Trajneri Nikaj: Ada do ta mundë Luftëtarin

E shtuna e kësaj jave do dhurojë një sfidë shumë interesante për kampionatin e kategorisë së parë. Në Velipojë vjen për të luajtur me Adën vendase ekipi kryesues i këtij kampionati pikërisht Luftëtari i Gjirokastrës. Kjo ndeshje konsiderohet shumë e rëndësishme për ekipin velipojak sepse në bazë të rezultatit të saj do përcaktohet edhe e ardhmja e saj në renditje. Në rast fitoreje, Ada do rreshtohet në 5-6 ekipet më të mira të kampionatit por në rast të ndonjë rezultati tjetër, pretendimet e kësaj skuadre zbehen disi.

Perfati e Rrustja, pranë kalimit tek Ada?

Dy futbollistë shkodranë pikërisht Bledar Perfati dhe Jaser Rrustja, pas aventurës 6 mujore në Kosovë me ekipin e Trepçes, janë kthyer në qytetin e tyre dhe janë shumë pranë kalimit tek skuadra e Adës. Këta dy futbollistë njihen për vlerat e tyre dhe nëse do bëhej realitet kalimi tek velipojakët, do ta rriste shumë forcën e kësaj skuadre për fazën e dytë të kampionatit.

Nika: Ecuria e Adës deri tani ka qenë e mirë

Drejtuesit e Adës së Velipojës mendojnë se deri tani kanë bërë një sezon të mbarë dhe se skuadra gjëndet brenda objektivave të fillim sezonit. Ai që flet për ecurinë e deritanishme të Adës është sulmuesi Etrit Nika që njëkohësisht mban edhe rolin e zëvendëstrajnerit tek Ada. Sipas tij ekipi bregdetar deri tani ka bërë futbollin më të pastër në Kategorinë e Parë.

Ada, fiton 4-2 miqësoren me Labeat

Skuadra e Adës së Velipojës po e shfrytëzon mësëmiri periudhën në të cilën arbitrat bojkotuan për një javë kampionatin. Skuadra bregdetare përveç seancave stërvitore po përdor edhe ndeshjet miqësore për të mbajtur në një formë të mirë ekipin. Kështu dy ditët e fundit, Ada ka zhvilluar dy takime miqësore. Velipojakët ditën e premte janë përballur me ekipin e Labeat, që aktivizohet në Ligën Amatore. Edhe ndaj një skuadre me futbollistë të ri, kjo miqësore ka vlejtur mjaft për skuadrën që drejtohet nga Samuel Nikaj.

Besëlidhja- Ada 1-0, vendos një penallti për vendasit

Skuadra e Besëlidhjes ka arritur të fitojë 1-0 në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në stadiumin e Lezhës ndaj Adës së Velipojës. Ka qenë një ndeshje e fortë dhe me rivalitet për të dy skuadrat. Fatin e ndeshjen e ka vendosur gjyqtari i takimit që ka akorduar një 11-metërsh në fundin e pjesës së parë. Ky 11-metërsh është kthyer në gol nga portieri Xhixha i lezhjanëve.

Ridvan Kulli: Ada, ekipi që duhet mundur

Ndoshta mund të jetë një ndër ndeshjet me specifike për Besëlidhjen, deri tani, përballja këtë javë, me Adën e Velipojës. Ndeshja luhet në Lezhë dhe në këtë drejtim vendasit duken disi të favorizuar, aq më tepër, që në fushën e vet, Besëlidhja në këtë sezon njeh vetëm fitore. Por trajneri i kësaj skuadre Ridvan Kulli ka tjetër mendim, ndoshta duke njohur mirë skuadrën fqinje, në të gjitha drejtimet apo pikëpamjet, e në mënyrë të veçantë futbollin shkodran.  Së pari, pavarsisht renditjes, ka të bëjë me një ekip të fortë dhe në formë dhe së dyti vjen nga shkolla e futbollit shkodran.

Samuel Nikaj: Në Lezhë, fitore ose humbje!

Edhe pse luan në transfertë, edhe pse përballë ka një prej ekipeve më cilësore të fazës së parë, në kategorinë e parë, trajneri i Adës së Velipojës, Samuel Nikaj kërkon të marrë maksimumin sot ndaj Besëlidhjes. Ai kërkon haptazi fitoren, rezultat të cilin do ta kërkojë ndaj fqinjëve të vet, ose në të kundërt nuk do ta pranonte as barazimin. “Në Lezhë shkojmë vetëm për fitore. Nëse nuk e arrijmë këtë, atëherë as barazimi nuk do të ketë vlerë për ne”, ka thënë fillimisht trajneri i velipojakëve.

Ada fiton 4-0 ndaj Skraparit

Fitore shumë të pastër ka arritur sot skuadra e Adës ndaj Skraparit. 4 gola të shënuarnga velipojakët dhe asnjë nga miqtë e tregojnë më së miri diferencën e ekipeve në fushën e lojës. Pjesa e parë e takimit ka nisur mirë për vendasit tek të cilët dallohet qartë dëshira për të shënuar sa më shpejt. Por do të kalonin 36 minuta për të dalë në dritë ai. Autor I golit të parë është sulmuesi Puka që në shtyllën e dytë shënon me kokë pas një topi të ardhur nga krahu I majtë.

Ada, gati për ndeshjen e rradhës në Himarë

Ada e Velipojës pas dy miqësoreve të fundit atë ndaj Vllaznisë ku humbi 1-0 dhe atë ndaj Veleçikut ku barazoi 1-1 duket se ka arritur të ruaj formën e mirë sportive të lojtarëve. Skuadra duket të ketë një tem p të mirë dhe dkëtë do të kërkojë ta shfaqë edhe në takimet e radhës, teksa më të afërtin ka atë me Himrën në fushën e kësaj të fundit.

Miqësorja/ Ada- Veleçiku 1-1

Ada e Velipojës ka zhvilluar një ndeshje miqësorë me ekipin e Veleçikut të Koplikut. Të dy skuadrat kanë shfrytëzuar ndërprerjen e kampionateve respektive për të luajtur këtë miqësore që më shumë shërbeu për të ruajtur ritmin e futbollistëve si dhe trajnerët patën shansin të provojnë të gjithë lojtarët.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI