Zef Gjoni mbush 70 vjeç. Në Shkodër ka festë për të
Boksierët e Vllaznisë duan 20 milionë më shumë për vitin 2017

Mbyllet Kupa e Shqipërisë. Vllaznia vetëm e treta në renditje

Kur pritej të ishte ose Vllaznia ose Tirana fituese të Kupës së Shqipërisë në boks, në fakt këtë trofe për vitin 2016 e ka merituar Teuta. Ky është verdikti i dalë pas ndeshjeve të sotme finale të zhvilluara në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" të Shkodrës. Durrsakët kanë nxjerrë tre vende të para, po aq sa edhe Tirana por kanë patur më shumë vende të dyta dhe për rrjedhojë kanë grumbulluar më shumë pikë duke merituar kupën. Ndërkohë në vend të tretë është renditur Vllaznia e cila nuk ka bërë një paraqitje të mirë në këtë aktivitet.
Nis Kupa e Shqipërisë. Vllaznia s’ka pretendime

Kanë nisur pasditen e sotme në Shkodër ndeshjet finale të Kupës së Shqipërisë në boks. Ajo që ka rënë në sy në këtë kompeticion, natyrisht që ka qenë pjesmarrja shumë e vogël e boksierëve. Kjo ka bërë që në ditën e parë të kishte vetëm 5 ndeshje të planifikuar madje dy prej tyre nuk janë zhvilluar fare për shkak se kanë qenë boksierë të të dy ekipeve. Gjithsesi, vëmendja ka qenë e përqendruar tek sfida në mes boksierit të Vllaznisë Kajoshi dhe atij të Tiranës Beqiri.
Kajoshi- Beqiri, “sfida- revansh” e finaleve të Kupës

Këtë fundjavë në Shkodër do të zhvillohet Kupa e Shqipërisë në boks. Aktiviteti i dytë më i rëndësishëm kombëtar, do të zhvillohet në dy ditë, të shtunën dhe të dielën, në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Në të do të marrin pjesë boksierët më të mirë të ekipeve të vendit megjithëse pritet të jenë edhe mungesa. Megjithatë sfidat pritet të jenë interesante. Ajo që pritet më me shumë interes duket se është ndeshja e peshës 75 kg në mes boksierit të Vllaznisë Arjon Kajoshi dhe atij të Tiranës Alban Beqiri. Këta dy sportistë u ndeshën edhe në gjysmëfinale të kampionatit kombëtar dhe gjyqtaria i dha fitoren boksierit kryeqytetas. Por shkodranët nuk kanë qenë të kënaqur nga vendimi i gjyqtarisë sepse sipas tyre, fitues ka qenë Kajoshi.
Vuksan Guri, e vetmja medalje e artë e kombëtares në “Adem Jashari”

Boksieri i Vllaznisë Vuksan Guri ka rezultuar më i suksesshmi ndër gjithë pjestarët e tjerë të kombëtares shqiptare që u përfaqësua në edicionin e 18-të të turneut ndërkombëtar "Adem Jashari". Ai ka konkurruar në peshën 52 kg dhe ka arritur të trimfojë duke marrë medaljen e artë. Përballë tij në finale ka qenë një boksier maqedonas ndaj të cilit ka shpalosur një boks më të mirë dhe për këtë arsye, arbitrat i kanë dhënë atij fitoren. Përveç Gurit në finale, kanë dalë edhe dy boksierë tjerë të kombëtares sonë, Arjon Kajoshi në peshën 75 g dhe Ardit Murja në 56 kg.
Katër boksierë të Vllaznisë pjesmarrës në “Adem Jashari”

Një kampion më pak. Ndahet nga jeta ish-boksieri Ramiz Halili
Finalet e Kupës së Shqipërisë shtyhen për në dhjetor

Finalet e Kupës së Shqipërisë në boks nuk do të zhvillohen këtë fundjavë në Shkodër por në muajin dhjetor. Kështu ka vendosur Federata përkatëse e këtij sporti ditët e fundit dhe njoftimi përkatës prej pak ditësh i është bërë i ditur edhe klubeve përkatëse. Arsyeja e kësaj shtyrje ka të bëjë me pjesmarrjen e boksierëve më të mirë të vendit në dy turne të rëndësishëm ndërkombëtar që do të zhvillohen gjatë muajit nëntor. Fillimisht një grup sportistësh, kryesisht të ekipeve të kryeqytetit, do të marrin pjesë në datat 12-13 nëntor në turneun "Gongu i Artë" që zhvillohet në Shkup të Maqedonisë.
Mbyllet kampionati, Vllaznia e dyta. Kampione është Tirana

Pavarësisht përpjekjeve të bëra, boksierët e Vllaznisë nuk kanë arritur dot të shpallen kampion për herë të 21-të. Në ndeshjet finale të zhvilluar
mesditën e së dielës në kryeqytet, kanë dominuar boksierët e Tiranës që kanë fituar më shumë pesha, duke merituar për rrjedhojë edhe vendin e parë si ekip. Shkodranët ndonëse kanë nxjerrë pesë sportistë në finale, kanë arritur të nxjerrin vetëm tre kampionë, pikërisht Vuksan Gurin në peshën 49 kilogramë, Kristian Demajn në 91 kilogramë (per te ishte titulli i 10-te kampion) dhe Nelson Hysën në peshën super të rëndë.