intensivisht dhe është tepër e përqendruar për të arritur një rezultat pozitiv në sfidën që luhet sot në orën 19:00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Presidenti i Vllaznisë, Sokol Dibra, para kësaj ndeshje jep të gjithë mbështetjen e tij, duke qenë sa më pranë basketbollistëve. Dibra thekson se në këtë takim pret patjetër një fitore nga skuadra e tij.

Gjeçaj: Po bëhemi gati për ndeshjen e së premtes me Tiranën

0

Basketbollistët e Vllaznisë kanë filluar të hyjnë tashmë në përgatitjet e fundit për ndeshjen e rradhës, atë gjysmëfinale të kampionati që do të luajë të premten në orën 19.00 në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" ndaj Klubit Tirana. Stërvitja e çdo dite është shumë intensive, zgjat plot dy orë përveç asaj që zhvillohet paradite. Ajo ndiqet rregullisht edhe nga presidenti i shoqatës së basketbollit Sokol Dibra, inspektori i lojëtarev me dorë pranë klubit Vllaznia Astrit Zaganjori etj. Interesimi është i madh për këto ndeshje, aq sa duhet thënë se prej dy ditësh ka nisur edhe interesimi i sportdashësve për biletat e ndeshjes të së premtes.

Gjysmëfinalja e parë Vllaznia- Klubi Tirana, të premten ora 19.00

0

Ndeshja e parë gjysmëfinale e play off-it të kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj në mes Vllaznisë dhe Klubit Tirana do të zhvillohet ditën e premte datë 12 prill. Klubi shkodran ka caktuar edhe orën e zhvillimit të kësaj ndeshje, që do jetë ora 19.00 në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Në të njëjtën orë madje do jetë edhe ndeshja e dytë, ajo që do të zhvillohet në Tiranë më 15 prill. Lajmi konfirmohet nga drejtuesit e ekipit shkodran të cilët njëkohësisht kanë bërë të ditur se parashikohet një festë e vërtetë të premten pasdite në pallatin e sportit të Shkodrës.

Vllaznia mund edhe Shoqatën Tirana dhe përfundimisht e dyta

0

Vllaznia e ka fituar edhe ndeshjen e fundit të fazës së dytë të kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj. Ajo ka mundur dje në Tiranë me rezultatin 93-68 ekipin e Shoqatës Tirana. Ndeshja ka qenë e dominuar gjatë gjithë kohës nga djemtë e trajnerit Gjeçaj të cilët nuk e kanë vënë asnjëherë në dyshim fitoren në këtë ndeshje. E arritur me 25 pikë epërsi, ajo ka treguar edhe njëherë tjetër formën e mirë që gëzon ekipi shkodran.

Vllaznia humbet me 20 pikë në miqësoren ndaj Ulqinit

0

Ndeshja miqesore ne mes ekipit te Ulqinit dhe Vllaznise e zhvilluar dy nete me pare ne pallatin e sportit te qytetit te Ulqinit, eshte mbyllur me fitoren e skuadres vendase me rezultatin 93-73. Diferenca prej 20 pikesh ka qene e vulosur ne fundin e ndeshjes megjithate duhet thene se ka qene nje takim me shume rivalitet. Trajneri Bledar Gjeçaj ndaj ketij kundershtari ka dashur te shohe gjendjen e skuadres se tij dhe per me teper, t'i pershtatet menyres se te luajturit qe do aplikoje ne ndeshjet e play- off-it.

Vllaznia fiton 83-81 në një ndeshje të fortë me Skënderbeun

0

Luftë e fortë sportive, rivalitet dhe emocione të shumta në përballjen Vllaznia-Skenderbeu në basketboll për femra.  Sfida e luajtur në pallatin e sportit pasditen e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës ka qënë e fundit, ka qënë me të vertetë shumë interesante. Mikeshat e drejtuara nga trajneri I tyre Papa, e ka nisur mjaft mirë teksa fitojnë perioden e parë me shifrat, 19-24. Ndërkohë, vendaset me trajner Rajmond  Rashen, përmbysim gjithçka në perioden e dytë, ku duke e fituar me shifrat 24-14, jo vetem e barazojnë rezultatin, por e mbyllin pjesen e parë në favorin e tyre me rezultatin 43-41.

Vllaznia për të rinj mundet 51-57 nga Partizani në Shkodër

0

Vllaznia në basketboll për të rinj është mundur në ndeshjen e luajtur sot në Shkodër nga Partizani. Rezultati përfundimtar i takimit të luajtur në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" ka qenë 51-57 për miqtë. Në fakt nuk ka qenë një paraqitje e mirë e djemve të drejtuar nga trajneri Roland Koka. Ata vetëm në përfundim të periodës së dytë kanë qenë në avantazh por më tej nuk kanë mundur ta ruajnë dot atë dhe për rrjedhojë e kanë humbur ndeshjen. Perioda e parë është mbyllur me rezultatin 19-13 për Partizanin, ndërkohë në të dytën është Vllaznia që fiton 18-11 dhe në këtë mënyrë gjysma e ndeshjes është mbyllur me 1 pikë në favor të shkodranëve.

Vllaznia prezanton dy blerjet e fundit: Devrnja dhe Jeftiç

0

Vllaznia në basketboll për meshkuj ka bërë sot prezantimin zyrtar të dy blerjeve të saj të fundit, të basketbollistëve serbë Bogoljub Devrnja dhe Nikola Jeftiç. Ka qenë inspektori I lojërave me dorë në klubin Vllaznia Astrit Zaganjori dhe trajneri Bledar Gjeçaj që kanë bërë prezantimin e tyre duke I konsideruar dy  blerje shumë të rëndësishme në prag të nisjes së fazës më të rëndësishme të kampionatit, asaj të plej- ofit. Trajneri I këtij ekipi Bledar Gjeçaj duke folur për gazetën online www.shkodrasport.com, I ka konsideruar dy blerje shumë të rëndësishme ato të bëra së fundi.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI