Vllaznia për femra, vjen suksesi i parë

0

Vetëm 4 minuta i kanë mjaftuar Vllaznisë në basketbollin e femrave për të arritur një fitore. Për vajzat kuqeblu është suksesi i parë këtë sezon pas tre ndeshjesh të luajtura. Femrat e basketbollit në duelin e tyre të tretë kanë fituar në transfertë. Vllaznia ka arritur të marrë një fitore në shifrat 77 – 100. Në fakt nga rezultati përfundimtar diferenca është e konsiderueshme prej 23 pikësh duke qenë se ndeshja luhej në transfertë, por kjo shkëputje ka ndodhur vetëm në momentet e fundit të lojës.

Vllaznia mund 77-61 ekipin e UAT-së

0

19 - 13, 24-18, 17 – 12,17 – 18

Vllaznia: Bërdica, Halluni, Gjoka, Nexhimi, Ndoja Tr: B. Gjeçaj (u aktivizuan: Shestani, Huti, Bekteshi)

UAT: Xheka, Selamaj, Mustafa, Ismeti TR: A. Fagu (u aktivizuan: Mileti, Prexha)

Vllaznia në basketboll për meshkuj ndeshjen e parë brenda fushe u ka dhuruar një fitore tifozëve të saj këtë sezon. Shkodranët në javën e tretë të Kampiontit kanë arritur të fitojnë ndaj Universitetit Amerikan të Tiranës (UAT) me rezultatin e përgjithshëm 77-61.

Kampionatet e basketbollit nuk luhen as të dielën

0

Duhej të luheshin nesër ndeshjet e rradhë të kampionatit kombëtar të basketbollit si për femra ashtu edhe për meshkuj, megjithatë nuk do ndodhë kështu. Sekretari i Federatës Shqiptare të Basketbollit, shkodrani Korab Llazani ka bërë të ditur për www.shkodrasport.com se ndeshjet nuk do luhen këtë të dielë.

Shtyhen kampionatet e basketbollit për të dielën

0

Duhej të luheshin nesër ndeshjet e rradhës të kampionatit kombëtar të basketbollit si për të rritur ashtu edhe për të rritura, por vendimet e Federatës Shqiptare të Basketbollit kanë qenë për t'u shtyrë për një ditë më pas. Që do të thotë se të gjitha ndeshjet do luhen të dielën. Arsyeja e kësaj shtyrje ka të bëjë me ditën e zisë që është shpallur për shkak të ndarjes nga jeta të pretendentit për fronin Mbretëror të shqiptarëve, Leka Zogu I.

Ekipi i vajzave mundet me 9 pikë nga Apolonia

0

 Skuadra e Vllaznisë në basketboll për femra ka humbur ndeshjen e radhës. Shkodranet janë mundur nga skuadra e Apolonisë me rezultatin 54-63. Vajzat kuqeblu nuk kanë patur forcën e duhur për të ndalur kundërshtarin. Nga ana tjetër skuadra e Fierit ka administruar pjesën më të madhe të takimit duke e merituar fitoren. Ndeshja është luajtur në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" në Shkodër.

Vllaznia e nis me fitore kampionatin. Fiton në Durrës ndaj Teutës

0

Pritej të ishte shumë e vështirë ndeshja e ekipit të Vllaznisë në Durrës ndaj Teutës por në fakt paraqitja e ekipit shkodran në këtë ndeshje ka qenë shumë e mirë. Ai ka fituar 58-51 duke e nisur kampionatin kësisoj me fitore.

Meshkujt Teuta- Vllaznia, femrat Kamza Basket- Vllaznia

0

Më në fund do të nisin kampionatet kombëtare të basketbollit për meshkuj dhe femra. Federata Shqiptare e Basketbollit është kujtuar mesa duket se po mbyllet viti 2011 dhe kampionatet nuk kanë nisur. Për rrjedhojë, është rënë dakord që kampionatet të nisin këtë të mërkurë.Ndërkohë ekipet e Vllaznisë do luajnë pak më vonë. Meshkujt do luajnë ndeshjen e parë në Durrës ndaj Teutës ditën e premte në orën 18.00 ndërsa femrat ditën e dielë në orën 16.00.

Faslija paguan “gjobën dhe ikën nga Vllaznia tek Kamza

0

Odisea mes basketbollistit të Vllaznisë Herion Faslija dhe drejtuesve të "Sport Klub Vllaznia" tashmë ka marrë fund. Shkodrani më në fund ka paguar gjobën prej 1.5 milionë lekësh të vjetra për të qenë një basketbollit i lirë. Deri tani Faslija ishte nën kontratë me kuqeblutë e basketbollit por pak kohë më parë atij, akoma pa filluar kampionati, i erdhi një ofrtë nga "Kamza Basket". Oferta iu bë pasi kishte firmosur për Vllazninë. Kur kërkoi largimin drejtuesit e shumësportëshit nuk i dhanë "ok-in" për të ikur nga Shkodra pa derdhur në Klub gjobën e parashikuar për prishjen e njëanshme të kontratës.

Rasha: Absurde shtyrja sërish e kampionatit

0

Në Shkodër kanë qenë gati për nisjen e kampionatit kombëtar të basketbollit si për femra ashtu edhe për meshkuj. Por shtyrja e tyre edhe për të paktën një javë, u ka prishur jo pak humorin sportistëve dhe trajnerëve të tyre. Për trajnerin e ekipit të femrave të Vllaznisë Rajmond Rasha, të tilla shtyrje janë absurde. "Nuk janë aspak normale që kampionatet shtyhen në një mënyrë të tillë.

Basketboll- Kampionati shtyhet sërish

0

Pritej që të niste këtë fundjavë kampionati kombëtar I basketbollit si për meshkuj ashtu edhe për femra por nuk do ndodhë kështu. Të paktën edhe për një javë tjetër kjo nuk do të ndodhë. Kjo ngaqë Federata Shqiptare e Basketbollit ka probleme me pagesat e gjyqtarëve që nuk pranojnë të fillojnë kampionatin pa u paguar për detyrimet e mëparshme.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI