Nelson Hysa i rikthehet stërvitjes. Nis përgatitjet për kampionat

0

Një lajm i mirë për boksin shkodran. Pas gati 3 muajsh shkëputje, kampioni Nelson Hysa i rikthehet stërvitjes. Boksieri shumëherë kampion i vendit siç dihet në fillimin e muajit maj pati një incident të re teksa u plagos në këmbë. Për fatin e tij të mirë, ai ia hedhur paq dhe brenda një kohe të shkurtër është rehabilituar ndërsa prej dy ditësh ka nisur stërvitjen në palestrën e klubit Vllaznia.

Besjor Gjetja, boksieri i së ardhmes për Vllazninë

0

Në kampionatin e fundit të 16 vjeçarëve që u zhvillua para disa kohësh në Shkodër, në finalet e tij ndër të tjerë ka spikatur edhe një boksier. Bëhet fjalë për Besjor Gjetajn. Ai ka arritur jo vetëm të shpallet kampion në peshën 60 kg por në fund ka merituar edhe kupën e boksierit më të mirë të kampionatit.

Boksierët Kajoshi e Xhediku eliminohen nga Europiani

0

Dy nga tre boksierët e kombëtares shqiptare që janë duke marrë pjesë në Kampionatin Europian të Ukrainës, janë eliminuar. Bëhet fjalë për tiranasin Emiljano Xhediku që ka humbur dje ndaj një boksieri nga Gjeorgjia ndërsa ditën e sotme ka qenë rradha e shkodranit Arjon Kajoshi për të humbur ndaj një boksieri nga Anglia. Në këtë mënyrë në garë nga boksierët tanë ka mbetur ende vetëm vlonjati Krenar Zeneli që do të ngjitet në ring më 20 qershor.

Hidhet shorti i Europianit. Kundërshtarë të vështirë për boksierët tanë

0

Në Kharkiv të Ukrainës është hedhur sot shorti i Kampionatit Europian të boksit për të rritur, kampionat në të cilin do të marrë pjesë edhe kombëtarja shqiptare e përbërë nga tre sportistë. Natyrisht që kemi të bëjmë me një eveniment shumë të rëndësishëm ku marrin pjesë 234 sportistë nga i gjithë kontinenti dhe kuptohet që për tanët do të jetë e vështirë për të kaluar në tetëshe, që më pas sjell edhe kualifikimin për në Botëror.

Boks, kombëtarja drejt Ukrainës për Kampionatin Europian

0

Mëngjesin e së martës, tre boksierë të kombëtares shqiptare, të shoqëruar nga trajneri Jozef Sermi do të nisen drejt Ukrainës për të marrë pjesë në Kampionatin Europian që do të zhvillohet në datat 16-24 qershor. Boksierët tanë që do të marrin pjesë në këtë eveniment të rëndësishëm janë pikërisht Krenar Zeneli që do të konkurrojë në peshën 56kg, Arjon Kajoshi në peshën 75kg dhe Emiliano Xhediku në peshën 91kg.

Vllaznia shpallet kampione e Shqipërisë për 16 vjeçarët

0

Vllaznia është shpallur kampione e Shqipërisë në boks për 16 vjeçarët. Ajo ka dominuar mbi të gjithë ekipet e tjera në ndeshjet finale të zhvilluara paraditen e së shtunës në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Ajo ka lënë në vend të dytë Flamurtarin dhe në të tretin Tomorin ndërkohë që ekipi shkodran ka nxjerrë edhe plot 9 boksierë kampionë në peshat respektive dhe pikërisht Leonard Arën, Geraldo Kukën, Besjor Gjetjen, Sokol Kuçin, Eris Avdulin, Artan Vaten, Denis Gjonpalajn dhe Elton Facajn.

Plagoset boksieri i Vllaznisë, kampioni Nelson Hysa

0

Boksieri i Vllaznisë Nelson Hysa është plagosur pak minuta më parë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura Dervishbeg. Kampioni i njohur mësohet të ketë marrë dy plumba në pjesën sipër legenit dhe aktualisht ndodhet në ambjentet e Spitalit Rajonal të Shkodrës dhe për fat të mirë, është jashtë rrezikut për jeten. Menjëherë pranë tij ka mbërritur edhe trajneri Zef Gjoni por edhe kolegë sportistë, për t'iu gjendur atij afër në këto momente të vështira.

Kristian Demaj “ndërron mendje”: S’mund të qëndroja larg boksit

0

Vetëm pak kohë më parë, në një intervistë ekskluzive për gazetën tonë, kampioni i njohur i boksit Kristian Demaj do deklaronte se ishte duke i dhënë lamtumirën sportit të tij të preferuar ngaqë nuk shihet asnjë perspektivë në të. Për këtë arsye, ai do të shtonte se kishte vendosur t'i përkushtohej politikës, ku ndihet më mirë dhe më i vlerësuar. Por ky qëndrim "larg" boksit ka zgjatur shumë pak. Shtatë herë kampioni i vendit ka marrë vendimin për t'iu rikthyer sërish stërvitjes.

Vllaznia nxjerr 5 boksierë kampionë të Shqipërisë për U-14

0

Plot pesë sportistë kampionë ka nxjerrë ekipi i Vllaznisë në kategorinë U-14. Ata janë Erjon Deda, Angjelin Dardha, Edison Bushi, Klodian Doda dhe Hiljano Nikaj. Kampionati në fjalë është zhvilluar për dy ditë me rradhë në palestrën e klubit Vllaznia dhe ka qenë i vlefshëm për shkollorët (12-14 vjeçarët). Ajo që ka rënë në sy ka qenë pjesmarrja e një numri të konsiderueshëm sportistësh- 62, çka do të thotë se interesi për këtë sport vazhdon të jetë i madh tek fëmijët.

Jetmir Kuçi, emblema e boksit shqiptar sot mbush 40 vjeç

0

Dita e sotme është e veçantë për një nga emrat më të mëdhenj të boksit shkodran dhe atij shqiptar të pasviteve '90. vërtetë titujt kampionë mund të mos i ketë të shumtë si pasojë e lëvizjes së tij edhe jashtë vendit, megjithatë të gjithë e mbajnë mend për mënyrën shumë origjinale të të boksuarit, çka e bënte një kundërshtar të papërballueshëm në ring për kundërshtarët e tij. Sot ai mbush 40 vjeç por nuk ka hequr ende dorë nga sporti i boksit. Stërvitet rregullisht dhe është në pritje edhe të ndonjë ndeshje tjetër profesioniste, çka mund të realizohet në të ardhmen.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI