Kreshnik Krepi, sot nis punë si trajner I “Juban Danjës”

Ish-trajneri I Adës në futbollin e femra, Kreshnik Krepi nga dita e sotme do të jetë trajner I ekipit të futbollit të femrave “Juban Danja”. Lajmi bëhet I ditur nga presidenti I këtij ekipi Ferdinand Jaku ekskluzivisht për www.shkodrasport.com. Sipas tij, vetë afrimi I Krepit në këtë post, tregon më së miri për ambicjet e këtij ekipi këtë kampionat për t’u shpallur kampion I vendit.

Plasin gjobat tek Besëlidhja, shiriti i kapitenit ndërron duart

Humbja e pësuar të shtunën, në transfertë, ndaj Ilirisë së Fushë-Krujës, i ka kushtuar jo pak Besëlidhjes. Në analizën e djeshme, ku ka marrë pjesë edhe presidenti Gjokë Ndoka, stafi teknik si dhe gjithë futbollistët, janë marrë masa ndëshkuese, ndonëse lezhjanët vazhdojnë të jenë në vendin e dytë të renditjes së Kategorisë së Parë. Kështu e gjithë skuadra, pa përjashtim, edhe ata, që nuk kanë luajtuar apo që nuk kanë qenë fare as në 18-she kanë marrë gjoba, e cila është fikse për çdo njërin pjesë të skuadrës, qoftë futbollistë apo staf teknik, me 50 % të rrogës mujore.

Ada mund Vlorën 2-1 në Velipojë

Ada ka arritur më në fund të sigurojë fitoren e parë ne fushën e vet. Kësë herë ndaj Vlorës por goli i shënuar në minutat e fundit të ndeshjes nga miqtë, ka sjellë njëfarë frike tek velipojakët për ndonjë tjetër barazim. Kanë qenë vendasit ata që e kanë udhëhqur lojën vazhdimishtr dhe pas një presioni të vazhdueshëm do ishte sulmuesi Puka që do shënonte.

Velipojakët s’falin më, këtë kthehen tek fitorja

Pas një fillimi shumë të mirë të këtij sezoni futbollistik, Ada e Velipojës ka pesë javë radhazi që nuk e shijon fitoren. E kjo ka bërë që që në radhët e kësaj skuadre, secili ta ndiejë përgjegjësinë se tanimë nuk duhet toleruar më, por duhet kthyer tek fitorja që këtë javë. Në javën e nëntë të Kategorisë së Parë, Ada pret në fushën e vet, ekipin e Vlorës. Në pamje të parë duket një ndeshje e lehtë, por vrealisht tekniku i velipojakëve mendon të kundërtën. “Kështu ishin menduar edhe ndeshjet e tjera, që kanë kaluar, por ne kemi pesë javë që nuk fitojmë, ndonëse kemi arritur barazime, por edhe humbje.

Ada, humbje në minutat e fundit në Mamurras

Velipojakët kanë humbur mundësinë të marrin barazimin e rradhës në ndeshjen e djeshme të luajtur në Mamurras të cilën e kanë humbur në shifrat 1-2. Loja e tyre ka qenë përgjithësisht e mirë pavarësisht mungesave të shumta që kanë patur këtë herë në rradhët e tyre.

Besëlidhja, sfida dyfishe me Besën: Vetëm fitore

Është padiskutim kyendeshja e javës së tetë mes Besëlidhjes dhe Besës, që do të luhet në Lezhë. Për vendasit është një sfidë dyfishe, pasi përveç se duhet të shfrytëzojnë faktorin fushë, në krahun tjetër kanë përballë një rival direkt për “luftën” për t’u ngjitur në Superligë, siç janë kavajasit. Duke mposhtur këtë kundërshtar, i bie që Besëlidhja të lërë poshtë vetes në renditje, një kundërshtarë më shumë dhe t’i afrohet gjithnjë e më shumë vendit të parë, e pse jo, të pretendojë ta marrë atë, duke shpresuar tek ndonjë surprizë e këndshme e Burrelit në Gjirokastër, ndaj Luftëtarit, që mban vendin e parë.

Ada merr zemër, kërkon fitore në Mamurras

Edhe pse ekipi i Adës ka plotë pesë mungesa për takimin e sotëm në Mamurras, duket se nuk lëviz nga synimi i saj maksimal për të kërkuar fitoren në këtë fushë të vështirë. Trajneri Samuel Nikaj i beson shumë grupit, që ka në dispozicion se mund të arrijë një gjë të tillë. “Vërtetë kemi mungesa, por në Mamurras do të zbresin në fushë si të barabartë dhe gjithçka fillon me 0-0.

Veleçiku mundet 1-0 në Peshkopi

Ka ardhur humbja e parë për skuadrën koplikase pas 5 javësh kampionat. Dje, Veleçiku është mundur në Peshkopi nga Korabi vendas me rezultatin 1-0. Goli i shënuar që në minutën e 7-të nga vendasit, nuk është barazuar për asnjë moment nga koplikasit që vazhdojnë të kenë probleme në sulmin e tyre.

Ada, vetëm barazim 0-0 me Kukësin

Për të tretën herë rresht skuadra e Adës nuk arrin të fitojë në fushën e saj në këtë kampionat, në po aq ndeshje të luajtura. Por nëse me Besën dhe me Gramshin, të paktën ajo ka arritur të shënojë, dje nuk e ka bërë këtë gjë sepse lojtarët e saj nuk kanë mundur ta gjejnë dot rrugën e rrjetës. Ndaj Kukësit ka qenë një ndeshje shumë interesante për vetë pozitat e të dy skuadrave në tabelën e renditjes.

Nikaj: Ada do ta mundë Kukësin

Ada është ndalur në Elbasan javën që shkoi megjithatë sipas drejtuesve dhe futbollistëve të saj, ata nuk e kanë merituar humbjen. Edhe goli i pësuar, sipas tyre ka qenë tërësisht pozicion jashtë loje megjithatë tashmë ajo është një histori e kaluar pavarësisht se nuk e dëshironin atë humbje, për të vazhduar serinë e rezultateve të pathyeshmërisë së tyre. por nga dita e nesërme, ata kanë mundësi të nisin një histori tjetër me ndeshje të tilla.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI