Bekim Vjerdha rikthim tek Vllaznia me objektiv titullin kampion

Me Vllazninë në kampionatin e sivjetëm do të konkurrojë edhe boksieri shkodran Bekim Vjerdha. Pas një shkëputje të përkohshme nga ekipi shkodran ai tashmë është pjesë e tij sërish dhe po stërvitet me shumë dëshirë për të bërë më të mirën si në aspektin personal ashtu edhe në atë të mbështetjes së ekipit për arritjen e objektivit që ka për shpalljen kampion.
Arjon Kajoshi, ditëlindje në prag të kampionatit

Dita e sotme përkon me 21 vjetorin e lindjes së boksierit të talentuar shkodran Arjon Kajoshi. Një nga sportistët më të mirë të Shqipërisë në fakt sot nuk ka patur shumë kohë të festojë me shokët apo dhe familjen e tij. Arsyeja është e thjeshtë: Ai është i grumbulluar me ekipin në prag të kampionatit kombëtar që do të zhvillohet javën e ardhshme në Shkodër.
Pas Shytanit, një tjetër Kristian lë Vllazninë dhe Shkodrën

Pak kohë më parë kemi shkruar në lidhje me largimin e boksierit shkodran Kristian Shytani drejt Amerikës duke braktisur edhe ekipin e boksit të Vllaznisë pikerisht pak kohë perpara kampionatit kombëtar. Por Shytani nuk është i vetmi largim. Përveç tij, një tjetër Kristian braktis këtë ekip por edhe Shkodrën dhe Shqiperise. Bëhet fjalë për Kristian Demën. Shumëherë kampioni I vendit ka vendosur që të shtegtojë sërish drejt Gjermanisë, vendit ku ka kaluar shumë vite në fëmijërinë e tij.
Krenar Zeneli, një vlonjat për Vllazninë e boksit

Largimet e disa prej boksierëve titullarë kanë prishur jo pak planet e drejtuesve të ekipit të Vllaznisë në pretendimet e tyre për titullin kampion. Por ata kanë bërë lëvizjet e duhura në mënyrë që këto largime të mos ndikojnë në objektivin për shpalljen sërish kampion. Dhe lëvizja e parë që kanë bërë afrimi i një boksieri kampion. Bëhet fjalë për vlonjatin Krenar Zeneli, një sportist i cili ndonëse në një moshë të re, ka disa tituj kampionë të fituar.
Zef Gjoni: Vllaznia synon fitimin e titullit të 21-të kampion

Boksierët e Vllaznisë janë në përgatitjet e fundit për kampionatin kombëtar që do të zhvillohet në fund të këtij muaji në Shkodër. Ndonëse nga ekipi ka patur disa largime sportistësh cilësorë, sërish objektivi nuk ndryshon: Vetëm titull kampion. Një gjë e tillë konfirmohet nga trajneri Zef Gjoni që në një prononcim për mediat do të shprehej:
Uldedaj mbush 20 vjeç. Federata e Boksit i jep vlerësim të veçantë

Boksieri i talentuar lezhjan Jurgen Uldedaj ditën e djeshme ka festuar 20 vjetorin e lindjes dhe kjo ditë e veçantë është festuar nga familja e tij mes shumë miqsh e dashamirësish. Në një festë të tillë, Federata Shqiptare e Boksit ka menduar për t'i dhënë një vlerësim të veçantë atij dhe trajnerit që e stërvit aktualisht në Gjermani Dirk Dzemski.
Kristian Shytani i jep lamtumirën Vllaznisë. Udhëton drejt Amerikës

Nga ekipi i Vllaznisë së boksit ka një "firo" të madhe. Disa herë kampioni i vendit, Kristian Shytani, nuk do të boksojë më për të. Arsyeja është se ai ka udhëtuar kohët e fundit drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një jetesë më të mirë. Ende nuk dihet nëse edhe në kontinentin e largët ai do të merret me këtë sport apo jo megjithatë Shytani e ka shkruar emrin në librin e artë të boksit shqiptar.
Kampionati kombëtar i boksit do të zhvillohet në Shkodër gjatë shtatorit

Lajme të mira për amatorët e sportit të boksit. Kampionati kombëtar I të rriturve për vitin 2017 do të zhvillohet në qytetin e Shkodrës. Kështu ka vendosur Federata përkatëse. Ky kampionat do të zhvillohet në javën e fundit të muajit shtator dhe në të do të marrin pjesë të gjithë ekipet e vendit me sportistët e tyre më të mirë.
Boksieri kosovar Fisnik Muharremi pjesë e Vllaznisë?!

Në përgatitjet e ekipit të Vllaznisë për kampionatin kombëtar të boksit që zhvillohet muajin e ardhshëm, duket se ka edhe një emër të ri. Bëhet fjalë për boksierin kosovar Fisnik Muharremi. Ai ka qenë pjesë e skuadrës në përgatitjet trejavore që ka bërë në Zogaj dhe kësisoj pritet të konkurrojë me ekipin shkodran në kampionat.
Boksierët e Vllaznisë, tre javë grumbullim në Zogaj

Kampionati kombëtar i boksit që do të zhvillohet në muajin shtator, po pritet me mjaft interes në Shkodër. Boksierët dhe stafi teknik natyrisht që duan të kompesojnë humbjen e titullit kampion të vitit të kaluar dhe për këtë arsye, kanë kohë që përgatiten tashmë për evenimentin më të rëndësishëm të boksit kombëtar.