Boksierët tanë gati për të synuar “Gongun e Artë”

0

Kombëtarja e boksit, pak ditë pas pjesëmarrjes në turneun “Adem Jashari” që u zhvillua në Prishtinë ka udhëtuar për në Shkup, aty ku këtë fundjavë do të zhvillohet turneu tjetër ndërkombëtar, ai i “Gungut të Artë”. Në këtë turne, Shqipëria do të përfaqësohet me boksierët Ardit Murja (pesha 56kg), Krenar Zeneli (pesha 60kg), Indrit Sokoli (pesha 64kg), Arjon Kajoshi (pesha 75kg), Bekim Vjerdha (pesha 81kg) dhe Emiliano Xhediku (pesha 91kg).

Kombëtarja e boksit drejt Shkupit. Gjoni: Synojmë sërish vende të para

0

Kombëtarja shqiptare e boksit, me pesë sportistë në rradhët e tij, është nisur paraditen e së enjtes drejt Maqedonisë për të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Gongu I Artë” që zhvillohet këtë fundjavë në Shkup. Para nisjes, trajneri Zef Gjoni në një prononcim për "Shkodra Sport" është shprehur entuziast për një tjetër paraqitje positive të boksierëve edhe në këtë turne ndonëse ai do të jetë edhe më I fortë se “Adem Jashari” I Prishtinës ku morën pjesë javën e kaluar.

Kajoshi, Zeneli e Murja të arta. Shqipëria ekipi më i mirë në “Adem Jashari”

0

Tre boksierë të kombëtares shqiptare dhe pikërisht Arjon Kajoshi, Krenar Zeneli dhe Ardit Murja, kanë zënë vende të para dhe kanë merituar medaljet e arta në turneun "Adem Jashari" që u zhvillua dje dhe sot në Prishtinë të Kosovës. Por jo vetëm kaq. Boksi shqiptar ka patur të tjera suksese. Kombëtarja jonë me tre vende të para, më shumë se gjithë ekipet e tjera, ka zënë vendin e parë dhe është vlerësuar si ekipi më i mirë i këtij turneu ndërkombëtar.

Zef Gjoni: Me Kajoshin e Zenelin synojmë vende të para në Kosovë e Maqedoni

0

Dy boksierët e Vllaznisë dhe të kombëtares shqiptare, Arjon Kajoshi dhe Krenar Zeneli, do të synojnë fitimin e vendeve të para si në turneun “Adem Jashari” që zhvillohet këtë fundjavë në Prishtinë të Kosovës ashtu edhe në “Gongun e Artë” që do të zhvillohet javën e ardhshme në Shkup të Maqedonisë. Është trajneri i kombëtares tonë Zef Gjoni ai që në një intervistë për "SHKODRA SPORT" shprehet i bindur në suksesin e këtyre dy sportistëve.

Kajoshi e Zeneli do marrin pjesë në turneun “Adem Jashari” në Kosovë

0

Dy boksierë të ekipit të Vllaznisë, pikërisht Arjon Kajoshi dhe Krenar Zeneli do të marrin pjesë në turneun ndërkombëtar "Adem Jashari" që zhvillohet këtë fundjavë në Prishtinë të Kosovës. Ata kanë kohë që përgatiten për këtë aktivitet teksa nuk e kanë ndërprerë për asnjë moment stërvitjen që prej përfundimit të kampionatit kombëtar kur të dy u shpallën kampionë të vendit.

Boksierja e parë shqiptare Elsidita Selaj, apel për 6 mijë euro: Dua të jem...

0

Elsidita Selaj është boks ierja e parë shqiptare femër që ka marrë pjesë në një turne ndërkombëtar të zhvilluar në Sofje të Bullgarisë. Selaj arriti që, në përfundim të këtij turneu, të renditet në vendin e tretë duke marrë medaljen e bronztë dhe ngritur lart flamurin shqiptar në këtë event mjaft të rëndësishëm për këtë lloj sporti. Pas suksesit të arritur, ajo tregon se ka dhe një ëndërr të madhe.

Elsidita Selaj përballë një boksiereje indiane në turneun e Bullgarisë

0

Boksi shkodran përveç triumfit të padiskutueshëm në arenën kombëtare prej 26 vitesh, po i dhuron boksit shqiptar edhe një tjetër risi. Për herë të parë në historinë e tij, një boksiere shkodrane, pikërisht Elsidita Selaj do të marrë pjesë në një turne ndërkombëtar që ka nisur sot në Sofje të Bullgarisë duke përfaqësuar kësisoj Shqipërinë në mes 21 shteteve pjesmarrëse me një total prej 140 boksieresh.

Vllaznia në boks fiton titullin kampion edhe me 18 vjeçarët

0

Boksierët e Vllaznisë "rrëmbejnë" edhe një tjetër titull kampion. Këtë herë atë të 18 vjeçarëve. Verdikti është dhënë pas përfundimit të finaleve të këtij kampionati që u zhvillua për dy ditë me rradhë në Shkodër dhe që përfundoi pasditen e sotme me kurorëzimin e shkodranëve. Ata kanë shpallur pesë boksierë kampionë në peshat respektive dhe për këtë arsye, kanë merituar edhe kupën e ekipit kampion.

Sermi: Vllaznia synon titullin edhe me boksierët 18 vjeçarët

0

Të dielen pasdite në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" do të nisë kampionati kombëtar i boksit për të rinj. Një kampionat që pritet me interes dhe mendohet që të ketë rivalitet sidomos në mes Vllaznisë dhe ekipit privat kryeqytetas Arena. Trajneri i ekipit shkodran Jozef Sermi në një prononcim për gazetën "Shkodra Sport" do të shprehej kështu në lidhje me këtë kampionat:

Shkodra mirëpret edhe kampionatin e boksit për 18 vjeçarët

0

Pas organizimit shumë të mirë që i bëri kampionatit kombëtar të të rriturve pak kohë më parë, Federata Shqiptare e Boksit i ka besuar Shkodrës organizimin edhe të kampionatit të 18 vjeçarëve. Në fakt plani nuk ka qenë kështu. Drejtuesit e Federatës kishin zgjedhur Tiranën për zhvillimin e tij por në kryeqytet duket se nuk preokupohet askush për boksin.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI