Historike! Një boksiere shkodrane do marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik

Më 16 tetor në Sofje të Bullgarisë do të zhvillohet Kampionati Ballkanik i boksit për femra. Për herë të parë në një aktivitet të tillë do të përfaqësohet edhe Shqipëria me një sportiste dhe kjo padyshim që përbën një risi për boksin shqiptar. Nëse deri më tani jemi përfaqësuar vetëm me meshkuj, tashmë do të matemi me vendet e tjera edhe me femrat.
Risia: Shqipëria ka tashmë edhe një boksiere. Ajo është nga Shkodra

Shqipëria tashmë nuk do të ketë më vetëm boks meshkujsh. Janë edhe femrat që do të ngjiten në ring, madje jo vetëm sa për shoë, por për të përfaqësuar denjësisht vendin tonë edhe në arenën ndërkombëtare. E para femër që e ka ndërmarrë një inisiativë të tillë është një shkodrane.
Jetmir Kuçi: Vllaznia shkruan historinë, Tirana shkruan librat

Pak ditë më parë, Vllaznia në boks arriti një sukses historik: Festoi titullin e 21-të kampion. Padyshim që kjo është një arritje e madhe për këtë ekip dhe boksin shkodran në tërësi sepse tregon dominimin absolut të tij karshi ekipeve të tjera. Interesant është se në ditën e zhvillimit të finaleve, një veteran i boksit, Et'hem Ibrahimi u dhuroi të gjithë kampionëve librat e shkruar prej tij që flisnin për historinë e boksit shqiptar në vite.
E veçantë: Babai shpallet kampion, por shikoni çfarë bën i biri

Pak ditë më parë në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" ka ndodhur një ngjarje e veçantë gjatë zhvillimit të ndeshjeve finale të kampionatit kombëtar të boksit. Në ring zhvillohej një ndeshje shumë e bukur por ndërkohë në rradhët e tifozëve të pranishëm ka patur edhe nga ata që nuk e kanë patur mendjen tek kjo sfidë.
Zef Gjoni: 21 tituj kampionë? Nuk do ndalem këtu

Mbrëmë bashkë me sportistët e tij por edhe kolegët trajnerë, ka festuar titullin e 21-të kampion të Shqipërisë. Zef Gjoni është ndjerë i lumtur. Më shumë se kurrë në karrierën e tij. Sigurisht që kaq shumë tituj një trajner nuk i ka fituar kurrë dhe prandaj ai është edhe më i veçantë se të tjerët.
Historike: Vllaznia në boks kampione për herë të 21-të

Një sukses vërtetë historik. Vllaznia në boks mbrëmjen e sotme është shpallur për herë të 21-të kampione e Shqipërisë. Më shumë se kushdo tjetër në këtë sport. Më shumë se çdo sport tjetër në Shkodër. Dhe për më tepër nëse sportistët protagonistë të gjithë këtyre sukseseve kanë kaluar në vite, vetëm njëri është aty, pa lëvizur asnjëherë.
Nis kampionati i boksit. Vllaznia fiton pesë gjysmëfinale

Pesë boksierë të Vllaznisë kanë arritur të fitojnë në ndeshjet gjysmëfinale të kampionatit, të zhvilluara pasditen e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" duke siguruar kualifikimin për në finalet e nesërme. Krenar Zeneli në peshën 60 kg ka fituar ndaj Llambi Lamajt të Apolonisë për tërheqje të këtij të fundit.
Kampionati boksit reduktohet në dy ditë. Nis nesër sepse ka më pak sportistë

Duhej të niste pasditen e sotme në orën 17.00 por kampionati kombëtar i boksit për të rritur do të startojë pasditen e së enjtes. Arsyeja është e thjeshtë: Numri i sportistëve pjesmarrës është më i vogël nga sa mendohej dhe për këtë arsye, nuk do të jetë e nevojshme zhvillimi i kampionatit në tre ditë.
Vila: Objektivi i Vllaznisë dihet, synojmë titullin e 21-të

Pasditen e së mërkurës në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" do të nisë kampionati i 26-të kombëtar i boksit për të rritur. Një aktivitet që pritet me interes në Shkodër sepse Vllaznia synon të fitojë titullin e 21-të kampion të vendit. Një nga trajnerët e këtij ekipi, Lazarin Vila një prononcim për "SHKODRA SPORT" shpreh bindjen e plotë se ky objektiv do të realizohet.
Kryebashkiakja Ademi takon boksierët e Vllaznisë para kampionatit

Pasditen e sotme, pikërisht një ditë para nisjes së kampionatit, boksierët e Vllaznisë kanë patur një mysafire speciale, pikërisht kryebashkiaken e Shkodrës, zj. Voltana Ademi. Ajo ka takuar me rradhë të gjithë trajnerët dhe sportistët dhe më pas, nga ana e kryetrajnerit Zef Gjoni ka mësuar për gjendjen e ekipit, mënyrën si janë stërvitur gjatë kësaj periudhe dhe objektivat që do kenë.