Vllaznia s’ka kohë për të humbur. Sot nis përgatitjet për Lushnjen
Vllaznia në merkato edhe për sulmin, objektivi është Pero Pejiç?
Stafit të ri i duhet lënë kohë.Mos e gjykoni që tani!
Historia e gabimeve vazhdon. Vllaznia mundet 0-1 edhe në Durres
Gjoka e pranon: Vllaznia po vuan presionin e pozicionit në renditje
Vllaznia në mundje renditet në vend të tretë në kampionatin kombëtar
Uendi Vecaj, kjo video tregon pse ai përfundoi tek Dinamo Zagreb
Në limitet e merkatos së verës, mesfushori sulmues i Vllaznisë Uendi Vecaj firmosi për Dinamon e Zagrebit. Një lëvizje disi e befasishme për opinionin sportiv por jo për kroatët. Ata e kishin parë në stërvitje për një periudhë 10 ditore dhe kishi vlerësuar aftësitë e tij teknike. Për këtë arsye, e morën në rradhët e tyre teksa 20 vjeçari për momentin luan me ekipin B të klubit të njohur kroat.
Elmir Lekaj me dygolëshin e tij i jep fitoren Vllaznia U-19 ndaj Portos
Dy golat e shënuar nga mesfushori Elmir Lekaj i kanë dhënë fitoren ekipit U-19 të Akademisë Vllaznia në ndeshjen e rradhës, atë të zhvilluar ndaj Portos sot në Lezhë. Ai është shndërruar në protagonistin kryesor të kësaj ndeshje me lojën dhe mbi të gjitha me golat që ka shënuar.
Hysen Zmijani: Mëkat që Vllaznia e viteve ’80 mori aq pak trofe
Nëse Vllaznia ka patur një brez të artë sportistësh, padyshim që ka qenë ai i viteve '80. Hysen Zmijani, Hysen Dedja, Isak Pashaj, Ferid Rragami, Astrit Hafizi, Luan Vukatana, Fatbardh Jera, Fasli Fakja, Viktor Briza, Lulëzim Bersheni, etj, kanë qenë padyshim emra të spikatur jo vetëm të kësaj skuadre por dhe të futbollit shqiptar. Dhe sigurisht që të vjen keq kur konstaton që ky brez ka fituar pak trofe.
Kryetifozi i Vllaznisë mbush 54 vjeç. Ka shumë urime për të
Dita e sotme ka qenë e veçantë për atë që njihet nga të gjithë si "kryetifozi i Vllaznisë". Bëhet fjalë për Astrit Rrahmanin, ose siç e njohin të gjithë "Tuti". Ai ka patur ditëlindjen teksa ka festuar 54 vjetorin e lindjes dhe urimet në adresë të tij kanë qenë të shumta dhe jo vetëm nga miqtë e tij më të ngushtë, Gëzim Çoçja dhe Xhevat Gjatoja.