BOKS- LIBRI I ARTË, KAMPIONËT NË VITE (si individ)
ATLETIKE- LIBRI I ARTE: TITUJT KAMPIONE (MESHKUJ) NE VITE
Shpresa e Shqipërisë me Rragamin në krye, në 8 më të mirat e Europës...
Ishte një brez i rrallë, që në kombëtaren e Shpresave arriti një nga nivelet më të larta në futbollin europian. Rikthim në episodet dhe odisenë e një grupi talentesh që edhe sot kujtohen menostalgji dhe nderim
MIRASH VUKSANI, LEGJENDA E MUNDJES SHQIPTARE
Për Mirash Vuksanin mundja ishte një trimëri romantike. Ai në sensin sportiv ishte një hero, në sensin njerzor gjithmonë i ndershëm i sinqertë e burrërorë. Djali i Palinës dhe i Vukasanit ka lindur në lagjen Pjolla të Shalës në vitin 1935. Tek e shikoje me sy Mirash Vuksanin shtatlartë me fizikun e tij të bëshim e harmonik, mendja të shkonte tek kreshnikët e legjendave të veriut me fuqi mbinjerzore, pjellë e fantazisë së mitologjike të parardhëseve tanë të vjetër. Sikur kreshniket e lashtë të rrokeshin në një log livadhi me Mirashin e pathyeshëm shumë nga ata do të kishin mbetë pa lavdinë e tyre shekullore, pasi djaloshi i kohrave moderne ishte po aq i zoti sa të sfidonte çdo legjendarë. Duke flakur tej epitetet dhe duke qëndruar me këmbë në tokë Mirash Vuksani, për 10 vjet rresht, ka qënë shqiptari më i fuqishëm në peshën vet. Kampion apsolut i mundjes klasike që ka mposhtur çdo kundërshtarë në pedanën e tapetit, aty ku shemben dhe lartësohen sovranet dhe shkruhet historia, e cila kompioneve u vjen nga pas.
Ferid Rragami – ‘Ujku’, Legjenda e Futbollit shqiptar
Për një futbollist, te humbesh mundesine per te marre pjese ne nje boteror, është si t'i biesh me shkelm jetës. Kur e meson qe këtë mundësi ta kanë shitur, është sa e dhimbshme dhe absurde. Kjo ka ndodhur për Ferit Ragamin dhe yjet e kombetares se vitit 1985. Keshtu thuhet ne nje interviste te tij dhene per gazeten, dyshimet e tij se dikush nga byroja politike me urdhrat që dha krijoi edhe mundësinë që Shqipëria të humbte dy nga ndeshjet ku vendosej fati i botërorit !!
Genc Barkiçi, njeriu i madh i peshëngritjes shkodrane dhe asaj shqiptare
Ai vetë nuk është në gjendje të bëjë një bilanc të sukseseve të tij. Madje sa herë që të rrish me të, ai do të kujtojë diçka që nuk e ka thënë në bisedën e mëparshme. E kemi fjalën për Genc Barkiçin, njeriun shtatëshkurtër por të madh të peshëngritjes shkodrane dhe asaj shqiptare. Mjafton t'i referohesh CV-së së tij dhe do të kuptosh qartë se vështirë të ketë ndonjë njeri tjetër në Shqipëri me këto suksese si ai. Si sportist dhe si trajner. Një gjë e rrallë megjithatë ai është shumë modest. Thotë që ka ende për të bërë. Madje, na jep që tani emrin e një sportisti 11 vjeçar që ai e ka programuar si kampionin e ardhshëm të Europës dhe Botës. Genci nuk ka dëshirë t'i japë vetes më shumë merita sesa ato që i takojnë e kjo hyn tek thjeshtësia e tij si njeri. Për gazetën shkodrasport.com ai ka pranuar të rrëfejë gjerë e gjatë të gjithë karrierën e tij. Ka shpjeguar si ka hyrë rastësisht në peshëngritje kur ishte nisur për t'u bërë mundës dhe shumë gjëra të tjera të karrierës së mëvonshme. Ja intervista e tij e plotë dhënë për gazetën tonë:
Rifat Uruçi, ‘pioneri’ i gazetarisë sportive në Shkodër
Brezi i sotëm i shumë prej gazetarëve sportivë që ushtrojnë profesionin e tyre në Shkodër, natyrisht që mësimet e para i ka marrë prej një njeriu- Rifat Uruçi. Ai ka qenë ndër pionerët e këtij zhanri në qytetin tonë duke dhënë një kontribut të madh në pasqyrimin dhe propagandimin e këtyre sporteve dhe sportistëve.Një figurë e dashur për të gjithë ne sepse na ka ndihmuar jo pak në rrugën tonë në këtë profesion. Pasionin për propagandimin dhe organizimin e sportit ai e merr që në gjimnaz. Nëse shokët e tij të klasës merren me futboll, basketboll, atletikë etj, Rifat Uruçi nis të merret me gazetarinë. Ai do të jetë edhe një nga pionerët e gazetës "Sporti" (sot "Sporti Shqiptar" si bashkëkohës dhe bashkëqytetar i të mirënjohurit Anton Mazreku dhe me penën e tij do të rregjistronte të gjitha ngjarjet sportive të qytetit të tij, duke mbetur një gazetar i përkushtuar me fanatizëm i Vllaznisë në të gjitha veprimtaritë kombëtare të saj.
Ernest Halepjani, kampioni i viteve të para me Vllazninë
Nëse flasim për historinë e Vllaznisë në vite, sigurisht që nuk mund të lësh pa përmendur edhe një emër shumë të nderuar dhe të respektuar. Bëhet fjalë për Ernest Halepjanin. Ai ka patur një karrierë të shkëlqyer si futbollist por edhe si trajner dhe edukator duke krijuar imazhin e një njeriu të shkëlqyer. Ai ka lindur në vitin 1912 në Shkodër dhe ka vdekur më 19 dhjetor 1996, pra në moshën 84 vjeçare duke lënë pas një emër shumë të mirë dhe një karrierë për t'u admiruar dhe për t'u marrë shembull nga shumëkush.
Luigj Shala, gjyqtari i parë shqiptar i FIFA-s
Luigj Shala lindi në vitin 1900 në reljevet e larta veriore të Shalës së Dukagjinit.Profesor Luigj Shala studioi në Akademinë e Edukimit Fizik në Romë, punoi mësues në disa shkolla të vëndit sëbashku me dy-tre koleg të tij është themelues i Istitutit të Lartë të Kulturës Fizike të Tiranës. Ka qënë drejtues i larë i sportit shqiptar, gazetar, etnograf, futbollist, atlet, alpinist, dhe gjyqtar futbolli e boksi.Luigj Shala është bilibili i parë shqiptarë i FIFA-as që në vitin 1937.