Hysen Zmijani: Mëkat që Vllaznia e viteve ’80 mori aq pak trofe
Nëse Vllaznia ka patur një brez të artë sportistësh, padyshim që ka qenë ai i viteve '80. Hysen Zmijani, Hysen Dedja, Isak Pashaj, Ferid Rragami, Astrit Hafizi, Luan Vukatana, Fatbardh Jera, Fasli Fakja, Viktor Briza, Lulëzim Bersheni, etj, kanë qenë padyshim emra të spikatur jo vetëm të kësaj skuadre por dhe të futbollit shqiptar. Dhe sigurisht që të vjen keq kur konstaton që ky brez ka fituar pak trofe.
Kryetifozi i Vllaznisë mbush 54 vjeç. Ka shumë urime për të
Dita e sotme ka qenë e veçantë për atë që njihet nga të gjithë si "kryetifozi i Vllaznisë". Bëhet fjalë për Astrit Rrahmanin, ose siç e njohin të gjithë "Tuti". Ai ka patur ditëlindjen teksa ka festuar 54 vjetorin e lindjes dhe urimet në adresë të tij kanë qenë të shumta dhe jo vetëm nga miqtë e tij më të ngushtë, Gëzim Çoçja dhe Xhevat Gjatoja.
Dossier/ Ballkaniada 1946, kur Shqipëria u shpall kampione e Ballkanit
Gani Muriqi, profesori i madh i çiklizmit
Gani Muriqi ka lindur në Shkodër në vitin 1937 dhe që i vogël, ndoshta duke parë edhe vëllanë më të madh- Fadilin tek stërvitej me biçikletë, vendos të ndjekë rrugën e tij. I futet sportit të çiklizmit me të cilin do të ushtrohej për 13-14 vjet duke fituar disa gara dhe të shkonte deri tek vendi i dytë, ai i nënkampionit të Shqipërisë në Rrethet Çiklistike.
Ali Kullolli, futbollisti i talentuar i Vllaznisë së viteve ’50
Ai ka lindur në Shkodër më 24 mars 1930 dhe fillimet e futbollit I ka në lagjen Rus Haslikej ku organizoheshin ndeshje me shokët e fëmijërisë si Xhevat Hajdari, Ethem e Zyhdi Bakalli, Isa Buletini, Vehbi Ademi, Shuajp Cufja, Lutfi Haliti, Xhevat Bilali, Avni Mula, Selah Muka, Shuajp Puka, Ethem Selmani, Xhevat Nehani, Fadil Gogoviq etj. Futbolli për të do të bëhej shumë I dashur. Ai me shokët e tij madje kanë luajtur futboll edhe gjatë kohës së luftës. Në vitin 1946, në një ndeshje mes qendrave të punës duke luajtur kundër ekipit të Bahri Kavajës e Lutfi Halitit, u dallova dhe për këtë trajneri dhe mësuesi I paharruar Ibrahim Dizdari që ishte dhe gjyqtari I takimit, I afrohet Alisë dhe I thotë: “Ti patjetër duhet të vazhdosh futbollin”. Një fjali që djaloshin e entuziasmoi shumë. Por më pas ai do të shkonte ushtar në Gjirokastër bashkë me shkodranët e tjerë si Shaban Abdija, Ali Tepelija, Buto Smaja, Met Rraboshta, Mujo Dyli, Fadil Halluni, Qemal Spahija, Faik Pelingu etj dhe u aktivizua në ekipin e Divizionit të Gjirokatrës me të cilin zunë vendin e parë.
BOKS- LIBRI I ARTË, KAMPIONËT NË VITE (si individ)
ATLETIKE- LIBRI I ARTE: TITUJT KAMPIONE (MESHKUJ) NE VITE
Shpresa e Shqipërisë me Rragamin në krye, në 8 më të mirat e Europës...
Ishte një brez i rrallë, që në kombëtaren e Shpresave arriti një nga nivelet më të larta në futbollin europian. Rikthim në episodet dhe odisenë e një grupi talentesh që edhe sot kujtohen menostalgji dhe nderim
MIRASH VUKSANI, LEGJENDA E MUNDJES SHQIPTARE
Për Mirash Vuksanin mundja ishte një trimëri romantike. Ai në sensin sportiv ishte një hero, në sensin njerzor gjithmonë i ndershëm i sinqertë e burrërorë. Djali i Palinës dhe i Vukasanit ka lindur në lagjen Pjolla të Shalës në vitin 1935. Tek e shikoje me sy Mirash Vuksanin shtatlartë me fizikun e tij të bëshim e harmonik, mendja të shkonte tek kreshnikët e legjendave të veriut me fuqi mbinjerzore, pjellë e fantazisë së mitologjike të parardhëseve tanë të vjetër. Sikur kreshniket e lashtë të rrokeshin në një log livadhi me Mirashin e pathyeshëm shumë nga ata do të kishin mbetë pa lavdinë e tyre shekullore, pasi djaloshi i kohrave moderne ishte po aq i zoti sa të sfidonte çdo legjendarë. Duke flakur tej epitetet dhe duke qëndruar me këmbë në tokë Mirash Vuksani, për 10 vjet rresht, ka qënë shqiptari më i fuqishëm në peshën vet. Kampion apsolut i mundjes klasike që ka mposhtur çdo kundërshtarë në pedanën e tapetit, aty ku shemben dhe lartësohen sovranet dhe shkruhet historia, e cila kompioneve u vjen nga pas.
Ferid Rragami – ‘Ujku’, Legjenda e Futbollit shqiptar
Për një futbollist, te humbesh mundesine per te marre pjese ne nje boteror, është si t'i biesh me shkelm jetës. Kur e meson qe këtë mundësi ta kanë shitur, është sa e dhimbshme dhe absurde. Kjo ka ndodhur për Ferit Ragamin dhe yjet e kombetares se vitit 1985. Keshtu thuhet ne nje interviste te tij dhene per gazeten, dyshimet e tij se dikush nga byroja politike me urdhrat që dha krijoi edhe mundësinë që Shqipëria të humbte dy nga ndeshjet ku vendosej fati i botërorit !!