Vllaznia për të rinj fiton thellësisht ndaj Elbasanit
Ekipi i të rinjve të Vllaznisë në basketboll, ka fituar edhe në javën e dytë të kampionatit. Këtë herë ajo ka sfiduar ekipin e Elbasanit të cilin e ka mundur thellësisht në shifrat 77-40. Ndeshja eluajtur në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" është kontrolluar vazhdimisht nga djemtë e rinj shkodranë. Perioda e parë e kësaj ndeshje është fituar nga Vllaznia 28-12 e kjo epërsi është thelluar edhe më tepër në të dytën ku rregjistrohen shifrat 22-14. Duket qartë se ndeshja e ka tashmë fituesin e saj dhe prandaj trajneri Roland Koka ka aktivizuar të gjithë lojtarët e stolit. Edhe me to, epërsia thellohet teksa perioda e tretë mbyllet 12-6, ndërsa e katërta mbyllet 15-8 dhe në këtë mënyrë e gjithë ndeshja është mbyllur 77-40.
Vllaznia humb në gjysmëfinale ndaj Kamza Basket
Ekipet e Vllaznisë e nisin me fitore kampionatin e të rinjve
Dy ekipet e të rinjve të Vllaznisë në basketbol, ato për të rinj dhe për të reja, e kanë nisur kampionatin e sivjetëm me fitore. Ekipi i të rinjve, i drejtuar nga trajneri Roland Koka ka arritur të fitore në Tiranë ndaj ekipit ABC Valbona me 21 pikë diferencë ose më saktësisht, 40-61. Ky ekip është kampion në fuqi i vendit dhe sigurisht që do të kërkojë ta mbrojë këtë titull edhe sivjet. Edhe ekipi i të rejave me trajnere Afërdita Rakajn, e ka nisur me fitore kampionatin.
Vllaznia në gjysmëfinale të Kupës ndaj Kamza Basket
Gjeçaj: Vllaznia s’ka financa të marrë asnjë sportist në merkato
Gridi Sokoli oferta nga kampionati kosovar
Basketbollistja më e mirë e ekipit të basketbollit të femrave të Vllaznisë, pikërisht Gridi Sokoli, ka marrë një ofertë për të luajtur në kampionatin kosovar. Të interesuar për këtë sportiste duket se janë drejtuesit e ekipit Liria e Prizrenit. Njëri prej drejtuesve të lartë të tij mendohet që gjatë këtyre ditëve të mbërrijë në Shkodër për të biseduar konkretisht me Sokolin për kontratën dhe mundësinë e firmosjes me ta. Ende nuk ka një prononcim të vetë kësaj basketbollisteje nëse është e interesuar apo jo për lëvizje megjithatë me shumë mundësi ajo mund të realizohet.
Vllaznia për meshkuj “dërrmohet” nga Tirana
Ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj është mundur me 30 pikë diferencë nga Tirana në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" të qytetit të Shkodrës. Shkodranët e trajnerit Bledar Gjeçaj nuk kanë mundur të bëjnë asgjë më shumë ndaj ekipit më të mirë të vendit. Vllaznia ka rivalizuar vetëm në 10 minutat e para të ndeshjes që janë fituar nga tiranasit 17-14.
Koka: Nuk e dimë kur do nisë kampionati i të rinjve
Viti 2011 po mbyllet dhe ekipet e të rinjve të basketbollit ende nuk e dinë se kur do ta nisin kampionatin e tyre. Kjo situatë ka sjellë një rrëmujë të vërtetë e për më tepër po u shkakton jo pak probleme edhe trajnerëve që merren me stërvitjen e këtyre ekipeve. Kështu i ndodh edhe trajnerit të të rinjve të Vllaznisë Roland Koka. Duke folur për gazetën sportive online "Shkodra Sport.com" ai është shprehur: "Kjo vonesë e nisjes së kampionatit ka krijuar jo pak probleme për ne sepse sportistët pa ndeshje është e vështirë t'i mbash. Janë të rinj dhe kur nuk luajnë, ata preferojnë edhe ta lënë sportin.
Vllaznia për meshkuj fiton në Vlorë 73-70
Një tjetër fitore ka arritur ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj. Ai ka luajtur sot në Vlorë ndaj Flamurtarit vendas dhe ka fituar me rezultatin 73-70. Sipas informacionit që mbërrin nga ana e trajnerit të këtij ekipi Bledar Gjeçaj, ka qenë një ndeshje shumë e fortë e për rrjedhojë takimi i rregullt është mbyllur në shifra të barabarta, çka i ka detyruar të dy skuadrat të shkojnë në shtesë.