Vllaznia e humb ndeshjen e prapambetur ndaj Kamza Basket
Skuadra shkodrane e basketbollit për meshkuj nuk ka mundur të bëjë dot asgjë për ta fituar ndeshjen ndaj Kamza Basket e luajtur sot pasdite në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" të qytetit të Shkodrës. Kjo ndeshje ka qenë e prapambetur për javën e shtatë të kampionatit ngaqë ajo ishte për t'u luajtur të shtunën që shkoi por për arsye atmosferike u pat shtyrë. Në takimin e sotëm, që në periodën e parë u vërejt dominimi i basketbollistëve të Kamzës. Ata e mbyllën 10 minutëshin e parë në shifrat 22-9 në favor të tyre. Kaq mjaftoi për të kuptuar se Vllaznia e trajnerit Gjeçaj do ta kishte të vështirë për të kërkuar fitoren në këtë ndeshje.
Vllaznia për të rinj humbet ndaj Superior Klima
Ekipi i të rinjve të Vllaznisë në basketboll e ka humbur edhe ndeshjen e javës së tretë të kampionatit. Këtë herë ata janë ndeshur sërish me një rival të fortë për titullin kampion, pikërisht Superior Klima. Rezultati përfundimtar i ndeshjes së luajtur në Tiranë ka qenë 62-55 për ekipinprivat kryeqytetas. Shkodranët e drejtuar nga trajneri Roland Koka nuk kanë bërë një paraqitje dhe aq të mirë sa mendohej edhe për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të ndonjërit prej titullarëve të tyre.
Vllaznia- Kamza Basket, shtyhet ndeshja e meshkujve
Ndeshja e vlefshme për kampionatin kombëtar të basketbollit të meshkujve në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Kamza Basket e planifikuar për sot pasdite në orën 17.00 në pallatin e sportit "Qazim Dervishi", nuk do të zhvillohet. Drejtuesit e dy ekipeve kanë rënë dakord ta shtyjnë këtë ndeshje si rrjedhojë e kushteve të rënduara atmosferike. Për rrjedhojë, ekipi i Kamzës nuk e ka marrë fare rrugën për në Shkodër. Dikush mund të thotë se bora e rënë nuk ndikon në pallatin e sportit që është i mbuluar por lagështira e madhe që mbizotëron në ambjentet e tij, e bën të pamundur zhvillimin e ndeshjes në kushte normale.
Vllaznia për femra humbet me Apoloninë 65-80
Skuadra shkodrane e Vllaznisë në basketboll për të rritura, e ka humbur edhe ndeshjen e rradhës. Atë që ka luajtur pasditen e sotme ndaj Apolonisë së Fierit. Ndeshja në fakt nuk është zhvilluar në Fier por në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të Durrësit.Ajo është dominuar gjatë gjithë kohës nga vajzat fierake që nuk e kanë vënë asnjëherë në dyshim fitoren. Rezultati përfundimtar i arritur në përfundim të ndeshjes ka qenë 80-65. Apolonia vetëm pak ditë më parë fitoi Kupën e Shqipërisë dhe është aktualisht ndër skuadra më të mira të basketbollit të femrave në vendin tonë.
Dy humbje për ekipet e të rinjve të Vllaznisë në javën e tretë
Java e tretë e kampionatit kombëtar të të rinjve, nuk ka qenë e mbarë për ekipin e të rinjve dhe të rejave të Vllaznisë. të dy ato, i kanë humbur ndeshjet e rradhës teksa kanë luajtur në tranasfertë, djemtë në Tiranë dhe vajzat në Vlorë. Më interesante ka qenë ndeshja e djemve Virtus Tirana- Vllaznia. Ka patur një rivalitet të fortë gjatë gjithë ndeshjes edhe për faktin se të dy ekipet i kishin fituar ndeshjet e para dhe ishin me pikë të barabarta në krye të renditjes. Vllaznia në fakt ka qenë shumë pranë fitores madje ka udhëhequr deri në shifrat 57-50 por këtu ajo gabon në lojën e saj dhe pas barazimit të rezultatit në 59-59, ka qenë Virtus Tirana që ka shënuar dy pikët e fitore dhe ka fituar krejt ndeshjen me rezultatin 61-59.
Vllaznia për meshkuj mund një rival direkt, Teutën 64-63
Skuadra e Vllaznisë në basketboll për meshkuj ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj Teutës, njërës prej rivaleve të saj. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ka qenë shumë i ngushtë, 64-63 në favor të shkodranëve. Ndeshja është luajtur në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" dhe është ndjekur nga një numër i konsiderueshëm tifozësh që kanë patur mundësi të shohin një rivalitet të bukur mes dy ekipeve. Kanë qenë vendasit ata që kanë fituar periodën e parë në shifrat 19-16. U duk se do ishin ata që do udhëhiqnin lojën vazhdimisht por nuk ndodh kështu teksa miqtë nga Durrësi, në periodën e dytë luajnë më mirë dhe e fitojnë atë me rezultatin 21-15.
Vllaznia për femra mundet nga Kamza Basket 63-82
Pasditen e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" të qytetit të Shkodrës është luajtur ndeshja e vlefshme për javën e parë të fazës së dytë të kampionatit kombëtar të basketbollit për femra në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Kamza Basket. Vajzat shkodrane nën drejtimin e trajnerit Rajmond Rasha shpresonin tek një sukses i mundshëm në këtë ndeshje në mënyrë që ata të kishin shanset e tyre për një vend në katërshen e ekipeve më të mira, por nuk ka ndodhur kështu. Miket të drejtuara nga trajneri i tyre, shkodrani Zenel Vekshari e kanë filluar ndeshjen duke e udhëhequr që në fillim atë dhe e kanë mbyllur periodën e parë në shifrat 23-14 në favor të tyre.
Suad Preza, 18 vjeçari shkodran që po spikat në basketbollin italian
Shkodra njihet për talentet e sajnë të gjitha sportet jo vetëm brenda por edhe jashtë saj. Shkodranët kudo në botë nderojnë vendin e tyre duke ndër sportistët më të talentuar. I tillë është një prej tyre në shtetin fqinj të Italisë. Quhet Suad Preza. është vetëm 18 vjec dhe luan me një nga ekipet italiane të basketbollit. Aktivizohet me skuadrën e Pratos që bën pjesë ne regjionin e Toskanës. Prej 9 vitesh luan me këtë skuadër. Aktualisht ai luan me ekipin e të rinjve të Pratos ndërkohë që duke parë talentin e tij është thirrur nga trajneri i ekipit të parë dhe aktualisht stërvitet aty me shpresën që shumë shpejt të jetë pjesë e skuadrës së parë për të dhënë kontributin e tij. Preza është një nga basketbollistët më të talentuar të asaj zone dhe si i tillë, për të kanë shkruar mediat italiane.
Trajneri Koka: Absurde! S’kemi vend për t’u stërvitur
Kampionati ka nisur mbarë për ekipin e basketbollit të të rinjve të Vllaznisë teksa në dy ndeshjet e para ka arritur dy fitore. Skuadra kampione në fuqi e vendit, në këtë mënyrë edhe tani mban vendin e parë në renditje. Por trajneri i këtij ekipi, Roland Koka është shumë i shqetësuar nga një fakt: mungesa e një ambjenti për stërvitje. Këtë problem të tij, ai e ka ngritur me forcë edhe në prononcimin e tij për gazetën shkodrasport.com kur ka thënë: "Ne vazhdojmë të kemi rezultate të mira. Jemi ekipi kampion në fuqi, vjet kemi dalë nënkampion dhe prej shtatë vitesh që unë jam në drejtimin e këtij ekipi asnjëherë nuk kemi rënë poshtë vendit të tretë. Por më shqetëson jashtëzakonisht shumë një problem: Nuk kemi vend për t'u stërvitur.
Anullohet miqësorja e basketbollit Vllaznia- Trepça
Duhej të luhej pasditen e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" të Shkodrës miqësorja e basketbollit të ekipeve të meshkujve të Vllaznisë dhe Trepçes së Kosovës, por nuk do ndodhë kështu. Kanë qenë mesa duket drejtuesit e ekipit kosovar që kanë ndryshuar planet e tyre dhe prandaj ata nuk do vijnë në Shkodër për ta zhvilluar këtë ndeshje. Ishte menduar të ishte një ballafaqim interesant mes djemve të rinj shkodranë dhe pjestarë të ekipit që udhëheq kampionatin e Kosovës, në rradhët e të cilit ka edhe basketbollistë amerikanë.