“Vllaznia 2012”, shkon në 8 numri i shteteve të konfirmuara
Memoriali ndërkombëtar i boksit “Vllaznia 2012” që do zhvillohet muajin e ardhshëm në Shkodër, pritet të shënojë rekorde për pjesmarrjen e ekipeve të huaja në të. Kështu, pas Italisë dhe Kazakistanit, dy ekipeve që e konfirmuan të parët pjesmarrjen në këtë aktivitet që do zhvillohet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në datat 9-12 mars, kanë ardhur edhe konfirmime të tjera nga ekipe të shteteve të ndryshme që duan të marrin pjesë në këtë Memorial. Dhe ajo çka është me interesantja, pjesmarrës në të do jenë edhe disa shtete nga Afrika, Azia dhe Amerika Latine. Kështu, kanë konfirmuar pjesmarrjen në turneun ndërkombëtar që do zhvillohet në Shkodër, edhe shtetet afrikane si Botvana, Gambia, Guinea e Maroku, do marrë pjesë një ekip nga shteti aziatik I Iranit dhe një tjetër nga Amerika Latine pikërisht nga Ekuadori.
Tonin Dema: E rrallë ajo që Zef Gjoni ka ba për boksin shkodran
Vetë ai ka qenë ndër mundësit më të njohur të Vllaznisë së viteve '70-'80. 5 herë kampion i vendit, një nga më të mirët e plejadës së tij, Tonin Dema në prononcimin e tij ekskluziv për gazetën online www.shkodrasport.com,...
Kazakistani, shteti i dytë që konfirmon pjesmarrjen në “Vllaznia 2012”
Pas Italisë, shteti i dytë që konfirmon pjesmarrjen në Memorialin "Vllaznia 2012", është Kazakistani. Kombëtarja e këtij vendi dallohet për nivelin e lartë dhe për rrjedhojë, prania e boksierëve të saj në ndeshjet që do zhvillohen në pallatin e sportit "Qazim Dervishi", pritet ta rrisë edhe më shumë nivelin e boksimit.Ende nuk është e qartë se me sa boksierë do marrë pjesë Kazakistani megjithatë, pritet që ky vend të përfaqësohet me shumë sportistë. Madje edhe të cilësisë së lartë ashtu si dhe Italia e cila vjen në Shkodër me boksierë që kanë provuar të marrin medalje në LOjërat e mëparshme Olimpike të zhvilluara në Pekin në vitin 2008.
Italia e para që konfirmon pjesmarrjen në Memorialin “Vllaznia 2012”
Për Memorialin "Vllaznia 2012" që do të zhvillohet në datat 9-12 mars në Shkodër, ndonëse ende nuk janë gjetur fondet për zhvillimin e tij, kanë filluar të konfirmojnë pjesmarrjen edhe shtetet e para. I pari që e ka bërë këtë gjë është ekipi kombëtar italian i cili në kuadrin e përgatitjeve për Olimpiadën "Londra 2012", e sheh aktivitetin e Shkodrës si një mundësi e mirë për sportistët e saj për të parë veten se ku janë me përgatitjet e tyre. Pikërisht, në një deklaratë të Federatës Italiane të Boksit Amator, bëhet e ditur se për Memorialin e Shkodrës, do vijnë për të marrë pjesë 4 boksierë, madje janë bërë të ditur edhe emrat dhe peshat e tyre.
Jozef Sermi në Uells bashkë me Vrenozin për trajnim
Njëri nga trajnerët e Vllaznisë pikërisht Jozef Sermi, më 18 shkurt do të udhëtojë drejt Uellsit bashkë me boksierin fierak Xhulio Vrenozi që është pjesë e kombëtares shqiptare, për të zhvilluar një trajnim dyjavor. Ky trajnim organizohet nga AIBA- Federata Botërore e Boksit Amator dhe bëhet kryesisht për vendet e vogla që janë në zhvillim. Federata Shqiptare e Boksit ndërkohë, për pjesmarrjen në këtë trajnim ka zgjedhur një nga boksierët më të mirë të vendit- Vrenozin si dhe një nga trajnerët e rinj të perspektivës- Sermin. Të dy ata tashmë kanë futur dokumentat në Ambasadën Britanike në Tiranë dhe më 18 shkurt do nisen për në Uells, në qytetin e Kardifit ku do të zhvillohet edhe stërvitja dhe trajnimi dyjavor.
Zef Gjoni merr liçensë trajneri nga Federata Botërore e Boksit
Trajneri i mirënjohur shkodran pak ditë më parë është paisur me liçensë trajneri nga Federata Botërore e Boksit Amator (AIBA). Në këtë mënyrë, ai bëhet kësisoj i vetmi trajner shqiptar që gëzon një liçensë të tillë. Federata Botërore, ua jep këtë liçensë trajnerëve të ndryshëm të vendeve të ndryshme, në bazë të rezultateve të arritura në karrierën e tyre. Dhe kuptohet që CV-ja e Gjonit ka mbërritur në dorë të tyre teksa kanë parë 17 titujt kampion të Shqipërisë, Kupat e shumta të Republikës, medaljet e shumta në arenën ndërkombëtare, trajner i kombëtares prej vitesh, sigurisht që nuk mund t'i thonin "jo" dhënies së liçensës për të. Kuptohet që ky është një vlerësim i madh për këtë trajner që ka meritën e madhe për ecjen përpara të sportit të boksit në vendin tonë.
Hysa: Në Memorialin “Vllaznia 2012”, 20 shtete pjesmarrëse
Ky mbase mund të jetë lajmi më i mirë për sportin shkodran për vitin 2012. Në Memorialin ndërkombëtar të boksit "Vllaznia 2012" që do të zhvillohet në Shkodër nga datat 9-12 mars, pritet të marrin pjesë rreth 20 shtete nga e gjitha bota. Një pjesmarrje e tillë kaq e madhe sigurisht që është befasuese por kemi të bëjmë me një turne gjithnjë e në rritje nga pjesmarrja dhe rëndësia. Lajmin për pjesmarrjen kaq të madhe të sportistëve, e ka bërë të ditur për gazetën online shkodrasport.com, kapiteni i ekipit të boksit të Vllaznisë Nelson Hysa.
Jetmir Kuçi humbet në ringun profesionist ndaj hungarezit Szili
Boksieri i njohur shkodran Jetmi Kuçi është mundur mbrëmë në ndeshjen e zhvilluar në Sllovaki ndaj hungarezit Istvan Szili. Kjo ka qenë e para humbje për Kuçin në karrierën e tij si profesionist pasi në gjashtë ndeshjet e para kishte dalë fitues. Nga informacionet që vijnë nga qyteti i Trnavës ku është zhvilluar ndeshja, bëhet e ditur se boksieri shkodran është tërhequr në raundin e tretë të kësaj ndeshje me tetë raunde. Në këtë tërheqje të tij ka ndikuar edhe gjykimi jo i rregullt i arbitrit të ringut që ka lejuar grushtimin e rëndë të boksierit hungarez dhe njëkohësisht jashtë rregullave.
Boksierët shkodranë përgatitje për Memorialin “Shkodra 2012”
Boksierët e ekipit të Vllaznisë kanë nisur përgatitjet për një aktivitet shumë të rëndësishëm që do zhvillohet në fillim të muajit maj në Shkodër. Bëhet fjalë për turneun ndërkombëtar të përvitshëm që zhvillohet në nderim të disa prej figurave të shquara të boksit shkodran ndër vite që nuk jetojnë më. "Memoriali Shkodra 2012" është një veprimtari që është e futur në kalendarin vjetor të Federatës Europiane të boksit amator dhe si e tillë, sigurisht që ngjall kureshtjen e madhe të ekipeve të ndryshme të botës për të marrë pjesë. Për edicionin e sivjetëm janë caktuar edhe datat e zhvillimit të tij teksa boksierët pjesmarrës do mbërrijnë në Shkodër më datë 8 mars ndërsa aktiviteti zhvillohet për tre ditë me rradhë, në datat 9-11 mars.
Jetmir Kuçi më 27 janar përballje me hungarezin Istvan Szili
Boksieri shkodran Jetmir Kuçi do të ndeshet me boksierin hungarez Istvan Szili më 27 Janar në qytetin Trnava në Sllovaki, në një ndeshje profesioniste. Kjo do të jetë ndeshja e parë e boksierit tonë për këtë vit. Kuçi deri më tani ka zhvilluar 6 ndeshje profesioniste duke shënuar të gjitha fitore, me bilanc prej 6-0 (4 KO). Ndërsa hungarezi Istvan Szili ka 13 ndeshje ku ka shënuar të gjitha fitore me bilanc 13-0 (5 KO). Pra do të jetë një duel mes dy boksierëve të pamposhtur deri tani. Kjo ndeshje do të zhvillohet në 8 raunde, ndërsa epërsia e Szili do të jetë ringu vendas, mirëpo Kuçi në Sllovaki udhëton për fitore.