KRYESORE

Kryetifozi i Vllaznisë mbush 54 vjeç. Ka shumë urime për të

0

Dita e sotme ka qenë e veçantë për atë që njihet nga të gjithë si "kryetifozi i Vllaznisë". Bëhet fjalë për Astrit Rrahmanin, ose siç e njohin të gjithë "Tuti". Ai ka patur ditëlindjen teksa ka festuar 54 vjetorin e lindjes dhe urimet në adresë të tij kanë qenë të shumta dhe jo vetëm nga miqtë e tij më të ngushtë, Gëzim Çoçja dhe Xhevat Gjatoja.

Dossier/ Ballkaniada 1946, kur Shqipëria u shpall kampione e Ballkanit

0
Kur me 19 qershor të këtij viti Sadiku shënoi të vetmin gol që na dha fitoren kundër Rumanisë, në ndeshjen e grupit të Euro 2016-ës, ku bënin pjesë edhe Franca me Zvicrën, zhvilluar në Lion, m’u kujtua se po...

Gani Muriqi, profesori i madh i çiklizmit

0

Gani Muriqi ka lindur në Shkodër në vitin 1937 dhe që i vogël, ndoshta duke parë edhe vëllanë më të madh- Fadilin tek stërvitej me biçikletë, vendos të ndjekë rrugën e tij. I futet sportit të çiklizmit me të cilin do të ushtrohej për 13-14 vjet duke fituar disa gara dhe të shkonte deri tek vendi i dytë, ai i nënkampionit të Shqipërisë në Rrethet Çiklistike.

Ali Kullolli, futbollisti i talentuar i Vllaznisë së viteve ’50

0

Karriera e tij nuk ka qenë shumë e gjatë megjithatë është pjesë e historisë së futbollit shkodran. Bëhet fjalë për Ali Kullollin.
Ai ka lindur në Shkodër më 24 mars 1930 dhe fillimet e futbollit I ka në lagjen Rus Haslikej ku organizoheshin ndeshje me shokët e fëmijërisë si Xhevat Hajdari, Ethem e Zyhdi Bakalli, Isa Buletini, Vehbi Ademi, Shuajp Cufja, Lutfi Haliti, Xhevat Bilali, Avni Mula, Selah Muka, Shuajp Puka, Ethem Selmani, Xhevat Nehani, Fadil Gogoviq etj. Futbolli për të do të bëhej shumë I dashur.  Ai me shokët e tij madje kanë luajtur futboll edhe gjatë kohës së luftës. Në vitin 1946, në një ndeshje mes qendrave të punës duke luajtur kundër ekipit të Bahri Kavajës e Lutfi Halitit, u dallova dhe për këtë trajneri dhe mësuesi I paharruar Ibrahim Dizdari që ishte dhe gjyqtari I takimit, I afrohet Alisë dhe I thotë: “Ti patjetër duhet të vazhdosh futbollin”. Një fjali që djaloshin e entuziasmoi shumë. Por më pas ai do të shkonte ushtar në Gjirokastër bashkë me shkodranët e tjerë si Shaban Abdija, Ali Tepelija, Buto Smaja, Met Rraboshta, Mujo Dyli, Fadil Halluni, Qemal Spahija, Faik Pelingu etj dhe u aktivizua në ekipin e Divizionit të Gjirokatrës me të cilin zunë vendin e parë.

BOKS- LIBRI I ARTË, KAMPIONËT NË VITE (si individ)

0
Fituesit e titujve kampionë në BOKS (si individ) Kampionati i 1-rë, 1947 Ndrek Zefi (Partizani) Hilmi Shijaku (Ylli i Kuq-Durrës) Bardhyl Qyteza (Dinamo-Korçë) Mehmet Kryeziu (Partizani) Myftar Marku (Partizani) Ali Kastrati (Partizani) Naum Gjançi (Partizani) Kampionati i 2-të, 1948 Niko Mile (Dinamo-Korçë) Hilmi Shijaku (Ylli i Kuq-Durrës) Nexhim Kosova (Ylli...

ATLETIKE- LIBRI I ARTE: TITUJT KAMPIONE (MESHKUJ) NE VITE

0
Ekipet kampione në Atletikë   (për meshkuj) 1929 Tirana 1930 Tirana 1931 Vllaznia   1932 Vllaznia   1933 Vllaznia   1934 Vllaznia 1933-34 nuk janë zhvilluar kampionate 1945 17 Nëntori 1946 17 Nëntori 1947 17 Nëntori 1948 Partizani 1949 17 Nëntori 1950 17 Nëntori 1951 Partizani 1952 Partizani 1953 Partizani 1954 Partizani 1955 Partizani 1956 Partizani 1957 Partizani 1958 Partizani 1959 17 Nëntori 1960 Partizani 1961 Partizani 1962...

Shpresa e Shqipërisë me Rragamin në krye, në 8 më të mirat e Europës...

0

Ishte një brez i rrallë, që në kombëtaren e Shpresave arriti një nga nivelet më të larta në futbollin europian. Rikthim në episodet dhe odisenë e një grupi talentesh që edhe sot kujtohen menostalgji dhe nderim

MIRASH VUKSANI, LEGJENDA E MUNDJES SHQIPTARE

0

AVENTURAT MARRAMENDËSE TË MIRASH VUKSANIT
Për Mirash Vuksanin mundja ishte një trimëri romantike. Ai  në sensin sportiv ishte një hero, në sensin njerzor gjithmonë i ndershëm i sinqertë e burrërorë. Djali i Palinës dhe i Vukasanit ka lindur në lagjen Pjolla të Shalës në vitin 1935. Tek e shikoje me sy Mirash Vuksanin shtatlartë me fizikun e tij  të bëshim e harmonik, mendja të shkonte tek kreshnikët e legjendave të veriut me fuqi  mbinjerzore, pjellë e fantazisë së mitologjike të parardhëseve tanë të vjetër. Sikur kreshniket e lashtë  të rrokeshin në një log livadhi me Mirashin e pathyeshëm  shumë nga ata do të kishin mbetë pa lavdinë e tyre shekullore, pasi djaloshi  i kohrave moderne ishte po aq i zoti sa të sfidonte çdo legjendarë. Duke flakur tej epitetet dhe duke qëndruar me këmbë në tokë Mirash Vuksani, për 10 vjet rresht, ka qënë shqiptari më i fuqishëm në peshën vet. Kampion apsolut i mundjes klasike që ka mposhtur çdo kundërshtarë në pedanën e tapetit, aty ku shemben dhe  lartësohen sovranet dhe shkruhet historia, e cila kompioneve u vjen nga pas.

Ferid Rragami – ‘Ujku’, Legjenda e Futbollit shqiptar

0

Për një futbollist, te humbesh mundesine per te marre pjese ne nje boteror, është si t'i biesh me shkelm jetës. Kur e meson qe këtë mundësi ta kanë shitur, është sa e dhimbshme dhe absurde. Kjo ka ndodhur për Ferit Ragamin dhe yjet e kombetares se vitit 1985. Keshtu thuhet ne nje interviste te tij dhene per gazeten, dyshimet e tij se dikush nga byroja politike me urdhrat që dha krijoi edhe mundësinë që Shqipëria të humbte dy nga ndeshjet ku vendosej fati i botërorit !!

Genc Barkiçi, njeriu i madh i peshëngritjes shkodrane dhe asaj shqiptare

0

Ai vetë nuk është në gjendje të bëjë një bilanc të sukseseve të tij. Madje sa herë që të rrish me të, ai do të kujtojë diçka që nuk e ka thënë në bisedën e mëparshme. E kemi fjalën për Genc Barkiçin, njeriun shtatëshkurtër por të madh të peshëngritjes shkodrane dhe asaj shqiptare. Mjafton t'i referohesh CV-së së tij dhe do të kuptosh qartë se vështirë të ketë ndonjë njeri tjetër në Shqipëri me këto suksese si ai. Si sportist dhe si trajner. Një gjë e rrallë megjithatë ai është shumë modest. Thotë që ka ende për të bërë. Madje, na jep që tani emrin e një sportisti 11 vjeçar që ai e ka programuar si kampionin e ardhshëm të Europës dhe Botës. Genci nuk ka dëshirë t'i japë vetes më shumë merita sesa ato që i takojnë e kjo hyn tek thjeshtësia e tij si njeri. Për gazetën shkodrasport.com ai ka pranuar të rrëfejë gjerë e gjatë të gjithë karrierën e tij. Ka shpjeguar  si ka hyrë rastësisht në peshëngritje kur ishte nisur për t'u bërë mundës dhe shumë gjëra të tjera të karrierës së mëvonshme. Ja intervista e tij e plotë dhënë për gazetën tonë:

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI