Vllaznia firmos me dy basketbollistët serbë, Devrnja dhe Jeftiç

0

Ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj e ka bërë realitet edhe marrjen e dy basketbollistëve serbë me të cilët ishte në kontakt dy ditët e fundit. Ditën e sotme, presidenti i shoqatës së basketbollit shkodran Sokol Dibra ka hedhur firmë në kontrata me këta dy basketbollistë. Ashtu siç kemi bërë të ditur ditën e djeshme, bëhet fjalë për Bogoljub Devrnja dhe Nikola Jeftiç. I pari, Devrnja është 33 vjeç dhe i gjatë 2.03 m. Ai ka luajtur deri para pak ditësh me ekipin Inter Bratislava. Ka shumë përvojë dhe për rrjedhojë, me përvojën e tij pritet ta çojë Vllazninë drejt titullit kampion.

Vllaznia pranë marrjes së dy basketbollistëve të tjerë serbë

0

Mund të shkojë në pesë numri i basketbollistëve të huaj tek ekipi i basketbollit të meshkujve të Vllaznisë. Pas largimit të papritur të maqedonasit Markovskit, presidenti i këtij ekipi Sokol Dibra ka kërkuar ta plotësojë menjëherë këtë boshllëk teksa ka hyrë në tratativa me të tjerë lojtarë. Për këtë arsye, kanë mbërritur sot në Shkodër dhe kanë filluar stërvitjen me Vllazninë edhe dy basketbollistë të tjerë serbë. Bëhet fjalë për Bogoljub Devrnja dhe Nikola Jevtiç. I pari duket një lojtar shumë cilësor. Ai vjen nga ekipi i Inter Bratislavës me të cilin ka luajtur brenda pak ditësh dhe pritet të shihet nëse do bjerë dakord me drejtuesit e Vllaznisë për kushtet e kontratës.

Vllaznia mund edhe Apoloninë 103-87. Tani gati për play- off

0
Ekipi I basketbollit të meshkujve të Vllaznisë ka arritur një tjetër fitore në kampionat. Këtë herë ndaj Apolonisë së Fierit me rezultatin 103 - 87. Ndeshja është luajtur pasditen e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe...

Maqedonasi Markovski ikën nga Vllaznia. Prish planet e Gjeçajt

0
Nëse volejbolli ka nisur dhe po zhvillon ndeshjet gjysmëfinale të plej-ofit, basketbolli ende është në fazën e dytë të kampionatit. Megjithatë, vetëm dy javë nisjes së ndeshjeve më të rëndësishme të kampionatit, për ekipin e basketbollit të meshkujve të...

Vllaznia mundet nga Kamza Basket 79-90. Gjokoviç shënon 35 pikë

0

Pritej ndoshta edhe fitorja e Vllaznisë në ndeshjen e sotme në Tiranë ndaj ekipit Kamza Basket por nuk ka ndodhur kështu. Kjo e fundit ka vazhduar serinë e fitoreve në kampionat duke arritur atë të rradhës teksa ka mundur edhe rivalin kryesor në luftën për titull. Rezultati përfundimtar i fiksuar në fund të 40 minutave të lojës ka qenë 90-79 për Kamza Basket. Ndeshja nuk ka filluar shumë mirë për shkodranët që e kanë humbur periodën e parë në shifrat 16-27 megjithatë në të dytën ndryshojnë gjithçka dhe për rrjedhojë e kanë fituar atë me rezultatin 27-14.

Kamza Basket- Vllaznia nesër në orën 19.00 në “Asllan Rusi”

0

Pas ndeshjes spektakolare të zhvilluar javën e kaluar ndaj klubit Tirana, ekipi i basketbollit të meshkujve të Vllaznisë do të ketë këtë javë një tjetër përballje shumë interesante. Mbrëmjen e së premtes, në orën 19.00, në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, ai do të ndeshet me ekipin kryesues të kampionatit, Kamza Basket. Ndeshja do të jetë e vlefshme për kampionatin dhe pritet një sfidë shumë e fortë. Drejtuesit e Vllaznisë janë të bindur se mund t’ia dalin të mundin edhe skuadrën e cila nuk njeh humbje ende në këtë kampionat.

Vllazni e frikshme. 60 nga 108 pikët, të realizuar me trepikësha

0

Ka qenë vërtetë një Vllazni "e frikshme" ajo e së shtunës në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" në ndeshjen e kampionatit ndaj ekipit të Klubit Tirana. Nga 108 pikët që ka realizuar ekipi shkodran, 60 prej tyre, pra më shumë sesa gjysma, kanë ardhur nga gjuajtjet për tre pikë. Rrallë ndodh që një ndeshje basketbolli të fitohet kryesisht nga gjuajtjet jashtë zone. E ka bërë Vllaznia këtë gjë sepse basketbollistët e saj kanë realizuar plot 20 gjuajtje të sakta për 3 pikë. Një mesatare natyrisht e lartë. Por të mos harrojmë se ka patur një tjetër mesatare të lartë në këto gjuatje.

Astrit Zaganjori: Vllaznia është në rrugën drejt titullit

0

Mbrëmjen e së shtunës është entuziasmuar së tepërmi. Astrit Zaganjori ka qenë ndër kampionët e fundit vite më parë me Vllazninë dhe që atëherë në Shkodër nuk ka mbërritur më asnjë titull kampion për basketbollin. Mund të vijë këtë vit ndoshta. Para disa vitesh ka qenë sportist ndërsa sot mban postin e inspektorit pranë klubit shumësportësh Vllaznia por edhe rolin e ndihmësit të trajnerit Gjeçaj. Ai në ndeshjen ndaj Klubit Tirana ka përjetuar shumë emocione dhe pas ndeshjes është shprehur kështu për gazetën online www.shkodrasport.com kur ka thënë:

Vllaznia për femra mundet 71-86 nga Klubi Tirana për kampionat

0

Ndryshe nga ekipi i meshkujve, ai i femrave i Vllaznisë nuk ka arritur të fitojë ndaj ekipit të klubit Tirana në ndeshjen e rradhës për kampionat. Kjo ndeshje është luajtur pasditen e sotme dhe është fituar nga ekipi kryeqytetas me rezulttin 86-71. Ndeshja ka filluar më e mirë për vajzat bardheblu që kaën fituar periodën e parë në shifrat 18-12. Në periodën e dytë, vajzat shkodrane mundohen të reagojnë disi por e kanë të vështirë të barazojnë dhe për rrjedhojë  epërsia thellohet teksa edhe perioda e dytë fitohet nga Klubi Tirana me rezultatin 25-18.

Vllaznia spektakël në “Qazim Dervishi”. Mund 108-66 Tiranen

0
Ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj ka dhuruar spektakël pasditen e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Në prani të një numri të madh sportdashësisht, basketbollistët shkodranë të drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj kanë nxjerrë një ndeshje...

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI